LIVE UPDATES
Aktualitet

Fajin e ka sistemi. Lindin fëmijët por nuk regjistrohen

7 Shkurt 2020, 20:50 Nga DOSJA
Fajin e ka sistemi. Lindin fëmijët por nuk regjistrohen

TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. Dy raste janë evidentuar në qytetin e Tiranës dhe në Patos. Aleksandër Allkanjari tregon se bashkëshortja e tij ka lindur djalin e tyre në datën 10 Janar 2020. Ai i përket njësisë administrative Nr. 4 dhe pasi ka dalë nga spitali ka shkuar ta regjistrojë, por atje i thanë se nuk punon sistemi. Ndërkohë gruas së tij i duhet të dalë jashtë shtetit së bashku me fëmijën, por duhet që më parë ta pajisë më pasaportë. Njëkohësisht mosregjistrimi i privon edhe nga marrja e bonusit të bebeve.

Aleksandër Allkanjari: Ka lindur nusja fëmijën tek materniteti “Koço Gliozheni”, që në datën 10 Janar të 2020. Kërkonim të regjistronim fëmijën në maternitet dhe na thanë janë pezulluar nëpër maternitetet në Tiranë, aplikimi i fëmijëve për regjistrim. Na thanë do shkoni tek Njësia Bashkiake Numër 4. U bë 3 javë rresht që shkojmë tek njësia kemi probleme me sistemin thonë. Nuk dimë çfarë të bëjmë tani, fëmija është i paregjistruar, na duhen tani edhe ne dokumentet. Na duhet pasaportë për fëmijët, se nusja duhet të lëvizë jashtë vendit, punët tona, plus bonusi që është në këtë mes.

Tefta Caka nga Patosi ka të njëjtin problem. Djali i saj është bërë baba në datën 27 Nëntor 2019 dhe jeton në Milano, por i ka lënë prokurë zonjës, për ta regjistruar vajzën në Patos. Por zonjës Caka i kanë thënë se adresa e djalit figuron në Ruzhdie dhe jo Patos. Punonjësit janë përpjekur të lidhen me Drejtorinë, por nuk kanë mundur pasi sistemi nuk punon. Ky proces mesa duket po krijon vështirësi për qytetarët sepse edhe në Durrës, Asllan Alibejsi nga Romanati nuk po regjistron dot nipin e tij, të lindur në 31 Dhjetor 2019. Ndërkohë nipi i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe duhet të vizitohet, por i kërkojnë certifikatën e lindjes.

Asllan Alibejsi: Tani ata të qendrës shëndetësore që kemi në fshat në Romanat, më kërkojnë certifikatë lindje sepse duhet ta ndjekim me vaksina, se u bë një muaj fëmija. Siç ka dalë nga spitali e kemi mbajtur në shtëpi se ku ta çojmë, nuk njihet. E dyta, certifikatën e lindjes ma kërkojnë tek puna e nuses së djalit, që t’i njihet leja.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile thotë se pas 30 vjetësh po futet sistemi i adresave në Shqipëri, i cili bën bashkë dy struktura, Gjendjen Civile dhe Urbanistikën e Bashkisë.

Gazetarja: Ku qëndron problemi? Pse nuk mundet ta regjistrojë djalin?

Punonjësja: Në sistemin e Gjendjes Civile ka hyrë sistemi i ri i adresave dhe që nga data 7 ka disa probleme, që dita-ditës po presim që t’i rregullojnë.

Gazetarja: Nuk ju kanë thënë gjë, kur do rregullohet?

Punonjësja: Jo! Po presim domethënë, adresa e rrugëve, e fshatrave, që t’i sistemojnë edhe t’i regjistrojmë. Ka që i kanë në Itali, presim që t’iu çojmë ne certifikatat, që të bëjnë regjistrimin për pasaporta, për dokumente identifikimi, por është një procedurë që mund të jetë me ditë, jo po edhe sot. Jo më larg se sot, na erdhi një mesazh tek grupi që komunikojmë me këta të drejtorisë, që jemi duke punuar. Fëmijët që lindin në maternitet nuk regjistrohen në zyrën e Gjendjes Civile, i regjistron materniteti direkt.

Gazetarja: I njëjti sistem është?

Punonjësja: Po i njëjti, të njëjtin kemi. Të njëjtin problem ka ajo atje, të njëjtin problem kemi dhe ne.

Gazetarja u drejtua tek sistemi i maternitetit të Durrësit, sistemi i të cilit atë ditë punonte dhe falë emisionit “Stop”, u bë i mundur regjistrimi i Ronaldos së vogël.

R.G/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncim femije te paregjistruar problem sistemi denoncim femije te paregjistruar problem sistemi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet