Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Skandali qëndron në mendjen e njerëzve për shume gjatë, sidomos nëse pjesë e saj janë dhe persona të njohur. Politikanët, personat publikë, zyrtarë apo punonjës institucionesh, nuk kanë shpëtuar pa u bërë pjesë e disa skandaleve që në dritë nxorrën detaje ‘tronditesë’.
Si pasojë e ketyre ngjarjeve, hetimet thellohen dhe në dritë dalin përgjime të cilat ‘fundosin’ personat e implikuar.
Dosja.al ju sjell disa prej tyre që në Shqipëri kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë zhurmë në media e jo vetëm sa herë përmenden.
1- Përgjimet e sanitareve/ infermiereve të spitalit “Shefqet Ndroqi”
Skandali më i fundit që bëri bujë në vend ishte ai i sanitareve dhe infermiereve të Shefqet Ndroqit të cilat ne bashkepunim me njëra tjetrën merrnin para nga familjarët e pacientëve të shtruar. Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”; Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”; Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi” dhe Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, dhe Tire Alldervishaj, sanitare, janë dënuar me burgim veprën penale të ”Mashtrimi”.
3 infermieret dhe 2 sanitaret ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, krijuan një skemë të mirëfilltë me qëllimin që të përfitonin sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjareve te tyre.
Në bisedat që sanitarja, Tire Alldervishaj ka zhvilluar me infermieret e tjera konfirmohet skema sesi i zhvasnin pacientët me COVID.
Një pjesë nga përgjimet:
Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +3556*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Altini Djanes” identifikuar si (A. R. S.). Biseda është si më poshtë vijon:
07:51, 07/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam
07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim
07:55, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin
07:57, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm
07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne ëhatsup
07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +3556****
07:36, 10/12/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je
07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen
07:38, 10/12/2020 AltiniDjanes: Ok flm
07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un
Përgjimet e plota mund ti lexoni KËTU.
2- Përgjimet e Ndrangheta
Përgjimet e zbuluara në shtetin italian, ku pjesë e saj dolën dhe persona shqiptarë, trazoi politikën për ditë me rradhë në Shqipëri dhe Itali. Grupi mafioz Ndrangheta, per disa javë ishte në fokus të mediave italiane dhe atyre shqiptare pasi në përgjimet e zbuluara janë përmendur disa politikanë shqiptarë mirëpo pa emra. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
Një pjesë nga përgjimet:
Në biseda është përmendur edhe Presidenti i Shqipërisë, por pa emër.
“Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…,”– thuhet në një bisedë.
As Bashkia e Tiranës e Kryeministria, nuk ka mbetur pa u përmendur. Në përgjimet e publikuara nga OraNeës, Gallo përmend një person me emrin Niku (shtetas shqiptar), për të cilin thotë: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm!
Përgjimet e plota i lexoni KËTU.
3-Përgjimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha:
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe bashkëpuntorët e saj të cilët lironin kriminelët nga burgu kanë rënë në pranga të policisë për korrupsionin që kryenin brenda institucionit. Pas arrestimit në dritë dolën dhe pergjime që fundosën më shume të akuzuarit.
Nga përgjimet e bëra nga policia u zbulua se mjeku Edvin Prifti ka operuar nënën e sekretares përkundrejt pagesës 2 mijë euroshe. Ka qënë avokati Aldo Tabaku ai i cili ka implikuar gjyqtaren Enkeleda Hoxha në skemën e korrupsionit, madje kamerat e sigurisë në biznbese të ndryshme, kanë konfirmuar takimet e tyre në banesën me qera, ku jetonte gjyqtarja.
Një bisedë e 1 korrikut të vitit të kaluar mes sekretares Mallkuçi dhe vëllait të të dënuarit Gentjan Nezaj, Gazmir Nezaj, të cilit pasi i tregon se ka dërguar të ëmën në spital, e siguron se një ditë më pas do i shkojë në dorë kërkesa asaj (gjyqtares). Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish krye sekretaren e gjykatës, shtetasen Manuela Mallkuçi. Kontrolle ka pasur dhe në zyrën e mjekut Prifti, në të cilin është gjetur një bllok, ku ai kishte të shënuar emrat e të gjithë pacientëve të tij. Mirëpo pas kontrollove në zyrë iu është gjetur dhe një zarf bosh, me emrin e një pacienteje e cila është ende e shtruar në spital. SPAK ka marrë në pyetje këtë të fundit.
Një pjesë nga përgjimet:
Në datë 01.07.2020 ora 11:14, shtetasi Gazmir Nezaj, komunikon me përdoruesen e numrit telefonik celular 06*****872, shtetasen Manuela Mallkuçi dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë.
BISEDA:
+141:…Hiç, je n’pun apo n’shpi?
+872: Jo, jo, jam pak ke spitali, për mamin.
+141: Eeee?
+872: Ke spitali jam.
+141: E po pse?
+872: Kam sjell mamin, kam sjell pak mamin.
+141: E po si e ke?
+872: Po kshu më mirë e kam më mir, t’shofim tashi se do ta fus për koronarën.
+141: Ee.
+872: T’shofim çar do m’dali.
+141: E, hajde se për gjithçka po t’mar prap n’telefon.
+872: Faleminderit po dgjo tani dgjo, meqë më more.
+141: Hë, hë.
Lexo këtu përgjimet e PLOTA:
4- Dosja 339
Dosja ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani, të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria mori informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.
Çështja është rregjistruar në Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut” dhe Gjevi Ndoka,vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.
Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.
BILD ka publikuar përgjime ku përmendet disa herë kryeministri Edi Rama. Në një prej përgjimeve, Astrit Abdylaj diskuton vetë me një votues për shitjen e saj. Gjatë bisedave të tjera, Abdylaj këmbëngul për futjen në listë të Elton Arbanës, kërcënon drejtorin e INUK për vendosjen e një gjobe dhe i “premton” kryeministrit Edi Rama se do të fitojnë me rezultat bindës në Durrës.
Një pjesë nga përgjimet:
Në përgjimet e publikuara nga e përditshmja BILD, është edhe biseda që kryebashkiaku i Durrësit bën me kapobandën e Shijakut, Astrit Avdylaj.
Biseda:
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla se ke takuar Ramën dje, e keni ndenjur, e keni kënaqur.
Vangjush Dako: Hahah, ç’kemi?
Astrit Avdylaj: Ç’kemi? Nga je vëllai? Çfarë bëhet?
Vangjush Dako: Mirë, mirë, dëgjo, thuaji vëllait se unë tani po iki për në Ishëm, te ata çunat atje lart.
Astrit Avdylaj: Dëgjo tani se do ta lemë çik më vonë se jam me çunat unë.
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Te hipoteka po pres Anin, Ani do të vijë të të takojë ty apo…
Vangjush Dako: Ata janë atu apo ..
Astrit Avdylaj: Vath Allën e kam këtu drejpërdrejt, live, këtu në tavolinë.
Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë…
Lexo ketu PËRGJIMET E PLOTA:
5- Dosja 184
Dosja 184 u regjistrua fillimisht nga Prokuroria për Krimet e Rënda pas një kallëzimi të Partisë Demokratike, për dyshime mbi shitblerje të votës në zgjedhjet e Dibrës, kur fitues doli Muharrem Rama i PS përballë Sherefedin Shehut të PD.
Në vitin 2019 gazeta gjermane Bild publikoi disa nga përgjimet e saj, duke shkaktuar reagime të forta për shkak se protagonistë në to ishin ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Gazeta gjermane “Bild” ka 16 episode me përgjime për blerjen e votave në Shqipëri, për dosjen “184”, sa i takon zgjedhjeve vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës. Në këto përgjime në biseda sipas gazetës, kanë dalë mjaft zyrtarë të lartë si kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ish-deputeti Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi. Kështu në një prej bisedave të përgjuara, e cila mban numrin një, dëgjohet kryeministri Edi Rama që flet me drejtorin për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, teksa ky i fundit e informon se rezultati i zgjedhjeve do të jetë sipas pritshmërive. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fituar apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. “Hë mo, si duket? E ke realizuar objektivin?”, pyet Rama. Ndërkohë që, referuar përgjimeve të publikuara nga gazeta përfaqësuesi i PS e qetëson kryeministrin Edi Rama, duke e siguruar që nga informacionet e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha. “Them që po. Me atë që po na thonë komisionerët e kemi realizuar”, përgjigjet zyrtari Keshi.
Nje pjesë nga përgjimet:
Pergjimi nr.1
Arben Keshi: Po shefi.
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.
Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin.
Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!
Lexo këtu përgjimet e PLOTA:
6- Përgjimet e Habilajve
Emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në përgjimet e Policisë Italiane, e cila ka vënë në pranga rrjetin e bandës së “Habilajve”.
Moisi Habilaj është kushëriri i Saimir Tahirit, i cili ka përdorur makinën e ministrit të Brendshëm të asaj kohe për të kaluar në Itali, makina “Audi Q8”, AA003GB, e bërë e famshme pas akuzave të opozitës. Prokuroria e Katanias ka vënë në pranga rrjetin e drogës, që transportonte në Itali sasi të mëdha hashashi. Në pranga kanë rënë, Moisi Habilaj, Antonio Reila, Angelo Busaça, Nezar Saiti, Maridian Sulaj, Armando Sulaj, Tigrens Mezuraj, Sabaudin Çelaj, Florian Çelaj, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti dhe Vincenzo Spampinato.
Në dokumentin prej rreth 400 faqesh të Prokurorisë së Catanias, janë publikuar mesazhe të personave të arrestuar dhe përgjimet ambientale, të cilat janë bërë kryesisht kur kanë qenë në makinat e tyre. Emri i Saimir Tahirit ka dalë në përgjimin ambiental të 16.12.2013, në makinën e Moisi Habilajt dhe ortakut të tij, Sabaudin Çelaj, i njohur me nofkën “Sabi”.
Në këtë përgjim theksohet se Tahiri bën në muaj rreth 5 milionë euro fitim nga paratë që merr nga organizata e tyre. Habilaj, në bisedë, duket se rivalizon me Saimir Tahirin, për faktin se ai merr më shumë para se ata që bëjnë punën, por ortaku i tij, Sabaudin Çelaj, thekson se Tahiri do t’i humbë të gjithë ato para në fushatë elektorale. Ndërkohë që në një përgjim të dytë, Moisi Habilaj ka deklaruar se i ka blerë bashkëshortes së Saimir Tahirit një byzylyk që kushton mbi 2000 euro.
Ata sigurohen që emri i Tahirit të mos dalë te bashkëpunëtorët e tjerë, madje faktin që i kanë dhënë para ministrit, nuk duhet ta marrë vesh as nipi. Ndërkohë që në një përgjim tjetër, Moisi Habilaj ka bërë llogaritë dhe ka thënë se 30 mijë euro për ngarkesën ia ka detyrim direkt Saimir Tahirit. Prokuroria Italiane, në materialin voluminoz, ka sqaruar në disa raste se Saimir Tahiri është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, njëri me influencë në politikë.
“Të dy flasin për një njeri të pushtetshëm me emrin Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri), njëri i politikës. Moisi Habilaj: ‘Çfarë ka më shumë se ne ai?!’ ‘Sabi përgjigjet që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin që ka famën dhe pozicionin), por nuk beson se ka më shumë para se ata’. Moisi Habilaj bën llogaritë që, Saimiri, në një muaj, fiton minimumi 5 milion euro. ’
Sabi’ i thotë që ai ato para do i humbë/do i lerë në fushatën elektorale. Shënim: Kujtojmë që Habilaj dhe Çelaj kishin arritur në Sicili në bordin e “Audi A8” me targa, AA003GB, e regjistruar në emër të Saimir Bashkim Tahirit, siç njihet ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në materialin zyrtar të Prokurorisë.
7- Përgjimet e Babales
Partia Demokratike ka publikuar dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në datë 6 mars të 2019 prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.
Pjese nga audiopergjimet:
Telefonata e parë është zhvilluar më 1 qershor 2018
Fredi Alizoti komunikon me sallën e Policisë në numrin 129. Ku i kërkon ti japin numrin e Drejtori të Policisë së Fierit
129- Policia e Shtetit, si mund t’iu ndihmoj
Fredi Alizoti- Alo…
129-Po.. Policia
Fredi Alizoti- Zotëri të kam marrë nja 5 herë në telefon
129-Urdhëro ça problemi ke. Fol
Fredi Alizoti- Nuk është problemi… Do më lidhësh pak me drejtorin e Policisë… Jam një miku i Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjitshëm
Ej unë jam…
129-Merre në telefon Drejtorin e Policisë. Lidhu në telefon
Fredi Alizotin- Po do ma japësh numrin e Drejtorit të Policisë
129-Numrin e drejtorit nuk ta jap nëse nuk ma jep emrin
Fredi Alizoti- Ej është një gjë me rëndësi vëlla
129- Po mirë mo, më jep një emër kush je ti që t’ia jap Drejtorit
Fredi Alizoti- Pse nuk të del numri ty aty
129- Numrin e gjej unë, po se di
Nuk ti jap dot ashtu numrat
Fredi Alizoti- Ah.. Mirë po ta jap unë emrin
Vëlla. Fredi Alizoti….
129-Ca problemi ke? Ah?
129- Po mirë ca problemi ke.
Fredi Alizoti- Po ca problemi të kem. Unë do flas me drejtorin vlla
A më dëgjo. Unë mund të flas edhe në Tiranë tani, por dua atë flas i cik me atë ën Fier tani
O vlla më dëgjon. Dëgjo mund të më dëgjosh për 2-3 orë edhe në televizion ti
Të më marrë i çik drejtori tani në telefon se kam ca gjëra për ti treguar
129- Mirë do ja them drejtorit
Fredi Alizoti- Jo jo, po ashtu do iki lart në Tiranë
129-Do ja them drejtorit, ti shko ku të duash
Fredi Alizoti- Ok po pres telefonatën
Lexo këtu përgjimet e PLOTA.
Në 7 vitet e qeverisjes Rama, përgjimet u kthyen në “armë” e ftohtë kundrejt të zgjedhurve, por shumë pak u bë për drejtësi. Disa nga këto dosje janë arkivuar, të tjerat janë cilësuar si të pavlefshme, por edhe janë djegur “koka”. Tahiri dhe Xhafaj morën tatëpjetën pas sulmeve që pasuan përgjimet, ndërsa të tjerë kishin më shumë fat.
SHKROI: Alberta Boseta
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një grua rreth të 50-ve, me iniciale E.R., është gjetur e shtrirë në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër. Policia e Shtetit dyshon s...
SHKODËR– Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë personat që kanë qëlluar...
ELBASAN-Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë kanë mbetur të p...
SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një mjet ka përplasur një kalimtare.40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në ...
GREQI-Një shqiptar ende i paidentifikuar është arrestuar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një &cced...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores, ku drejtuesja me iniciale I.M., ka përplasur me mjetin e saj një të mitur. 5-vj...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka identifikuar personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të Taulant Pepajt, pasditen e sotme. Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje...
TIRANË– Shifrat e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë janë në trend rritës! Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundi...
KORÇË– Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në bulevardin Republika.Paraprakisht dyshohet se mak...