LIVE UPDATES
Aktualitet

Mustafa Nano këshillon Alketa Vejsiun pas prezantimit në Sanremo: Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë

7 Shkurt 2020, 21:26 Nga DOSJA
Mustafa Nano këshillon Alketa Vejsiun pas prezantimit në Sanremo: Mos

TIRANË- Unë vetë ka ca kohë që nuk e ndjek Rain me vëmendjen që e kam ndjekur vite më përpara. Por kur vjen muaji shkurt, që është muaji i Sanremo, unë ulem në divanin e shtëpisë time dhe me telekomandë sinkrinizohem në valët e Rai Uno që është kanali që transmeton festivalin e Sanremos.

Përveç faktit që është një show i rëndësishëm, i bukur dhe interesant, unë vitet e fundit kam filluar të shijoj edhe një gjë tjetër që Sanremo në një mënyrë apo në një tjetër ka qenë edhe pak shqiptar. Këtë herë ishte gjithashtu pak shqiptar sepse në Sanremo ishte edhe Alketa Vejsiu. Ishte ftuar aty midis grave të tjera si prezantuese e këtij festivali në krah të prezantuesit kryesor, Amadeus.

Alketa Vejsiut iu dha një hapësirë e rëndësishme në natën e tretë të Sanremos. Ajo diti ta shfrytëzonte në mënyrë të shkëlqyer këtë hapësirë. Ajo diti të jetë Alketa Vejsiu që ne njohim, që do të thotë një vajzë e rrjedhshme në të folur, elokuente, që di të dominojë skenën, dhe një vajzë që është një garanci në vetvete për ritmin që duhet të ketë një shoë ku ajo merr pjesë.

Ajo u mirëprit edhe nga publiku italian pikërisht për këto arsye. Ajo në mendimin tim nuk bën pjesë te vajzat apo personat, që thotë gjëra që që mbeten në mendje, nuk është vajzë që thotë gjëra uau, por ka karakteristikat që unë përmenda që janë të rëndësishme për një showwomen apo për një showgirl. Tani unë dua t’ju kthej juve dy muaj më përpara, dua t’ju kthej më Shqipëri. Në muajin dhjetor, ku këtu në Tiranë u mbajt “Sanremo shqiptar”, Festivali i Këngës në RTSH, i cili u moderua nga Alketa Vejsiu.

U moderua në një mënyrë që ne e dimë tanimë, provoi një diskutim që zgjati për ditë të tëra, madje edhe për javë të tëra. Unë shpresoj që Alketa Vejsiu nëpërmjet pranisë së saj në Sanremo, të ketë bërë një vëzhgim, që unë jam i sigurt që ajo e ka bërë edhe herë të tjera sepse është një vazhgim që mund të bëhet lehtë.

Unë shpresoj që ajo të ketë vëzhguar me kujdes këtë herë që Festivali i Këngës në RTSH ashtu sikurse edhe Sanremo, nuk mund të jenë një “one men show”siç ishte fetsivali i dhjetorit, i moderuar dhe prezantuar nga Alketa Vejsiu. Festivali ynë i dhjetorit duhet të jetë ashtu si Sanremo, një ngjarje e rëndësishme kulturore për vendin, nëse duam t’i rrimë modelit besnik deri në fund sepse festivali ynë ka për model Sanremon.

Unë dua të them se në festivalin tonë duhet të ishin ftuar, ashtu siç u ftuan në Sanremo për pesë ditë me radhë, duhet të ishin ftuar njerëz të rëndësishëm të kulturës shqiptare, të artit shqiptar, njerëz që nëpërmjet aktivitetit të tyre, kanë qenë të zëshëm në arenën lokale, kombëtare dhe këta njerëz duhen sjellur.

Fjala vjen Alketa Vejsiu mund të kishte ftuar në festivalin e fundit që ajo drejtoi Igli Taren, mund të kishte ftuar Emonela Jahon, mund të kishte ftuar komikë të njohur të botës shqiptare, të cilët e meritojnë një skenë si ajo e “Sanremos shqiptare”. Por Alketa Vejsiu nuk e bëri këtë gjë, ajo përkundrazi bëri një festival ku gjithçka e kishte emrin “Alketa Vejsiu”.

Alketa Vejsiu bëri prezantuesen, Alketa Vejsiu bëri këngëtaren, bëri balerinën, madje bëri edhe monologje të natyrës intelektuale. Për mua kjo ishte e pafalshme. Kjo është kritika që unë i bëj Alketa Vejsiut. Dhe me këtë krritikë unë nuk i heq asgjë aftësisë dhe zotësisë, më saktë zonjësisë së Alketa Vejsiut, ajo mbetet një prezantuese e shkëlqyer e Shqipërisë.

Dhe unë mendoj se me t’u kthyer nga Sanremo, sido që ajo dha shenja që po jetonte atë ngjarje, po sillej sikur kishte kapur qiejtë dhe me të drejtë ishte ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e vet, unë dua që ajo me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar.

Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar dhe kjo nuk është pak e dashur Alketa. Ky ishte monolgu im për sonte që ia dedikova Alketa Vejsiut dhe e shoqërova me një kritikë të vogël, që unë shpresoj që ajo ta marrë me dashamirësi.

*(Monologu në emisionin “Provokacia”)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alketa vejsiu ne sanremo alketa vjesiu mustafa nano alketa vejsiu ne sanremo alketa vjesiu mustafa nano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet