14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Aktualitet
Vodhi paratë dhe bizhuteritë në një shtëpi në Kuçovë, arrestohet autori dhe ‘transportuesi’
2 Prill 2022, 07:38Nga DOSJA
KORÇË– Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Kuçovë, pasi kanë hyrë për të vjedhur në një banesë. Njëri prej të rinjve është arrestuar si autor i dyshuar i vjedhjes, dhe tjetri e ka ndihmuar për t’u larguar nga Kuçova, me një mjet pa leje. Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar personi me inicialet L.M dhe E.B, banues në Kozare të Kuçovës. Dyshohet se 21-vjeçari me inicialet L. M. gjatë natës ka hyrë në banesën e D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, E. B. e ka transportuar L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë, vjedhja e një shume parash dhe disa bizhuterive në një banesë. Vihen në pranga autori i dyshuar dhe përkrahësi i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi D. Ç., për vjedhjen e një shume parash dhe disa bizhuterive në banesën e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, brenda një kohe të shkurtër u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve L. M., 21 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, të dy banues në Kozare, Kuçovë. Shtetasi L. M. dyshohet se gjatë natës ka hyrë në banesën e shtetasit D. Ç., ku ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Më pas, shtetasi E. B. e ka transportuar shtetasin L. M., me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, jashtë qytetit të Kuçovës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një portofol me një shumë parash, disa bizhuteri, dy telefona dhe 1 automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të metejshme procedurale.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Besnik Simoni dhe Altin Marku patën shkëmbim zjarri mes tyre në Kallmet të Lezhës. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plum...
SHBA– Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit disa ditë pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në Oscar për nj...
TIRANË– Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cil...
Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit do t’i ngarkojë një faturë prej 20 milionë eurosh shtesë kontratës së Rrugës së Arbrit, ndërsa qeveria dhe kompania janë në...
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës. Mësohet se një furgon me drejtues personin me emrin Ilir...
TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se në zona malore si Valbona dhe Thethi nuk ka pasur shumë probleme pronësie. Në një intervistë për RTV Ora, ...
TIRANË- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për skandalin e pronave në bregdet pas denoncimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame për n...