LIVE UPDATES
Aktualitet

Përçahen himariotët, Neranxi akuzon Bollanon: Bashkëpunon me Rilindjen për të grabitur pronat në bregdet

17 Gusht 2019, 15:58 Nga DOSJA
Përçahen himariotët, Neranxi akuzon Bollanon: Bashkëpunon

HIMARË- Ish-deputeti, tashmë biznesmen i njohur në Shqipëri, Nikollaq Neranxi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria po përgatit planin për grabitjen e tokave në bregdet. Duke iu referuar zonës që ai njeh më mirë, Himarës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, Neranxi shprehet se pronarët janë të rrezikuar.

Ai ka dalë kundër dhe disa figurave të njohur në Himarë, siç Bollano dhe thotë se tashmë lejen për të grabitur himariotët, ta japin vetë himariotët. “Pse duhej të bënte Priamo Bollano një shoqatë të re, ndërkohë që Shoqata që unë krijova disa vite më parë dhe që i kisha ftuar të gjithë, kishte në fokus çështjen e pronave dhe po përballet edhe sot e kësaj dite në Gjykata për këtë çështje, si dhe po punon edhe me faktorin ndërkombëtar?!”, shkruan Neranxi

REAGIMI I PLOTË

Kur lejen për të grabitur himariotët, ta japin vetë himariotët!

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse vijojnë tu vidhen pronat, banorëve autoktonë të bregut edhe pse është luftuar me të gjitha mënyrat për të mos e lejuar këtë vjedhje? Unë e kam gjetur përgjigjen përgjatë viteve që kam qenë pjesë e kësaj beteje! Njëra arsye është se rilindasit janë më të vendosur se paraardhësit që këtë grabitje ta çojnë deri në fund dhe arsyeja tjetër është se ata kanë patur edhe fat, sepse kanë gjetur ambientin e përkryer për të bërë punën e tyre, kanë gjetur një komunitet të përçarë dhe aspak dashamirës ndaj njëri tjetrit, madje shpesh edhe me tendenca të theksuara urrejtjeje. Jo vetëm kaq, por në këto vite, individë të cilët mund të ishin bërë zëra të rëndësishëm në çështjen e pronave të Himarës, janë përdorur kundër kësaj kauze në mënyrë tinzare dhe të ulët.

Për ju që jeni nga Himara, kam disa pyetje: Pse duhej të bënte Priamo Bollano një shoqatë të re, ndërkohë që Shoqata që unë krijova disa vite më parë dhe që i kisha ftuar të gjithë, kishte në fokus çështjen e pronave dhe po përballet edhe sot e kësaj dite në Gjykata për këtë çështje, si dhe po punon edhe me faktorin ndërkombëtar?! Përse Kristaq Jorgji u largua nga Aleanca për Pronën, krijimin e të cilës e kërkoi vetë? Pse kur vinte puna për të bërë aksione konkrete, asnjëri nuk pranonte? Pse sot Priamo Bollano ju fton të takoni Damian Gjiknurin për të folur për pronat, pra me një ish ministër të larguar nga qeveria si hajdut, do diskutohet për çështje vjedhjesh dhe grabitjesh!!? Perkushtim shumë i madh ky nga ana e Priamos, për të rifaktorizuar Damianin në jug!

Dhe më e rëndë akoma, është lufta kundër himariotëve dhe në shërbim të grabitësve e cila tashmë po sofistikohet nëpërmjet “rrëfimeve historike” mbi rrënjët tona!!! Ish financieri i kohës së Enverit, Priamo Bollano, fisi i të cilit ka ardhur nga Progonati pas viteve 1800 në Himarë, paska vendosur të na tregojë se kush janë himariotët e vërtetë dhe jep ca emra fisesh që nuk ekzistojnë më, për t’i mbushur mendjen opinionit publik se himariotët autoktonë sot nuk ekzistojnë më!!! E kuptoni në çfarë loje të fëlliqur janë futur?! Dhe kur dikush pyet pse nuk është në shkrim fisi i Neranxajve, Kristaq Jorgji, profesori im që më njeh shumë mirë, pyet: Pse autoktonë ishin Neranxajt? A ka turp më të madh se ky more njerëz, që ia keni falur shpirtin të ligut, në vigjilje të kalimit në botën tjetër?

Po si mund të lançoheni si njerëzit e mençur të një vendi dhe nga ana tjetër t’i bëni gropën atij vendi falë këtij statusi!? E pamundur për tu besuar, por kaq e qartë për tu lexuar!

Teksa ju lexoj vazhdimisht dhe shoh se çfarë qëllimesh të ndyra keni, brenda axhendës së grabitësve të pronave tona, më vijnë në mendje vargjet e Bajronit të cilat çuditërisht himariotët nuk i citojnë të plota. Mbase sepse iu vjen zor, sesi një mendje e mençur si Bajroni, edhe pse qëndroi pak në Himarë, arriti të kuptojë një dobësi të atij komuniteti.

Bajroni shkruante:

T’bijtë e Himarës që s’falin as mikun

Si mund ta lënë të gjallë armikun?

Se s’marrkan dot gjak me pushkët besnike,

Ka shenjë më të bukur se zemra armike?

Në fakt nuk ka shenjë më të bukur se zemra armike, por sa kohë ta kesh shënjestrën të drejtuar tek vëllezërit e tu, armiku do të jetë i fortë dhe pasi të grabisë pronën, do vazhdojë me identitetin dhe diku pas 100 vitesh, do dalë ndonjë Bollano tjetër të shkruajë historinë e tyre dhe do thotë se ata janë himariotë autoktonë prej vërteti!

Në fund dua ta mbyll me një shprehje që më pëlqen shumë: “Askush nuk mund t’ju fyejë, injorojë dhe nëpërkëmbë, pa lejen tuaj!” Ju himariotë ia keni dhënë tashmë këtë leje çdo keqbërësi të mundshëm, dikush me padijen e tij dhe dikush tjetër sepse dijen e përdor për qëllime të poshtra!

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Shtepive, Pronës, Historisë dhe Kulturës Himarë, banor i nje fisi autokton himariot që në kohën e Ciklopit, e vërtetuar me dokumenta autentike, të siguruara në mënyrë private në arkivat e Venecias, (i kam në zyrën time) të vetmet të sakta, meqë në Shqipëri historinë vijojnë ta shkruajnë sipas interesave, komunistët manipulues dhe gënjeshtarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e pronave nikollaq neranxi pronat ne bregdet grabitja e pronave nikollaq neranxi pronat ne bregdet

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më