Aksident me shtatë të plagosur në Rrugën e Kombit, dy makina bëhen "copash", tre persona tek “Trauma”
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Makinat bëhen "copash" në Rrugën e Kombit, 7 të plagosur, 3 prej tyre drejt Spitalit të Traumës (VIDEO) 3 Qersho...
Helmimi në Bulqizë/ Policia: 30 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore, vijojmë hetimet në bashkë...
Qëlloi me thikë në kokë Sulon, kush është autori? Policia në ndjekje të “Radarit”, peshkatar...
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, sa përfitoi Duro nga tenderi i rikonstruksionit të disa qendrave shënde...
LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në Kallmet të Lezhës. Sipas tyre, të arrestuar janë dy personat e përfshirë në ngjarje. Policia sqaron se Besnik Simoni dhe Artan Marku kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur Simoni, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Marku është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë.
Marku akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Simoni akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga Marku. Ndërkohë policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e një arme tjetër e cila është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 01.04.2022, në Kallmet të Lezhës, ku si pasojë e një konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur kryetari i Njësisë Administrative Kallmet, shtetasi B. S., shërbimet e Policisë, pas disa orë kërkimesh, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. M., i cili në momentin e kapjes është konstatuar se ka qenë i plagosur me armë zjarri, për këtë arsye është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, ku ka rezultuar se: Më datë 01.04.2022, rreth orës 13:15, në fshatin Kallmet, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit e lartpërmëndur kanë qëlluar me armë zjarri pistoleta, në drejtim të njëri-tjetrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi B. S., i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi A. M. është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur për disa orë, deri sa është lokalizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kallmet-Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”; B. S., 42 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë, me detyrë administrator i Njësisë Administartive Kallmet, Bashkia Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. M., si dhe dy automjete. Vijon puna për gjetjen e armës tjetër pistoletë, të përdorur gjatë konfliktit. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KORÇË– Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Kuçovë, pasi kanë hyrë për të vjedhur në një banesë. Njëri prej të rinjve është arrestu...
LEZHË– Besnik Simoni dhe Altin Marku patën shkëmbim zjarri mes tyre në Kallmet të Lezhës. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plum...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ndryshimet në çmimin e naftës, gazit dhe...
TIRANË– Çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend kanë pësuar ulje. Bordi i Transparencës bën me dije se nafta do të shitet me 226 lekë/litri...
LEZHË– Ardit Marku 26 vjeç dhe Emiljan Gega 22-vjeç janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u zbuluan duke transportua...
SHBA– Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit disa ditë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscar për nj...
TIRANË– Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cil...
Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit do t’i ngarkojë një faturë prej 20 milionë eurosh shtesë kontratës së Rrugës së Arbrit, ndërsa qeveria dhe kompania janë në...
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës. Mësohet se një furgon me drejtues personin me emrin Ilir...
TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se në zona malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme pronësie. Në një intervistë për RTV Ora, ...