LIVE UPDATES
Politike

Petrit Vasili: I hoqi nga puna për partinë, shteti të paguajë 102 milionë euro

4 Prill 2019, 10:42 Nga DOSJA
Petrit Vasili: I hoqi nga puna për partinë, shteti të

TIRANË– Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se shteti shqiptar duhet të paguajë 102 milionë euro për puhsimet nga puna që ka bërë për arsye partiake. Në një deklaratë për shtyp, Vasili thekson se se 32 milionë euro të financuara nga Bashkimi Europian për administratën publike janë bërë ‘rrush e kumbulla’.

Deklarata për mediat, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë, jemi në komunikim së bashku, për të ndarë disa fakte tronditëse që janë provë e cila nuk ka nevojë për komente të gjata lidhur me një qeverisje të rrënuar, e cila sundon anë e mbanë vendin nën drejtimin e Edi Ramës. Pikërisht të dhënat e komisionerit për mbikëqyrjen e shërbimit civil japin këto të dhëna tronditëse dhe po hyj drejt e në zemër të problemit. Të nderuar qytetarë, vetëm për largime të padrejta, partiake, pa rregull, pa ligj, shteti shqiptar detyrohet të paguajë vetëm në 5 vite, 102 milionë euro. Këto para që janë as më shumë e as më pak se sa 3 spitale të reja, janë minimumi 20 shkolla të reja, janë minimumi disa dhjetëra mijëra qytetarë që mund të marrin barna për të cilat paguajnë lekun e fundit nga xhepi apo hyjnë borxh lart e poshtë apo të gjithë familjarët mblidhen me solidaritet për ti mbajtur gjallë. Ikin dhe shkojnë pikërisht për kapriçot e pushtetit dhe për të ndërtuar një administratë të korruptuar, të paaftë, ineficente dhe armike të qytetarit. Vetëm në vitin 2018, nga janari deri në dhjetor janë shpenzuar 13.8 milionë dollarë.

Pra afër 14 milionë dollarë kemi paguar në vitin që lamë pas vetëm për heqjet e vëniet e Rilindjes për të vënë militantët e saj në funksion të timonit dhe tepsisë së një kryeministri të çartur plotësisht, i cili nuk ka asgjë në mendje veçse rrëmbim pushteti dhe vendosje njerëzish të korruptuar. Këto shifra vit pas viti janë të tilla, njëra më e rëndë se tjetra. Duke filluar që nga revanshi i vitit 2014, ku janë paguar plotë 32 milionë dollarë vetëm e vetëm për heqjet masive të bëra në administratë gjithkund anë e mbanë vendit dhe pushtimin e administratës nga njerëz të paaftë. Besoj që ky është një moment shumë i rëndë dhe këtu do të doja të kisha patjetër edhe vëmendje, në mënyrë të veçantë të përfaqësuesve të Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët jo pak herë kanë duartrokitur në mënyrë të padrejtë, në mënyrë të pavërtetë gjoja ecurinë përpara të administratës publike dhe të zbatimit të ligjit të shërbimit civil.

I kujtoj shqiptarëve që Bashkimi Europian ka financuar plot 32 milionë euro për administratën publike dhe konsolidimin e saj. Pra 32 milionë euro nga taksapaguesit europian kanë ardhur në Shqipëri që Shqipëria të kishte një administratë efiçente, të pa korruptuar dhe profesionale, në mënyrë që qytetarëve në të gjitha nivelet ku ata marrin shërbime, që nga zyrat e shtetit, përfshirë këtu edhe elementët e tjera që përbëjnë jetën shoqërore të vendit, të shërbeheshin mirë, dhe jo vetëm në mënyrë profesionale, por edhe të pa korruptuar.

32 milionë euro të Bashkimit Europian, të më ndjekin qytetarët, po them që janë bërë thjesht dhe vetëm rrush e kumbulla. Janë rrëmbyer nga administrata e Edi Ramës nëpërmjet projekteve dhe programeve. Dhe çfarë kanë prodhuar në fund të ditës? Qytetarë fiksojeni mirë në mëndje, 102 milionë dollarë kanë ikur nga financat e shtetit, pra spitalet, shërbimet shëndetësore, barna, shkolla, zyra, mundësi punësimi, investime në infrastrukturë, para të bollshme për të dëmshpërblyer në mënyrë korrekte banorët e Unazës së Re. Me bollka do të kryheshin të gjitha këto. Pra kjo hajdutëri e madhe ka ndodhur vetëm e vetëm për të vendosur militantët e timonit dhe tepsisë.

Përfundimisht jemi përpara një situate të shkatërrimit të administratës. Kryeministri me të gjithë çmendurinë politike dhe shtetërore që e karakterizon, ka paguar mbi 100 e ca milionë euro të tjerra për të ngritur portal. Sepse kjo administratë e shkatërruar, e shpartalluar, partiake, militante deri në marrëzi, pasi qytetarët kanë nevojë për shërbime profesionale nuk kanë nevojë për militantizëm, u përpoq të zëvendësonte ligjet, rregullat e një shteti normal që do të afrohet me Europën, me portalet e tij. Pra i shkaktoi një dëm mbi 250 milionë euro shtetit, për të prodhuar në fund të ditës, çfarë prodhoi? Një administratë të korruptuar, ku denoncimet janë pafund, jo vetëm në mediat investigative, por në atë investigim të përditshëm që bën qytetari, i cili përballet me këtë maskarallëk shtetëror. Pra paguajnë financat e drobitura të xhepave të shqiptarëve, 102 milion euro vetëm për ndryshimet në administratë.

Tashmë të gjithë shqiptarët e dinë punësimin dhe nuk kanë asnjë shpresë që ligji funksionon. Që kur kanë parë përgjimet e Zërit të Amerikës që lista me 1500 kandidatë merreshin në bazë të teserave të partive. Profesionisti rri në shtëpi, i afti rri në shtëpi dhe e ka derën të mbyllur, paraqitja e teserës së partisë me numrin e votave në një krah, janë këto që përcaktojnë atë që do vejë në zyrën e shtetit, i cili pastaj do të vendosë gjobat e radhës për të rrëmbyer paratë dhe përfitimet e radhës sepse ky vend pune i është dhënë si dhuratë që ai të mbushë xhepin plotë. Kjo Shqipëri është Shqipëria që nuk o donim të shikonim kurrë. Kjo është nga arsyet pse Shqipëria nuk është më Shqipëria e shqiptarëve dhe shqiptarët duan të ikin nga ky vend. Por kjo është dhe arsyeja shumë e madhe se pse opozita shqiptar është e palëvizur për të vendosur drejtësi në këtë vend.

Sepse shqiptarët nuk kanë taksirat, shqiptarët e varfër, të drobitur, që mezi nxjerrin bukën e gojës, të cilët detyrohen të ikin në emigracion, për të cilin shumë djem e vajza shqiptar do të shkojnë të punojnë në bujqësinë e  vendeve fqinje për të marrë pak para për të mbajtur shpirtin gjallë, për të cilën roptohen kushedi sesa emigrantë të cilët çojnë remitanca pafund për ti mbështetur familjarët e tyre në Shqipëri të cilët nuk arrijnë dot të përballojnë mbijetesën sepse këta hajdutë do të marrin 102 milionë dollarë nga financat për të dëmshpërblyer dhe për të paguar 2-3 njerëz  në të njëjtin vend pune për shkak të lëvizjeve pafund që bëjnë derisa të gjejnë atë militantin më të mirë, atë krye hajdutin më të mirë që do tu shërbejë hajdutërisë së tyre kapilare shtetërore dhe atij korrupsioni të frikshëm. 102 milionë dollarë dhe 100 e kusur milionë euro portalet e tij dhe 32 milionë euro të vajtura dëm nga BE të hedhura poshtë.  Ta dëgjojnë dhe përfaqësuesit e BE në Tiranë, ta dëgjojnë me shumë vëmendje këtë mënxyrë që po i bëhet shërbimit publik. Të gjitha bashkë u shkojnë shqiptarëve afërsisht te 300 milionë euro dhe në fund fare prodhojnë një administratë  të paaftë, të korruptuar, armike të qytetarëve.  Koha për ti ndalur është sot dhe çdo qytetar duhet të marrë patjetër lapsin në dorë e të kuptojë që në mënyrë të përditshme nga buka dhe nga djersa e tij paguan këtë hajdutëri dhe këtë administratë që nuk i shërben po vetëm e shqetëson, e zemëron dhe e mërzit. Duhet të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të kthehet përfundimisht  në shtëpinë e shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 102 milione euro 32 milione auro edi rama petrit vasili 102 milione euro 32 milione auro edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll
Politike 4 Prill 2019, 09:28

TIRANË- Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi. ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje