LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasje mes BANDAVE apo hakmarrje?! Zbulohet e shkuara kriminale e vëllait të Shkëlzen Kastratit, plumbat në 2016 i mori

1 Shkurt 2021, 10:46 Nga DOSJA
Përplasje mes BANDAVE apo hakmarrje?! Zbulohet e shkuara kriminale e

FIER- Dy janë pistat paraprake ku po heton policia për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. E para është ajo e hakmarrjes për ngjarje të vjetra që Kastrati mund të ketë qenë i përfshirë në qytetin e Kukësit, nga ku 40-vjeçari ka origjinën, dhe e dyta një përplasje mes grupeve rivale kriminale, pasi i vëllai i tij, Klement Kastrati, në vitin 2016 i ka shpëtuar për mrekulli një atentati që iu bë sërish në qendër të Fierit. Por i vëllai nuk kishte kaq shumë fat. Në ngjarjen e 8 janarit 2016, plumbat i mori miku i Klementit, Denis Kasaj, i cili ngeli i vrarë në vend. Klement Kastrati, sipas burimeve të Dosja.al ka qenë i arrestuar nga policia për gjobëvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.

Ai ishte hetuar edhe për një plagosje në Fier, dhe mesa duket ngjarja e sotme është vijimësi e historive të mëparshme mes dy familjeve, Kastrati dhe Binjaku.

NGJARJA E 8 JANARIT 2016

Atentati ndodhi më 8 janar 2016, në periferi të Fierit dhe u raportua si njëvazhdimësi e konflikteve të vjetra mes familjes Kastrati dhe Binjaku. Pavarësisht se deri tanimë ngjarjet që dyshohet të jenë kryer nga të dyja palët kanë mbetur pa autor, hakmarrja nga njëra anë dhe frika nga një hakmarrje e mundshme nga ana e familjes tjetër dyshohet se ka çuar në atentatin e mirorganizuar të 8 janarit, ku autorët kishin përfshirë si bashkëpunëtor edhe një oficer të SHISH-it. Asokohe, u raportua se organizatori i vrasjes, Ermal Binjaku, i druhej një atentati të mundshëm ndaj tij. Frika vinte nga Klement Kastrati, për shkak të konflikteve të mëparshme.

Për këtë arsye, ai u dyshua se në bashkëpunim me Ylli Nazërajn, Ilir Memushajn dhe oficerin e SHISH-it, Florian Bushi, ka përgatitur atentatin e ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, jo shumë larg qytetit të Fierit, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën rëndë Klemend Kastrati e Elton Margariti.

SAGA E HAKMARRJEVE MES DY FISEVE

Prokuroria e Fierit zbardhi asokohe ngjarjen duke dokumentuar edhe personat e përfshirë dhe rolin e secilit. Oficeri i SHISH-it, Florian Bushi, siguronte informacion për lëvizjet e Klemend Kastratit që dyshohet se ishte objektiv i atentatit, por i shpëtoi vdekjes, pasi makinën e tij e drejtonte Denis Kasaj, i cili mbeti i vdekur në vend, si pasojë e breshërisë së plumbave që atentatorët qëlluan drejt tij.

Bushi ia kalonte këto informacione Ilir Memushajt nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, Ylli Nazëraj ka ndihmuar në marrjen me qira të makinës duke përdorur një tjetër person që nuk ka pasur dijeni për atentatin që do të kryhej. Nazëraj ia ka dhënë më pas makinën Memushajt dhe dyshohet që të ketë drejtuar mjetin me të cilin janë larguar nga fshati Vajkan, ku braktisën dhe dogjën makinën që përdorën gjatë atentatit.

Nga të dhënat, dyshohet se shkaqet e konfliktit mes fiseve Binjaku dhe Kastrati janë ende të padokumentuara nga organet hetimore, por dyshohet se kanë të bëjnë me ngjarje të vjetra.

Ngjarja e parë ka ndodhur në vitin 1994, kur mësohet se është vrarë një kushëri i Klemend Kastratit. Pavarësisht se atëherë u dyshua që vrasja të ishte kryer prej vëllait të Ermal Binjakut, nuk u arrit të provohet asnjëherë dhe ngjarja mbeti pa autor.

Po ashtu, në vitin 2000, një tjetër i afërm i Kastratit është vrarë në Fier, ku i dyshuar mësohet të ketë qenë Ermal Binjaku. Edhe kjo ngjarje ka mbetur pa autor. Por, për shkak të moszbardhjes së këtyre ngjarjeve, dyshohet se gjithçka ka çuar në vetëgjyqësi, ku njëra palë që ishte dëmtuar dy herë mendohet se kërkonte hakmarrje.

Ndërsa pala tjetër është përpjekur të eliminojë ata që kishte dëmtuar, me synimin që të mos mbetej askush që të kryente hakmarrjen.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hasmeria kastrati-binjaku klement kastrati vritet shkelzen kastrati hasmeria kastrati-binjaku klement kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve