Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LEZHË– Tre persona kanë përfunduar në pranga në Shëngjin pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Në pranga ka përfundur S. Gj., 27 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje si dhe dy të rinjtë L. F., 17 vjeç dhe K. N., 16 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.
Pas një hetimi disajavor, policia ka ushtruar kontroll në ambientin ku këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin lëndën narkotike në doza, për shitje. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza më lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak, peshore elektronike, një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një automjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëngjini”. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Policisë Lezhë, me mbështetjen e Forcës Operacionale në DPPSH, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa. Gjithashtu, sekuestrohen armë zjarri pistoletë, 4 krehra, municion luftarak, peshore elektronike, një automjet dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuar nga shitja e lëndës narkotike.Vihen në pranga 3 shtetas, posedues të lëndës narkotike dhe të armës së zjarrit.Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike dhe personave në kërkim”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një hetimi disajavor, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “ Shëngjini”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:S. Gj., 27 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje; L. F., 17 vjeç dhe K. N., 16 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.Shërbimet e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Shëngjin, Lezhë, pas një hetimi disajavor, kanë ushtruar kontroll në ambientin ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin lëndën narkotike në doza, për shitje. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza më lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak, peshore elektronike, një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një automjet.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një tubacion uji ka shpërthyer mëngjesin e sotëm ë Tiranë. Siç shihet në videon e postuar nga ‘JOQ’, uji ka mbuluar të gjithë rrugën, duke e...
KORÇË– Është grabitur gjatë natës katedralja ‘Ringjallja e Krishtit’ në qendër të qytetit të Korçës. Autorë të ngjarjes mësohet se kanë ...
BURREL– Bruno (Marko) Gjinaj është 33 vjeçari i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në qytetin e Burrelit. Në muajin janar të 2020-ës ai ka tent...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë mbërritjen e grupit të ri të afganëve në vend....
TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 37 shtetas të tjerë afganë, duke e çuar në 644 totalin e tyre.L...
TIRANË– Dita e sotme do të jetë me diell dhe me vranësira herë pas here. Megjithatë temperaturat do të jenë të larta dhe të favorshme për ata që duan...
TIRANË– Kontrollet gjatë natës nga policia e shtetit në akset rrugore kanë vënë në pranga tre drejtues mjetesh. Ato u ndaluan pasi ishin duke i dhënë mjeti...
TIRANË– Fatima Ibrahimi, 31 vjeç, është me profesion financiere, por kohën e lirë e kalonte duke vrapuar rrugëve të Kabulit, në maratona të gj...
VLORË– Mbrëmjen e sotme është vënë re një fluks udhëtarësh që prisnin të niseshin për në Itali nga Porti i Vlorës, ku ka pasur vonesa të shumta për s...