LIVE UPDATES
Politike

Përplasjet për Kushtetuesen/ Braçe: Meta zgjodhi gruan e sekretarit të PD, po të zgjidhnim ne gruan e Ballës, na digjnin m

5 Mars 2020, 09:39 Nga DOSJA
Përplasjet për Kushtetuesen/ Braçe: Meta zgjodhi gruan e

Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe, në studion e Ilva Now foli me tone të larta dhe të ashpra në drejtim të presidentit të republikës Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur rëndë ligjin dhe ka komprometuar reformën në drejtësi teksa ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, e cila përveçse nuk ishte tek tri emrat e parë të propozuar nga KED, është gjithashtu partnerja e sekretarit të PD, çka tregon sipas tij se është e varur politikisht.

“Nuk i kemi hequr asnjë kompetencë presidentit. Ai ka për detyrim që të caktojë gjyqtarët jo nga kuvendi, por nga lista e KED, institucioni që ka dalë na reforma në drejtësi, ku duhet të zgjedhë nga tre të parët në listë. Ai ka shkuar tej, tek i katërti dhe ka shkelur ligjin rëndë dhe ka komprometuar rëndë reformën në drejtësi. Dhe meqë asnjë s’e merr guximin ta thotë, po e them unë.

“Ka emëruar, duke komprometuar rëndë reformën në drejtësi një gjyqtare që është e varur politikisht në mënyrën më të qartë të mundshme me PD dhe me një nga sekretarët e PD. Imagjinoni sikur ne të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës në Gjykatën Kushtetuese. E ka në shtëpi dhe është sekretar i PD. Imagjinoni sikur PS të kishim zgjedhur gruan e Taulant Ballës, do na kishin djegur me benzinë siç u nisën të na digjnin me benzinë dhe askush s’e thotë me zë të lartë”, tha Braçe.

Zv/kryeministri i quajti sulm i drejtpërdrejtë ndaj reformës në drejtësi të gjitha akuzat e lëshuara ndaj mazhorancës për kapje të institucioneve të drejtësisë, siç është edhe Gjykata e Lartë.

I pyetur lidhur me projektin më të fundit të qeverisë të lançuar nga kryeministri, atë për amnistinë fiskale, z. Braçe e cilësoi një nismë të dobishme që do t’i shërbejë në radhë të parë emigrantëve që kanë punuar në të zezë, por edhe fermerëve të cilët për shkak të tavanit të vendosur nga qeveria nuk i kanë deklaruar plotësisht të ardhurat.

Edhe pse pranoi se bëhet fjalë për evazion fiskal, zoti Braçe e justifikoi faljen e tyre me faktin se këto para duhet të investohen duke i shërbyer ekonomisë së vendit,

“Amnistia fiskale bëhet për disa kategori, ku më kryesorët janë emigrantët, që kanë punuar në gjysmë punë formale e më tutje në të zezë e lekët i mbajnë në shtëpi atje ku janë. Për shkak të disa masave fiskale të ndërmarra nga qeveria një pjesë e parave të atyre që merren me punë janë nëpër shtëpi. Çfarë duhet të bëjmë me to, ti lëmë në shtëpi?  Nuk ka fermer sot në Divjakë që nuk i bën 50 mln lekët në vit. ne kemi një tavan që deri në 50 mln lekë nuk paguan taksa. Çfarë do bëjmë, do ua lëmë paratë në shtëpi? Kjo pjesa e mirë është më masivja, ata që merren me punë bujqësie janë më shumë se ata që mendoni ju.

Të gjithë këta që kanë grumbulluar lekë, edhe me evazion fiskal, do t’ua lëmë paratë në shtëpi? Jo. Këto para duhet të riinvestohen se i shkojnë Shqipërisë”, – tha z.Braçe.

I pyetur nëse të njëjtin ton të lartë zëri përdorte edhe me kryeministrin, z. Braçe tha se ai ishte i njëjti kur fliste me këdo, edhe pse pranoi se gjatë vitit që kishte qenë në këtë detyrë të rëndësishme kishte ndryshuar.

“Unë nuk bëj me gjasme. S’kam një ton për ty, një për socialistët, një në Divjakë. Unë kështu jam, kështu flas, është pjesë e pasionit me të cilin marr punën. Kam ndryshuar shumë dhe jam kultivuar, po”, – tha z. Braçe.

Marrë nga Euronews.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace gjykata kushtetuese erion brace gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj