LIVE UPDATES
Insights

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

26 Shkurt 2019, 10:51 Nga DOSJA
Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të keq, të cilin la të kuptojë se e dinte, por nuk e thoshte dot.

Të nesërmen thashethemet u përqendruan në pyetjen drejtuar Berishës nga Taulant Balla, nëse ish-Kryeministri mund ta kalonte dot oqeanin apo jo.

Kështu u shpërhap thashethemi se Sali Berishës i ishte refuzuar viza amerikane, që politikisht u interpretua se amerikanët i kishin hequr vizë Sali Berishës. Ndërkaq, ish- Kryeministri e refuzoi që të kishte kërkuar të shkonte në SHBA.

Për të hedhur dritë mbi të vërtetën, “Balkanweb” iu drejtua Departamentit të Shtetit. Prej andej erdhi përgjigjja se duhet të shikonin në një link, ku gjendeshin emrat e njerëzve, të cilëve SHBA u kishte mohuar vizën për arsye korrupsioni.

Kur u pa se aty nuk figuronte Sali Berisha, u tha se kishim të bënim me një nga manipulimet e shumta të Edi Ramës. Mirëpo, nuk vonoi dhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë nxitoi të lëshonte një prononcim për “Panoramën” (ku gazetarët ose nuk kishin të drejtë pyetjeje, ose kishin frikë të bënin pyetje), në të cilën deklaroi se: “Ambasada e SHBA-ve vazhdon të ushtrojë autoritetin e vetë të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza…”, që “ambasada e SHBA-ve u ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre” sepse “i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”.

Duhet të jesh shumë naiv për të mos dyshuar se kjo deklaratë ishte një pohim indirekt, se në frazën e thënë nga Rama kishte diçka të vërtetë dhe, jo vetëm, por se ambasada po hiqte dorë nga diskrecioni për t’i dhënë një dorë Kryeministrit në luftën e tij politike.

Edhe në qoftë shumë largvajtës ky dyshim për t’u marrë në analizë, gjykoj se kjo deklaratë, gjithsesi, nuk duhet të kalonte pa u komentuar, pasi ngrinte shumë pikëpyetje serioze mbi rolin e ambasadës amerikane në Shqipëri.

Pikëpyetja e parë është se me çfarë tagri e merr këtë “autoritet të gjerë” ambasada, që i dhënka të drejtë vetes të luajë këtë rol paraprokurori në Shqipëri? Mesa di unë, këtë “autoritet të gjerë” nuk ia jep ligji shqiptar, aq më pak ai amerikan. Këtu bëhet fjalë për një lloj autoriteti historiko-moralo-gjeopolitik – nëse mund t’i vëmë disa mbiemra – që meriton të debatohet për sa i përket origjinës së tij, por që gjithsesi është një autoritet nga ata që fitohen nëpërmjet respektit; d.m.th. që të bën “të jesh” autoritet (to be authority), siç do të thoshte psiko-sociologu dhe humanisti i njohur amerikan, Eric From, dhe jo “të kesh “autoritet (To have authority) sepse je më i fortë, sepse ke më shumë fuqi, sepse mund të japësh e të heqësh viza etj..

E pra, ky veprim i ambasadës është nga ata që nuk të bën të fitosh respekt, përkundrazi, ta humbasësh respektin, pasi shkel disa parime të shtetit të së drejtës, për të cila-tët SHBA merren vazhdimisht si shembull pozitiv. Sepse pyetja e parë që i lind çdokujt, i cili mendon me kokën e tij dhe jo me kokën e profetëve të rremë, që shpërhapin në opinion idenë se do të na shpëtojë Amerika nga kriminelët, është se cili qenka ky organizëm që paska ngritur ambasada që provuaka se “x” person ka bërë korrupsion, prandaj nuk e meriton vizën, kurse “y” person jo? Kam dëgjuar shumë shqiptarë të ankohen për arbitraritetin, me të cilin Konsullata vendos se cilit ia jep vizën e cilit jo – shoqëruar me ankesën se, të paktën duhet të përcaktojnë disa kritere që njerëzit të mos harxhojnë më kot kohën e tyre, si dhe shumën e majme prej rreth 200 dollarësh sa herë aplikojnë. Por që Konsullata punuaka për të ndërtuar lista të kandidatëve për burg në Shqipëri, të cilëve u mohon vizën, kjo e tejkalon imagjinatën sepse është kundër dy parimeve bazë të së drejtës: ai i prezumimit të pafajësisë derisa të dënon një gjykatë dhe ai i barazisë përpara ligjit. Pas deklaratës së ambasadës po qarkullojnë lloj-lloj emrash të njerëzve të prezumuar, të fajshëm nga ambasada amerikane për korrupsion nisur nga përfolja e tyre, ku secili fut armiqtë e vetë. Por bashkë me këtë listë qarkullon edhe një listë tjetër emrash, po aq të përfolur, që lëvizin lirisht në SHBA, madje disa prej tyre ishin në SHBA ditët që doli deklarata e ambasadës. Për të mos folur për faktin se kemi Kryeministrin, dora vetë, që ka shkelur ligjin amerikan me ato 80,000 dollarët e famshëm që ka paguar për të bërë një foto me Obamën dhe ambasada nuk ka pipëtirë.

Atëherë, si ta shpjegojmë këtë qëndrim të ambasadës në shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të barazisë përpara ligjit (pavarësisht se cilët janë personat në atë listë, që edhe mund ta meritojnë hetimin në Shqipëri)? Gjykoj se kemi të bëjmë me një abuzim me “autoritetin e gjerë” që u kanë dhënë shqiptarët SHBA-ve, nëpërmjet asaj shpresës se do të na shpëtojë Amerika, nëpërmjet atij servilizmit tradicional ndaj vëllait të madh (dikur sovjetik, pastaj kinez) kombinuar me bizantinizmin e politikanëve shqiptarë që, duke mos qenë të aftë të fitojnë legjitimitet brenda vendit, kërkojnë ta fitojnë këtë duke u shërbyer interesave amerikane. (Meqë ra fjala, po kujtoj se pikërisht këtë “autoritet” kërkoi të shfrytëzojë edhe ish-ambasadori Arvizu kur deshi të na sillte në Shqipëri armët kimike nga Siria).

Ky abuzim me autoritetin po shfaqet në formën e një angazhimi të tepruar të ambasadës në lojën e brendshme politike. Ç’është më e keqja, ai po i shtyn gjërat në një drejtim të gabuar sepse ndërhyrje si ato që përmenda, duke qenë kundër principeve bazë të shtetit të së drejtës, janë një shembull negativ që u jepet shqiptarëve nga një shtet demokratik. Në këtë radhë, sipas gjykimit tim, janë edhe ndërhyrjet e fundit ndaj protestave apo ndaj veprimit të opozitës për heqjen e mandateve. Edhe ato, dashje pa dashje, po ndihmojnë instalimin e një regjimi autoritar dhe arbitrar në Shqipëri. Pse mendoj kështu? Jo se nuk kam rezervat e mia për heqjen e mandateve apo edhe për përdorimin e dhunës nëpër protesta, por sepse në ndërhyrjet e ambasadës kundër dhunës apo kundër heqjes së mandateve, gjej disa mungesa që flasin shumë. Në to mungon kujtesa historike e këtyre 28 vjetëve, që ne shqiptarëve na tregon se aktori kryesor i së keqes në këtë vend kanë qenë gjithherë maxhorancat që kanë e trajtuar opozitën jo si kundërshtar politik, por si armik që duhet eliminuar, gjë që Edi Rama e ka shtrirë edhe kundrejt cilitdo institucioni apo individi, që kundërshton politikat e tij. (Së fundi e bëri edhe kundrejt “Zërit të Amerikës”). Bashkë me këtë mungesë kujtese, së cilës i duhet shtuar edhe mungesa e kujtesës se, në vite ambasada është gjetur shpesh duke mbështetur palën e gabuar dhe s’ka pranuar më pas asnjë përgjegjësi, në ndërhyrjet e fundit nuk gjen gjithashtu aspak vullnetin për të kuptuar se ky përshkallëzim i protestave dhe i dhunës buron nga frustrimi i popullsisë dhe opozitës nga efekti i një dhune shumë më të egër: dhuna strukturore në rritje, që shfaqet te vendimmarrjet gjithnjë e më arbitrare, të paligjshme dhe korruptive të qeverisë Rama. Në këto ndërhyrje nuk gjen asnjë fije ndjeshmërie për faktin se nuk ka më asnjë institucion shqiptar që t’i frenojë këto vendimmarrje nëpërmjet mekanizmave të check and balance, sepse janë të kapur nga qeveria. Në këto ndërhyrje nuk gjen aspak as dyshimin e vetëpërmbajtjen që duhet të ngjallin këto lloj vendimmarrjesh (boll të kujtoj skandalin e “Astirit”, që prek direkt edhe SHBA-në, si shtetin të cilit i janë falsifikuar dokumentet për të kryer një megakorrupsion), përkundrazi, ambasada shfaqet qartazi si një aleate e kësaj qeverie dhe jo si një arbitër midis palëve. Dhe këtu vlen të përmendet se palët nuk janë vetëm maxhoranca dhe opozita, por edhe një popull i tërë, të cilin gjatë qeverisjes së kësaj maxhorance e ka kapluar dëshpërimi, duke e çuar në 60 % shifrën e atyre që duan të braktisin vendin.

E pra, nëse këto ndërhyrje të ambasadës mund të shpjegohen me funksionet që kanë ambasadat kudo në botë: – kurimi pranë qeverive përkatëse i interesave amerikane, – atëherë punonjësit e saj duhet të kenë ndershmërinë e njohjes së këtij konflikti interesi, që duhet t’i bëjë të përmbahen në zellin e tyre për të qenë njëherësh edhe lojtarë së bashku me qeverinë në konfliktin politik shqiptar, edhe arbitër i këtij konflikti. Përndryshe, gjykoj se shqiptarët që ende ushqejnë shpresën e rreme se do t’i shpëtojnë të huajt, duhet t’i trajtojnë sa më shpejt edhe burokratët e SHBA-ve ashtu si euroburokratët e Brukselit, (për të cilët kam shkruar në shkrimin paraardhës), si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione fatos lubonja opinione opozita qëndrimi i ndërkombëtarëve zgjidhja e krizes politike fatos lubonja opinione opozita qëndrimi i ndërkombëtarëve zgjidhja e krizes politike

Sondazh

Poll
Insights 25 Shkurt 2019, 11:39

Lajmet që japin shpresë

Degradimi i sotëm politik nuk përbën lajm sepse është sëmundje e vjetër kronike e politikës në vënd. Edhe që emri PD del shpesh në pah sërisht nuk përbën lajm. ...

Insights 24 Shkurt 2019, 21:09

Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por...

Insights 25 Shkurt 2019, 06:33

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh fryte...

Insights 24 Shkurt 2019, 13:53

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një pun...

Insights 20 Shkurt 2019, 13:06

We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës