Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
FIER– Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Elton Duraj, 36 vjeç i cili akuzohet se kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.
Arrestimi i tij u bë gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike. Ai u kap në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste, me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI:
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.Sekuestrohen fara kanabisi dhe lëndë narkotike cannabis sativa.Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike, i cili kishte përshtatur lokalin për përdorim droge.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KORÇË- 41-vjeçari Edmond Jonuzi, i dënuar me 12 vite heqje lirie, ndërroi jetë ditën e djeshme në burgun e Drenovës. (Shiko këtu) Insitutucio...
KAVAJË-Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje shtetasin L.V, 65 vjeç. Aksidenti ndodhi rret...
ITALI– Një 61-vjeçar shqiptar ka befasuar policinë italiane pasi është kapur me 20 kilogramë drogë të fshehur në kroskotin e makinës dhe me 50 mijë euro ...
TIRANË– Zjarrëfikësit janë duke u përpjekur që të shuajnë zjarrin që nisi dy ditë më parë, në magazinën në qendrën tregtare Casa Italia në Tiranë. Ende pas...
TIRANË– Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 56-vjeçare fizikantit dhe profesorit të talentuar Artan Boriçi, anëtar i Akademisë së Shken...
DURRËS– Policia e Shtetit ka prangosur 3 persona, të cilëve iu është gjendur 1.3 kilogramë kokainë të fshehura në kroskotin e makinës. Në operacionin e kod...
TIRANË– 8 persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.Blutë bëjnë me dije se është arrestuar një ...
TIRANË– Kandidati i pavarur për deputet, Elton Debreshi ka reaguar në lidhje me plagosjen e minatorit Edi Beka. Në një postim të bërë në Facebook, ai...
TIRANË– Familjarët e Arjan Salës, shefit të sigurisë së qendrës tregatre “Casa Italia”, i cili u pa për herë të fundit duke u futur në magazinë për të shua...