LIVE UPDATES
Politike

PD humbi zgjedhjet/ Xhelal Mziu mesazh dibranëve: Do t’ju dalë në ëndërr! Do ju mallkojnë fëmijët për 5 mijë lek

29 Prill 2021, 08:26 Nga DOSJA
PD humbi zgjedhjet/ Xhelal Mziu mesazh dibranëve: Do t’ju dalë

TIRANË– Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu i është drejtuar me në mesazh qytetarëve disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në postimin e tij, Mziu akuzon mazhorancën për blerje votash, por nuk ka lanë pa përmendur edhe qytetarët e thjeshtë. Mziu shkruan se qytetarët që nuk e kanë votuar opozitën, do t’i mallkojnë fëmijët e tyre, edhe ata që sipas demokratit “u shitën” për 5 mijë lekë.

“Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të varfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…! Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë! Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit. Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”. Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…!,”- shkruan Mziu.

MESAZHI I XHELAL MZIUT: 

Të dashur vëllezër Dibranë! Mora t’ju shkruaj dy fjalë zemre, sot, jo se nuk kisha mundësi ta bëja që ditën e parë, por në rrespekt të ç’do kolegu kandidat për deputet, të çdo votuesi. Në fillim dua të falenderoj të gjithë Dibranët, Matjanët dhe Bulqizakët që dolën në një masë të madhe në votime për të zgjedhur “Ndryshimin”, dhe ne si Qark ishim në anën e ndryshimit. Dua të falenderoj përzemërsisht strukturat e Partisë Demokratike, koordinatorët, dhe gjithë demokratët, të cilët u angazhuan me mish e me shpirt për të sjellë ndryshimin e shumëpritur prej 8 vitesh. Dua të falenderoj të gjithë strukturat mbështetëse, të gjithë votuesit që i besuan një programi më i miri i hartuar ndonjëherë nga Partia Demokratike, dhe Lulzim Basha, na besuan neve duke na votuar dhe duke e kthyer Partinë Demokratike në forcë fituese në Qarkun e Dibrës. Dua të falenderoj të gjithë ato demokratë, qëndrestarë që për 3 muaj rresht ,por edhe në 8 vjet opozitë, na kanë mbështetur , kanë lënë hallet e tyre familjare mënjanë, kanë lënë fëmijët dhe janë vënë në mbrojtjen e votës duke u përballur me më të “këqinjtë” të vënë në shërbim të partisë shtet. Një falenderim i sinqertë për të gjithë ato intelektualë që na u bashkuan, për të gjithë ato Dibranë që erdhën nga Tirana e Durrësi dhe u bënë pjesë e fushatës sonë, deri ditën e zgjedhjeve. Bashkimi ynë, unifikimi dhe fushata model dhe qytetare i tmerroi kundërshtarët, që alternativë kishin vetëm blerjen me para krimi. Mendja Dibrane triumfoi dhe shkërmoqi bandën e Rilindjes…! Megjithëse nuk u gëzuan si ne edhe në shkallë kombëtare, ne u treguam Shqiptarëve, ndërkombëtarëve, mediave të shitura se në Shqipëri, një “skizofren” autokrat ka shkatërruar përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira. Nuk është koha për të treguar se ç’farë bëmë keq në shkallë kombëtare, apo si mund të ishim mbrojtur nga blerja masive e votës, sepse kjo tashmë s’ka vlerë, por ajo që është e rëndësishme, ne, u treguam me zë dhe me figurë se për të mbajtur pushtetin u përdor e gjithë makineria shtetërore. U përdor administrata duke i shantazhuar ato, u përdorën të punësuarit fiktivë, u përdorën punëdhënësit, u përdorën mësuesit, mjekët dhe infermjerët. U përdorën para të pista pafund, të shpërndara nga punonjësit e postës në zarfat e pensioneve, u përdorën administratorët të cilët çuditërisht çonin nëpër shtëpi edhe në orë të vona të natës zarfat me para, gjoja të ndihmës ekonomike. U përdorën segmente të caktuara të policisë së shtetit, “ushtarë të krimit të organizuar, të përdorur edhe në 2016 në parcelat e hashashit, apo 2017 në vjedhjen e votave”, dhe të gjitha këto i kemi referuar në organet kompetente. U përdorën bandat e krimit të organizuar njësoj si në zgjedhjet e kaluara, por që për këto krime elektorale besoj se do të ketë një dosje, një dosje që shpresoj të mos ketë fatin e “dosjes 184” që të zhduket dhe aktorët të rikandidojnë përsëri për deputet. U lejuan qindra ndërtime pa leje duke u nisur nga nga qyteti i Peshkopisë, ku është zënë çdo hapësirë, ndërtime pa leje në gjithë Maqellarën,në Gjoricë, Shupenzë e Bulqizë, në këmbim dhe për të deformuar votën e qytetarëve. U zhvilluan tendera dhe PPP për të tjetërsuar votën me paratë e tyre. Përballë të gjitha këtyre qëndruam ne, demokratët, dhe fituam kundër kësaj makinerie kriminale. Fituam si Qark. Fituam dhe i kthyem Dibrës nderin, duke i shtuar Partisë Demokratike edhe një mandat. U bëmë tre! Një falenderim edhe për ato njerëz të pa interesuar që këtë herë na mbështetën. Edhe për ato socialistë të ndershëm apo të zgënjyer që na kanë votuar, ato janë persekutuar nga Rilindja njësoj si ne. Dua të falenderoj familjen time, nipërit dhe kushërinjtë, farefisin dhe miqtë e familjes, shokët me të cilët kam punuar për vite me rradhë në Kamëz. Ju faleminderit për mbështetjen. Ju lashë për në fund jo se jeni më të parëndësishëm, por se detyrimi juaj është më i madh për shkak të afërsisë së gjakut. Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të varfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…! Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë! Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit. Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”. Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…! Si vëllezërit e mi ju këshilloj mos u shisni kaq lirë, mos ia shisni fatin e fëmijëve bandave të krimit të organizuar, mos ia shisni nderin kësaj makinerie qeveritare të pandershme që të blen një ditë për 4 vjet. Nderi i Dibranit nuk është aq i pavlefshëm…! Sot është dita të bashkohemi sa më shumë, të mbështesim fort liderin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha , një lider me prirje Europiane, vizionar dhe i suksesshëm. Beteja sapo ka filluar! Ju falenderoj përzemërsisht!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021 xhelal mziu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 29 Prill 2021, 07:55

TIRANË– Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka nisur me takimet politike. Herët, mëngjesin e sotëm, ajo ka zbarkuar n...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj