LIVE UPDATES
Insights

Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

27 Shkurt 2019, 09:05 Nga DOSJA
Pesë mite të Rilindjes për djegien e mandateve

Ashtu si në periudhën e protestës studentore, shumicës parlamentare edhe këtë radhë i ka vdekur arma e saj më e fortë, propaganda. Të përkundur nga siguria e liderit gallataxhi, se “Luli po bën bllof » dhe se « doktoresha nuk jep konsensus për djegjen e mandateve”, socialistët janë kapur të papërgatitur nga akti i opozitës. Prandaj me nxitim dhe nën efektin e ankthit, ata kanë përpunuar një sërë tezash kundër largimit përfundimtar nga parlamenti, që vështirë se bindin dhe dikë me logjikë nën mesatare. Le ti marrim me radhë ato…

Opozita e bën se i trembet reformës në drejtësi. Pra sipas këtij arsyetimi, lihet të kuptohet se Berisha dhe Basha po i vënë flakën Shqipërisë për arsyen e thjeshtë se tani pritet të fillojë punë BKH dhe SPAK. Edhe sikur t’a bënin këtë nuk do t’a kishin aspak gabim, me një reformë në drejtësi që nuk prodhoi asgjë më shumë se Arta Marku dhe Donika Prela. Por, gjithësesi është absurde të mendosh se ata deputetë që votuan për t’a shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu, pas kërkesës së organit të akuzës për ti hequr mandatin, sot të akuzojnë ish të singjashmit e tyre se po i dorzojnë mandatet për të mos përfunduar në pranga. Ata kanë treguar me shembullin e tyre se kujt i djeg miza, mbrohet pas mandatit.

Opozita e bën se do të pengojë hapjen e negociatave. Kjo këngë e vjetër për të cilën është akuzuar historikisht çdo pakicë në këtë vend tingëllon groteske në gojën e atyre që e thonë. Sepse gjashtë muaj më parë qenë të njëjtit që festuan hapjen e negociatave, madje u mburrën se kishin tashmë edhe një datë. Rama bërtiti fitore, dekoroi edhe ambasadorët që kishin kontribuar për këtë sukses dhe i etiketoi kazan të gjithë ata që treguan të vërtetën, se jo vetëm asgjë nuk kishte mbaruar, por Tirana kishte rrezikuar në pranverë të lihej edhe pas Maqedonisë. Sot, që kjo gjë mund të ndodhe realisht, ata anatemojnë opozitën se po i pengon të arrijnë diçka që e kishin shpallur si sukses të përfunduar.

Opozita e bën se do pushtet në tryezë. Në fakt PD dhe LSI po dëshmojnë se po lënë pushtet. Socialistët vetë e kanë stigmatizuar shpesh Bashën se po përdor autoritetin e të qenit lideri i pakicës, për të shumfishuar bizneset e tij familjare, për ti vënë gjoba oligarkëve, për të bërë allishverishe si marëveshja e 18 majit, nga e cila doli duke mbajtur disa drejtori të majme në xhep.

Madje me sakrazmën e tij Rama ka shkuar deri aty sa shpesh ka lënë të kuptohet se mes tij dhe shefit të pakicës ka një pakt dhe se ata, të dy së bashku, luajnë një lojë rregullat e së cilës publiku nuk i njeh. Duke djegur mandatet, duke goditur me molotov parlamentin dhe çekiç kërpudhën e pushtetit, pra duke u radikalizuar, Basha po tregon se ka hequr dorë edhe nga pushteti për të bërë pakte okulte. Ai po dorëzon, nuk po mer. Natyrisht pa dashur pushtet në tavolinë, por dhe pa pranuar zgjedhje që i vendosin Avdylajt apo që prodhojnë çamë në Dibër.    

Opozita e bën se do të pengojë investimet e huaja. Këtë gomarllëk me brirë që e përforcoi edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë edhe një amerikan që flet shqip, nuk e beson dot askush. Sepse në pesë vite Rilindja jo vetëm që as ka imagjinuar të sjellë ndonjë investim të kategorisë së TAP apo Devolli, por asaj iu kthye mbarpsht edhe Lasgushi i vëllait Erdogan. Pasi investitirët seriozë nuk shkelin këtu prej kohësh, jo se nuk ka stabilitet politik, po sepse nuk ka liri ekonomike. Me tenderat e letrave fallco dhe me milionat që Edi Rama shpërndan pa garë për oligarkët në këtë vend nuk mund të shkelë asnjë investitor i denjë për këtë emër.

Opozita e bën se e ka dhunën në AND-në e saj. Ndonëse në imagjinatën kolektive është ngulitur jo pa të drejtë konstatimi se e djathta berishiste është më brutale sesa e majta, që ende vuan kompleksin e së shkuarës komuniste dhe për këtë ruan një qasje më tolerante, sot ekuacioni ka ndryshuar. Sot dhunën përpara se t’a ushtrojë shteti policor, shiku i Gazidedes, gardistët e Ndrea Prendit, e përdor pushteti i parasë. Pikërisht ai që prish shtëpitë e banorëve të unazës, që nxjerr ligje speciale për shembjen e teatrit, që rrëmben tokat e bregdetit në Jug, për të përfituar më shumë oligarkët. Sot dhuna ushtrohet nga lidhjet kriminale të qeverisë që tregohet e butë me Balilët, Avdylajt, Shullazët dhe e pamëshirshme me ata që s’kanë të paguajnë faturën e energjisë.

Prandaj radikalizmi i djegjes së mandateve, ndonjë xham i thyer apo ndonjë gur mbi policinë janë përgjigje aspak propocionale. Ato janë vetëm reagime simbolike ndaj dhunës reale.

Mjafton t’i dëgjosh tezat e mësipërme për të kuptuar se shumica parlamentare, e kapur gafil, nuk po gjen dot argumenta bindës për të fituar debatin publik. E mëkuar për një kohë të gjatë me propagandën shabllone se ka përballë një djalë që fle gjumë dhe një grua që nuk i dorëzon mandatet e fituara me gjak, ajo sot ka mbetur pa tekts. Radikalizimi i Bashës dhe Kryemadhit ai vlejti edhe për këtë. I’a vlejti edhe për të na treguar një kryeministër të friksuar që deklaron: nuk dal më në debate televizive përballë tyre. Ai qe i dobishën për të nxjerrë në pah, se “kjo bandë që vjedh zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë dhe rrjep Shqipërinë për rrëmbyer zgjedhjet”, tashmë e ka humbur edhe atunë e saj kryesore: të prodhojë alibi për të mbrojtur vetveten.

Marrë nga Lapsi.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione andi bushati djegia e mandateve te opozites kriza politike mitet e rilindjes andi bushati djegia e mandateve te opozites kriza politike mitet e rilindjes

Sondazh

Poll
Insights 27 Shkurt 2019, 06:40

KLP-ja e re me huqe të vjetra

Nje nga arsyet pse nderkombetaret ndermoren iniciativen per ndryshimet ligjore qe tashme njihen si “Reforma ne Drejtesi” ishte edhe mungesa e transparences. Ne ...

Insights 26 Shkurt 2019, 12:01

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetër...

Insights 26 Shkurt 2019, 10:51

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

Insights 25 Shkurt 2019, 11:39

Lajmet që japin shpresë

Degradimi i sotëm politik nuk përbën lajm sepse është sëmundje e vjetër kronike e politikës në vënd. Edhe që emri PD del shpesh në pah sërisht nuk përbën lajm. ...

Insights 24 Shkurt 2019, 21:09

Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por...

Insights 25 Shkurt 2019, 06:33

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh fryte...

Insights 24 Shkurt 2019, 13:53

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një pun...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet