Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Dekani i fakultetit të artit skenik, aktori Petrit Malaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur në një nga autobusët e Tiranës. Ai ka treguar se një fatorino, tallej me një të huaj që mund të ishte irakian ose sirian, i cili ishte shumë i lodhur. Malaj shprehet se i ka ardhur turp nga sjellja e 35-vjeçarit, madje ka reaguar ndaj këtij të fundit.
“Ju afrova e me zë të lartë i thashë: Turp…100 herë turp të të vijë!! Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë! Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!…. Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja…. Kisha nevojë për ajër….”, është shprehur ai.
Reagimi i plotë:
Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!
Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit. Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre. U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot. Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte…. Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër. Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!! Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…
Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…
Atëhere nuk durova dot. Ju afrova e me zë të lartë i thashë:
Turp…100 herë turp të të vijë!! Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë! Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!…. Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja…. Kisha nevojë për ajër…..
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Gjatës natës Policia Rrugore ka vijuar monitorimin me radar të segemtit Sauk-Teg. Policia njofton se për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetë...
Neni 134 Kodi Penal përcaktohet se: “ Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Dritan Memushi, pronar i një rrjeti kablloresh në disa q...
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Elbasan -Peqin, në fshatin Murras. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka rënë ...
Shqipëri- Ditën e sotme nuk do të ketë reshje në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se temperaturat mininale në vendet malore...
Blegtorët shqiptarë prej vitesh vuajnë mungesën e politikave të qarta mbështetëse. Në kufijtë e mbijetesës, një pjesë po shkon drejt mbylljes, ndërsa pjesa tjet...
TIRANË- Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisi, theksoi se në kryeqytetet evropiane këto matje janë në kohë reale. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, Qirjo u shp...
TIRANË- Unë vetë ka ca kohë që nuk e ndjek Rain me vëmendjen që e kam ndjekur vite më përpara. Por kur vjen muaji shkurt, që është muaji i Sanremo, unë ule...
TIRANË– Publikohet për herë të parë një stimulim 3D të rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga.Emisioni “Dossier” në RTSH tregon hap ...
TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. D...
TIRANË- Regjisori dhe producenti Mevlan Shanaj ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”. Ai është padyshim një nga emrat më të njohur të artit, me ...