LIVE UPDATES
Aktualitet

Përfitoi banesë sociale dhe e shiti pas disa ditësh me trefishin e çmimit, problemi me pasurinë që penalizoi gjyqtarin Sel

8 Tetor 2020, 18:42 Nga DOSJA
Përfitoi banesë sociale dhe e shiti pas disa ditësh me trefishin

Gjyqtari Selim Kryeziu u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit korrikun e kaluar për shkak se transaksionet e tij me prona të patundëshme dhe automjete ngrinin dyshime për për deklarime të paplota, mungesë burimesh të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie si dhe për faktin që, një hetim për korrupsion i ndërmarrë nga SPAK ndaj tij, ndonëse është mbyllur me argumentin “nuk provohet ekzistenca e faktit”, përforcon argumentin e cënimit të besimit të publikut te drejtësia. Por një nga problemet më të hershme të Kryeziut të zbuluar nga KPK lidhet me përfitimin e padrejtë të një apartamenti social në Librazhd dy dekada më parë, apartament të cilin subjekti e shiti menjëherë pasi e bleu te një qytetar tjetër përkundrejt një çmimi disafish më të lartë nga çmimi i blerjes.

“Komisioni vëren se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e cenimit të besimit të publikut te drejtësia, pasi subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te drejtësia, pasi ka përdorur funksionin e tij si kryetar gjykate dhe ka arritur të përfitojë strehim, rrethanë të cilën e ka shfrytëzuar menjëherë duke përfituar të ardhura monetare dhe jo për qëllimin për të cilin i ishte dhënë,” thuhet në konkluzionet përfundimtare të hetimit administrativ të KPK-së ndaj Kryeziut, konkluzione që sollën edhe masën disiplinore “Shkarkim nga Detyra”.

Hetimi zbuloi se Kryeziu kishte kërkuar strehim social nga pozicioni i kryetarit të Gjykatës së Librazhdit për shkak se jetonte me prindërit në një apartament të privatizuar në vitin 1992 ndërsa Bashkia e Librazhdit i kishte ofruar një apartament 45 m2. Problemi ishte se apartamenti në fjalë ishte i zënë nga persona të tjerë në mënyrë të parregullt ndërsa gjyqtari, sipas gjykimit të KPK-së, nuk mund të përfitonte një banesë sociale për shkak se kishte përfituar sakaq nga privatizimi i apartamentit të familjes. Por përveç faktit që përfitoi një banesë të dytë sociale, KPK vëren se gjyqtari Kryeziu ia shiti apartamentin e blerë subjekteve që e kishin zënë në mënyrë të parregullt përkundrejt një shume trefish më të lartë se sa çmimi i blerjes.

Hetimi zbuloi se Kryeziu, tre ditë pasi bleu apartamentin nga Enti Kombëtar i Banesave për 438 mijë lekë, ia shiti atë poseduesve për 1.4 milionë lekë. Subjekti deklaroi se e kishte shitur apartamentin te poseduesit nisur nga ndjenja e humanizmit ndaj tyre, një argument që KPK e konsideroi si jobindës në kushtet kur apartamenti iu shit poseduesve përkundrejt një përfitimi të majmë.

Kryeziu bleu pas kësaj një apartament tjetër në Librazhd, për të cilin deklaroi se ka paguar 1.2 milionë lekë, të cilin e deklaroi të shitur prej tij në vitin 2005 për 2.5 milionë lekë ndërsa hetimi zbuloi se çmimi i kontratës së shitjes ishte në fakt 1.9 milionë lekë.

Ai bleu më tutje një apartament në Tiranë më 2007 me vlerën 60 mijë euro, për të cilin deklaroi se e kanë ndihmuar me hua pa interes kunata, vëllai, kunati dhe shoku i tij i ngushtë, për një total prej 20 mijë eurosh, transaksione që KPK i konsideroi të dyshimta.

“Nga analiza financiare në datën 12.10.2005, duket se subjekti dhe personat e lidhur nuk kanë pasur burime të ligjshme të mjaftueshme në shumën 1.898.258 lekë për kryerjen e shpenzimeve dhe blerjen e pasurive,” shkruhet në vendimin e KPK-së.

KPK ngriti pikëpyetje edhe për një apartament të tretë të blerë nga gjyqtari, me sipërfaqe 137 metra katrorë dhe me një çmim prej 60 mijë eurosh në Tiranë. Apartmenti ka një çmim reference prej 14 milionë lekësh. Pyetur nga KPK për të dhënë një shpjegim se si ai ka arritur të blejë një apartament pranë Digës së Liqenit në Tiranë me çmim shumë më të ulët se sa çmimi referencë, gjyqtari deklaroi se shitësit kishin prona të tjera në Tiranë dhe se kishin emigruar në SHBA.

Kryeziu ngriti gjithashtu dyshime para KPK-së për shkak se ka deklaruar që në vitin 2013, ka shitur një automjet për vlerën 300 mijë lekë, ndërkohë që e kishte blerë tetë vite më herët për 200 mijë lekë. Ai e kishte bërë këtë deklaratë në deklaratën veting në vitin 2017 ndërsa nuk e kishte deklaruar në deklarimet periodike vjetore. Ai deklaroi se automjeti ishte blerë nën çmimin e tregut. KPK vërejti se duke qenë se automjeti ishte shitur më shtrenjtë nga sa ishte blerë, gjyqtarit i lindte detyrimi të paguante tatim mbi të ardhurat personale për diferencën 100 mijë lekë, gjë që rezultoi se nuk e ka bërë.

Në tërësi, KPK klasifikoi si të pambuluara me të ardhura të ligjshme rreth 5 milionë lekë pasuri për Kryeziun, duke e shkarkuar atë nga detyra për cënim të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Marrë nga Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selim kryeziu selim kryeziu

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!