LIVE UPDATES
Politike

VIDEO- Veliaj mungon në gjyqin me Tabakun, shtyhet seanca, deputetja: Të mbajë përgjegjësi për akuzat

27 Shtator 2021, 08:27 Nga DOSJA
VIDEO- Veliaj mungon në gjyqin me Tabakun, shtyhet seanca, deputetja:

TIRANË– Ditën e sotme ishte parashikuar që të zhvillohej në Gjykatën Penale seanca mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut. Veliaj nuk ishte prezent në sallë ndaj seanca u shty. Nga jashtë ambienteve të Gjykatës, Tabaku u shpreh se vendimin ia ka lënë në dorë sistemit të ri të drejtësisë, duke iu drejtuar Veliajt që të mbajë përgjegjësi për akuzat që ai ka hedhur.


DEKLARATA E PLOTE E JORIDA TABAKUT:

Bashkë me avokatin tim sot ishim në seancën e parë pajtuese. I padituri Erion Veliaj nuk kishte ardhur, nuk ishte prezent. Unë shpreha vullnetin tim që kësaj çështje t’i shkojë deri në fund drejtësia dhe nuk ka asnjë mundësi pajtimi. Unë e kuptoj që politika e ditës hedh shumë baltë, hedh shumë akuza, hedh shumë fjalë por në fund të ditës politika duhet te ketë moralin. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë që ti akuzon një kundërshtar, sa herë që ti gënjen për një  kundërshtar, ti duhet të përballësh me të.

Gjatë fushatës elektorale z.Veliaj bëri disa akuza ndaj personit tim, të pavërteta, të cilat unë ia lë në dorë sistemit të drejtësisë që t’i vërtetojë. Për të qenë edhe pak biblik këtë të hënë të mëngjesit, “kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë, kush rron me shpifje, nga shpifja do e pësojë”. Unë ia lë në dorë sistemit të ri të drejtësisë, është një sprovë edhe për ata që të japin rezultatin edhe para njerëzve të pushtetshëm me para’, edhe përpara njerëzve që presionojnë mediat, që rrethojnë gjykatat, të japin një vendim të drejtë. Jam e sigurt që do të ketë një vendim të drejtë.

Pyetje: Ju dekurajon fakti që z. Veliaj nuk është paraqitur, duke “injoruar” prezencën e tij?

Jorida Tabaku: Nuk më intereson fare se çfarë bën z. Veliaj në këtë moment. Z. Veliaj ta dijë se do të më ketë mua përballë, Partinë Demokratike dhe këdo tjetër për të cilin ai shpif. Nuk mund ta kalojmë dot çdo gënjeshtër që ne hedhim thjeshtë pa asnjë pasojë. Unë në karrierën time politike jam përpjekur që të flas me shifra, me fakte, me argumenta, edhe kur e di se në rastin e z. Veliaj që ka akuza konkrete, që ka përfshirje konkrete në vepra korruptive edhe më rëndë se kaq, asnjëherë nuk kam  abuzuar me fjalën. Por besoj që z. Veliaj të mbajë përgjegjësi dhe të shërbejë për të gjithë ata zyrtarë të tjetër, ministra dhe kryeministrin së pari, me të cilin kemi çështje të tjera gjyqsore, për të mbajtur përgjegjësi për fjalën që thonë.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku erion veliaj jorida tabaku

Sondazh

Poll
Politike 27 Shtator 2021, 06:58

Rama mbërrin në Prishtinë (FOTOT)

KOSOVË– Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Rama është pritur nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Art...

Politike 26 Shtator 2021, 16:36

GJIROKASTËR– Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka vazhduar “turin” e saj nëpër Shqipëri, d...

Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

Rama: Synojmë të prodhojmë letrat me vlerë në Shqipëri

“Pikë ku na godasin rregullisht!" Pastrimi i parave/ Rama: Nuk jemi të kënaqur me këtë

Formësimi i së Ardhmes së GovTech/Rama:I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon vendi ynë

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Berisha tregon ku do të merren lekët për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

Berisha: Edi Rama ushqen urrejtje për bluzat e bardha, që prej 1990

Berisha: Vëllai i anëtarit të bandës së Xibrakës i çoi Ramës foto të Olsit me trafikantët kolumbianë

Berisha: Rezoluta e IDU kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri

Berisha:Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si diktaturë,e krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore