LIVE UPDATES
Politike

PD koalicion me 6 aleatë, marrëveshja me 10 pika/ Basha: S’njohim zgjedhje pa opozitën!

23 Prill 2019, 07:25 Nga DOSJA
PD koalicion me 6 aleatë, marrëveshja me 10 pika/ Basha:

TIRANË–Demokratët zyrtarizuan sot koalicionin. Kryetari Lulzim Basha bashkë me një delegacion kanë pritur të gjitha delegacionet e partive opozitare për të firmosur marrëveshjen e re. I pari që e firmosi marrëveshjen ishte aleati historik i PD, Fatmir Mediu, i cili kishte një marrëveshje të personalizuar. Pas Mediut radhën për të firmosur marrëveshjen e kishte Agron Duka, që pas nënshkrimit tha se fokusi i paktit të tyre ishte ndihma e fermerëveve. E njëjta procedurë është ndjekur dhe për aleatët e tjerë, ku njëri pas tjetrit shkuan në sallën që i priste Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij në PD. E fundit që firmosi ishte Monika Kryemadhi e cila tha se zyrtarizimi i një koalicioni është shpresë për të gjithë. Partitë e tjera që firmosën ishte, LZHK e Dashamir Shehit, PDIU e Shpëtim Idrizit, PBDNJ e Vangjel Dules si dhe PDK e Nard Ndokës. Basha në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjeve me partitë e tjera opozitare tha se  ky koalicion do të zgjerohet në orët dhe në ditët në vijim ku bëri ftesë të gjthë që të bashkohen në frontin kundër Ramës. Ai përsëriti edhe njëherë se  zgjedhje me Ramën nuk do të ketë dhe as zgjedhje pa ndëshkuar krimin elektoral. Marrëveshja e PD me partitë e tjera opozitare përmban 10 pika bazë, ku një prej tyre është dhe mos regjistrimi në zgjedhje nëse nuk do të jenë kushtë ku votimi të jetë i lirë.  “Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm”, shkruhet në një nga pikat e marrëveshjes. Në përfundim të firmosjes së marrëveshjes se koalicionit të opozitës reagoi dhe Rama duke thënë se  zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se kjo lëvizje e opozitës është një tjetër vetëvrajse. Nga ana tjetër ambasaodri i OSBE në Tiranë, Bochard tha se ekziston dhe mundësia për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve.

Ora 12:31 Rama: Koalicioni një tjetër vetëvrasje, zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet as nuk do të ndalen e as nuk do të shtyhen, por do të zhvillohen më 30 qershor.

Ora 12:20 Kreu i OSBE-së: Ekziston mundësia të shtyhen zgjedhjet

Kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me partitë e vogla pas firmosjes së koalicionit opozitar. Sipas Brchardt, partitë duhet të gjejnë një zgjidhje për situiatën politike.

Ora 12:12 Basha i prerë: Nuk ka zgjedhje me Ramën, të ndëshkohet krimi elektoral

Basha u shpreh se zgjidhja e vetme është ajo që ka propozuar opozita, e cila ka kërkuar largimin e Edi Ramës si Kryeministër dhe hapjes rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

Ora 12:05 Kryemadhi: Firmosja e koalicionit jep shpresë, Rama, telekomandë e krimit të organizuar

Ora 11:39 Idrizi: Nuk hyjmë në zgjedhje si farsë, Rama kërkon të emërojë opozitën

Shpëtim Idrizi u shpreh se marrëveshja po bëhet për të kthyer në hulli të demokracisë vendin. Po ashtu ai bëri me dije se nuk do të pranojnë që të jenë një opozitë farsë dhe të shkojnë të regjistrohen në zgjedhje duke kthyer vendin si në vitin 1991, kur u votua për Ramiz Alinë.

Ora 11:38- Astrit Patozi zyrtarisht me Parti, regjistrohet në Gjykatë ‘Bindja Demokratike’

Bindja Demokratike dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar i Partisë është Astrit Patozi dhe Partia do të marrë pjesë në zgjedhje.  Partia e Patozit u krijua në një kohë kur opozita ndodhet jashtë parlamentit, dhe fillimisht mediat raportuan se në krye të kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari.

Ora 10: 50 Shehi tregon detaje nga pakti: Nuk futemi në zgjedhje, ata që hyjnë i bëjnë fresk Ramës

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se thelbi i kësaj marrëveshje tha se është bëteja kundër Ramës. Më tej shtoi se regjimi që është sot është një oligraki e vogël që i ka sunduar të gjithë. Ndërsa tregoi se spektri i opozitës po rritet dhe një ndër pikat e marrëveshjes është mos regjistrimi në zgjedhje.

Ora 10: 25 Ndoka thumbon Patozin për partinë e re: Rama është i vetëm, garon me PD-në e vjetër

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Ndoka tha se opozita sot është me e vendosur se kurrë deri në largimin e Ramës.

Ora 10:00 Dule: Bashkohuni të largojmë Ramën, është kosto për të gjithë

Ora 09:42- Agron Duka: Do punojmë më shumë për fermerët

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat. Para gazetarëve Duka tha se pakti është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe se do të punojnë më shumë për fermerët në Shqipëri.

Ora 09:35-Mediu: Qytetarët do të votojnë vetëm kur të jenë të lirë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një deklaratë të shkurtër për mediat ka folur për marrëveshjen me Partinë Demokratike. Sipas tij kontrata e re e kalon bashkëpunimin e tyre në një dimension tjetër dhe u shpreh qytetarët do të votojnë vetëm atëherë kur vullneti i tyre nuk do të jetë i manipuluar.

Ora 09:30 Zbardhen 10 pikat e marrëveshjes së koalicionit opozitar

Ndërkohë Dosja.al ka zbardhur 10 pikat që përmban marrëveshja e koalicionit opozitar. Aty saktësohet krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend. Më tej theksohet se partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron duka fatmir mediu koalicioni opozitar marreveshja me 10 pika nenshkruhet koalicioni opozitar partia agrare ambjentaliste partia demokratike partia republikanew agron duka fatmir mediu koalicioni opozitar marreveshja me 10 pika nenshkruhet koalicioni opozitar partia agrare ambjentaliste partia demokratike partia republikanew


Sondazh

Poll
Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë