Presidenti letër në Kuvend, ironizon Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita
20...
Aktualitet
Qeset e ZEZA ‘full’ me kanabis! Ndalohet makina në aksin Lezhë-Milot, arrestohen 2 persona
2 Prill 2022, 06:32Nga DOSJA
LEZHË– Ardit Marku 26 vjeç dhe Emiljan Gega 22-vjeç janë dy të rinjtë e arrestuar nga Policia e Shtetit pasi u zbuluan duke transportuar 26 kilogramë kanabis në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia kishte marrë informacion se të rinjtë po transportonin lëndë narkotike. Ata bën të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë. Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues Markun dhe pasagjer Gegën u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve të cilët do të akuzone për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ForcënOperacionale në DVP Lezhë.Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 26 kilogramë kanabis sativa, 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, shërbimet e Policisë Lezhë, organizuan menjëherë punën duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar tip “Mitsubish” për kontroll, në fshatin Pllanë, Lezhë. Si rezultat i kontrollit, brenda mjetit me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. G., u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre. Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç banues në Kurbin dhe E. G., 22 vjeç banues në Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA– Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit disa ditë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscar për nj...
TIRANË– Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cil...
Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit do t’i ngarkojë një faturë prej 20 milionë eurosh shtesë kontratës së Rrugës së Arbrit, ndërsa qeveria dhe kompania janë në...
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës. Mësohet se një furgon me drejtues personin me emrin Ilir...
TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se në zona malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme pronësie. Në një intervistë për RTV Ora, ...
TIRANË- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për skandalin e pronave në bregdet pas denoncimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame për n...
TIRANË- Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili është larguar nga televisioni “Top Channel”, për t’u rikthyer te “News 24”. Emisioni që ajo drejton, “Open” vj...
ITALI- Operacioni i gjerë antidrogë i nisur që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, të premten 1 prill, nisi nga Piazza Garibaldi në Trieste, i cili u bë krye...
VLORË- Moti i keq në vend ka sjell probleme në Vlorë. Kjo pasi reshjet e shumta kanë përmbytur rrugët kryesore të qytetit.‘Fax News’ ka publikuar pamjet ng...