Politike

6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË)

  • Tërmet në politikën shqiptare, gazeta gjermane “BILD” hap dosjen ‘339|1’
  • Dosja.al ka zbardhur 6 audiopërgjimet e Dosjes 339/1 dhe ka përshtatur në shqip, artikullin e publikuar në prestigjozen gjermane “Bild”. Në përgjime, Astrit Abdylaj flet hapur për shitblerje votash.
    Featured image of article: 6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË) Edi Rama, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylaj
    Përditësuar:

    TIRANË– Ashtu siç edhe e lajmëroi, gazetari i prestigjiozes gjermane “Bild”, Piter Tiede ka publikuar një tjetër shkrim lidhur me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

    Me titullin: Si e manipulon mafia elektoratin në Shqipëri, Tiede ka publikuar përgjime të reja ku edhe përmendet disa herë kryeministri Edi Rama. Në një prej përgjimeve, Astrit Abdylaj diskuton vetë me një votues për shitjen e saj.

    Gjatë bisedave të tjera, Abdylaj këmbëngul për futjen në listë të Elton Arbanës, kërcënon drejtorin e INUK për vendosjen e një gjobe dhe i “premton” kryeministrit Edi Rama se do të fitojnë me rezultat bindës në Durrës.

    Dosja.al ka zbardhur të gjithë audiopërgjimet dhe ka përshtatur në shqip, artikullin e publikuar në prestigjozen gjermane “Bild”.

    Në artikullin e tij, Tiede shkruan se vendi ynë qeverisej nga paratë e drogës dhe mafiozët, me të cilët edhe vetë Rama kishte lidhje të ngushta.

    Çfarë është Dosja 339/1?

    Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

    • 10:00

      BILD publikon përgjimet, Avdylaj-Dakos: A jete mirë, ke takuar Ramën dje... Të do fort vllai

      Në përgjimet e publikuara nga e përditshmja BILD, është edhe biseda që kryebashkiaku i Durrësit bën me kapobandën e Shijakut, Astrit Avdylaj. 

      Biseda: 

      Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla se ke takuar Ramën dje, e keni ndenjur, e keni kënaqur.

      Vangjush Dako:  Hahah, ç’kemi? 

      Astrit Avdylaj: Ç’kemi?  Nga je vëllai? Çfarë bëhet?

      Vangjush Dako: Mirë, mirë,  dëgjo, thuaji vëllait se unë tani po iki për në Ishëm, te ata çunat atje lart. 

      Astrit Avdylaj: Dëgjo tani se do ta lemë çik më vonë se jam me çunat unë. 

      Vangjush Dako: Ku je ti? 

      Astrit Avdylaj: Te hipoteka po pres Anin, Ani do të vijë të të takojë ty apo…

      Vangjush Dako: Ata janë atu apo ..

      Astrit Avdylaj: Vath Allën e kam këtu drejpërdrejt, live, këtu në tavolinë. 

      Vangjush Dako: E mirë takohemi në Durrës atëherë… 

    • 11:40

      'BILD u ble!'/ Gazetari gjerman "hakmerret" ndaj Ramës: Paratë e drogës, qeverisin vendin

      Piter Tiede dhe Edi Rama

      Gazetari i “Bild”, Peter Tiede e ka quajtur Shqipërinë, një vend i cili qeveriset nga paratë e drogës. Në artikullin e tij, Tiede tha se Rama e kishte akuzuar se ishte blerë, ndërsa ai kishte prova se qeveria e tij ishte e korruptuar.

      Artikulli i plotë:

      A lejohet ky vend në BE? Shqipëria dëshiron, Brukseli nuk e ka problim – dhe Gjermania shprehimisht mbështet negociatat e pranimit me shtetin ballkanik, i cili sipas tyre dëshmon përparim të madh në demokratizimin e tij.

      Por në të vërtetë vendi po zhytet në kaos. Është në udhëkryq – në kushte demokratike ose në fund të Republikës së Mafias.

      Protesta masive javore, udhëheqje e korruptuar e policisë, pa Gjykatë Kushtetuese, një Gjykatë e Lartë Gjyqësore – Shqipëria, e cila i ka shënuar të gjitha përparimet në turizëm është në një krizë serioze.

      Që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Edi Rama, kultivimi i marihuanës është përhapur në të gjithë vendin pasi kontrabanda e drogës është bërë industria më e rëndësishme në vend!

      Dhe paratë e drogës po qeverisin tokën …

      Kur BILD njoftoi kohët e fundit për përgjimet në të cilat kryeministri Rama i kërkon një vëzhguesi rajonal nëse gjithçka është zgjidhur siç u diskutua, qeveria u revoltontua.

      “BILD u ble”-thanë edhe pse  pohimet (bazuar në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe atyre europianë) ishin plotësisht të pabazuara. Edhe hetuesit shqiptarë konfirmojnë vërtetësinë e regjistrimeve të dëgjimit.

      Por tani që BILD ka prova të tjera se përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës bleu votat për Partinë Socialiste të Ramës.  Regjistrimet janë pjesë e një hetimi të Prokurorisë shqiptare e ashtuquajtura “Dosja 339/1”

      Sipas hetuesve, procesverbalet janë vetëm një ekstrakt mostër nga një koleksion i tërë i regjistrimeve të mbledhura gjatë muajve në 2017.

      Rasti specifik është vetëm një nga dhjetra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë fshehur nën qilim deri më sot. Baroni i drogës në fjalë: Astrit Avdylaj, është kreu i të paktën 44 burrave, që organizon tregtinë ndërkombëtare të drogës (kokainë dhe heroinë) në rajon nga porti i Durrësit. Ai dhe vëllezërit e tij e udhëheqin bandën nga qyteti i vogël i Shijakut.

      Ai u arrestua disa muaj më parë bashkë me persona të tjerë dhe me dy vëllezërit për t’u liruar më pas.

      Shkrimet tregojnë se si mafia është e shqetësuar për të bërë një politikan të caktuar një kandidat për Partinë Socialiste. Dhe së fundi, sigurohen që ky politikan dhe partia qeverisëse socialiste e Ramës gjithashtu të zgjidhen në masë nga njerëzit.

      E gjithë kjo nuk është e pazakontë në shumë shtete të Ballkanit dhe për paraadhësit e Ramës. Ai ka humbur tashmë dy ministra të Brendshëm ishin tashmë të humbur, të dyshuar si pjesë e bandave të drogës. Njëri prej tyre është aktualisht nën aktakuzë: Samir Tahiri. Vlen për tu përmenduar se Rama dhe ekipi i tij kanë mohuar gjithmonë testin e drogës.

      Rama dhe lidhjet e tij me mafien e drogës

      Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje më të ngushta me mafien: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare akuzojnë atë se ka blerë votat e drogës me paratë e drogës.

      Por Rama e mohon gjithë këtë. Ai e sheh veten si një viktimë e një komploti. Vetëm se regjistrimet i kanë hetuesit e tij. Dhe ai nuk mund ta pastrojë botën.

    • 11:10

      Përgjimet/ 'Mos ia thuaj as Gon Dukës', si i bleu votat Astrit Avdylaj në Durrës

      PËRGJIMI

      Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

      Votuesi: A je mirë?

      Astrit Avdyli: Si je?

      Votuesi: Mirë vëlla.

      Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

      Votuesi: Oooo shef Astriti…

      Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

      Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.

      Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

      Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

      Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

      Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë

      Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

      Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

      Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

      Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

      Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

      Votuesi: Me Jarin?

      Astrit Avdyli: Po.

      Votuesi: E mirë, i them unë

      Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

      Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

      Votuesi: Kur të duash ti

      Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

      Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

    • 10:38

      Përgjimi 4 i "Bild"/Gjobat e INUK, Avdylaj:Thuaj o b**h*im po vepron gabim

      Vangjush Dako dhe Elton Arbana

      Një tjetër bisedë ka publikuar media gjermane “Bild” mes kreut të Bashkisë së Shijakur dhe Astrit Avdylajt.

      Biseda: 

      Elton Arbana: Astrito?

      Astrit Avdulaj: Ho me? Si je?
      Elton Arbana: Ça bone, si ia kalove? Ja më mirë tu lujt Mulan me çunat.
      Astrit Avdulaj: E di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë të INUK ti? Drejtorin.
      Elton Arbana : E njoh më, Dallandyshen?
      Astrit Avdulaj: Ore leje Dallandyshen, ky i Durrës, kush është në Durrës, Artur…
      Elton Arbana: Artur Çela, I bashkisë?
      Astrit Avdulaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se unë isha dje me Edin. Merre vlla. Thuaj o b**h*im thuaj se ke shku atje duke i vënë gjoba në fermë. Dëgjo tani se nuk është Vangjushi këtu.
      Elton Arbana: Se mua më kanë hequr u bënë katër ditë. Do ta marr unë, tek kush?
      Astrit Avdulaj: Ore ka shkuar në fermën e Sukthit duke vënë gjoba. Se Gjushi nuk është këtu. Është me Edin në Zvicër. Se ska me ca me ashtu…
      Elton Arbana: Ke ndonjë emër konkret?
      Astrit Avdulaj: Kujt? I ke vënë në fermë thuaj. Bëre gabim, se nuk e kam Gjushin këtu, a më kupton?
      Elton ArbanaJa ta marr tani direkt
      Astrit Avdulaj: Dhe thuaj po vepron gabim o pis. Se s’dua të marr vetë.
      Elton Arbana: E marr unë po a e more vesh që para një javë më hoqën mua?
      Astrit Avdulaj: Nuk e di o vlla! Si, pse kur?
      Elton Arbana: Më hoqën se isha tek INUK dhe ndërhyra për këto.
      Astrit Avdulaj: Nuk e di po ma lajmëro pak këtë dhe thuaj se ke bërë gabim që ke shku në fermë aty. Se nuk është Vangjushi është sot me Edi Ramën në Zvicër.
      Elton Arbana: Direkt e marr tani

      Video:

    • 10:25

      Përgjimi i tretë i "Bild"/ Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0

      Edi Rama

      TIRANË- Një tjetër bisedë është zbardhur me Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndranxhi: Avdylaj flet për fitimin e zgjedhjeve.

      Biseda në telefon:

      Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.

      Astrit Avdulaj: Ç’kemi?

      Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.

      Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?

      Arjan Ndranxhi: Për ku? Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.

      Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.

      Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh

      Arjan Ndranxhi: E vërtetë!

      Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet

      Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

      Video:

    • 10:15

      "Në kafe, unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi dhe Jupi", zbardhen përgjimet mes Avdylajt dhe kreu të bashkisë së Shijakut

      Ardian Kokomani dhe Vangjush Dako

      Nga media gjermane Bild janë publikuar bisedat mes Astrit Avdylajt dhe kreu të Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomanit. Pjesë e

      Biseda: 

      Astrit Avdulaj: He mo kryetar
      Ardian Kokomani: Si je? Jam akoma këtej se sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.
      Astrit Avdulaj: Të bëftë mirë po e di për ccfarë të mora? Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjësit. Unë, ti, Gjushi, Ilir Ndraxhi dhe Jupi (Vëllai i Ilirit) do pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00.
      Ardian Kokomani: Atëherë në orën 10 duhemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, futbollisti jonë, nga Shijaku. Kanë organizuar ceremony ata dhe do të takohemi atje.
      Astrit Avdulaj: Do takohemi për kafe, do marrim Paparitin që e kemi nesër që… Erdhën sot ato po diskutonim se ishte dhe Juli… e kupton çfarë dua të them? Po të jesh edhe ti, se po nuk ishte ti…
      Ardian Kokomani: E normal
      Astrit Avdulaj: Alo ça the
      Ardian Kokomani: Titi, po them pa merak, atje në Durrës se do jem edhe në ceremoni atje për ceremoninë.
      Astrit Avdulaj: Mirë pra, nga do ashtu që të jesh edhe ti me to
      Ardian Kokomani: Po po
      Astrit Avdulaj: Mirë faleminderit

      Video:

    • 10:07

      “Bild” publikon përgjimet e Avdylajt dhe punonjësin e Ujësjellësit: I dua gjithë emrat që janë kundra në votime (VD)

      Ivo Doçi

      Media gjermane “Bild” ka nxjerrë përgjimet mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit e UKT-së, Ivo Doçin. Ata janë duke diskutuar në këtë bisedë për votat para zgjedhjeve. Avdylaj i kërkon Doçit listën e punonjësve që kanë kundra PS-së.

      Biseda në telefon: 

      Astrit Avdylaj: Mirëmrema, unë jam Astrit, si ja çove?

      Drejtori i UKT: Astrit si je? Ca bone? Si je?

      Astrit Avdylaj: Dëgjo tani. Isha pak atje sot që ta takoja atë. Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallanin këtu. Nesër kur të kesh kohë ti me fol cik, me pa atë listën e punonjësve që mund ti kesh kundra. Ata që mund t’i kesh të PD-së aty. A e kupton? I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundra.

      Drejtori UKT : I kam ndarë unë. I ke të ndara komplet.

      Astrit Avdylaj: Ashtu

      Drejtori i UKT: I kam ndarë më parë që t’i kishe gati ti

      Astrit Avdylaj:  Ashtu kur të kesh kohë se ne duhet t’i thirrim atyne që t’i tunim nga një cikë. O tek puna dhe të na japing rrogën, o tek shtëpia.

      Drejtori UKT:  As që bëhet fjalë. I ke të ndame. Edhe kush ka hyrë në punë i kam gati komplet. I kam kështu të punuara. E kupton çfarë dua të them?

      Astrit Avdylaj:   Ok dua të mi qethësh me një fjalë se…a më kupton?

      Drejtori UKT: Patjetër të bëj unë telefon nesër.

      Astrit Avdylaj: Mirë pra natën. Na fal poooo…

      Drejtori UKT: Po ça thua mo burrë, ça na fal? Je i madh! Ciao!

      Video:

    Një Koment në “6 përgjimet e BILD/ Astrit Avdyli bën ligjin në Durrës, lidhjet me Ramën e Dakon (E PLOTË)

    1. domethene qenka rma qe i ka dhene leket.O qifshi veten o karzetare

    Shto Koment