LIVE UPDATES
Bota

Patrullime të sinkronizuara të KFOR-it me ushtrinë serbe në vijën kufitare me Kosovën

11 Gusht 2020, 11:27 Nga DOSJA

KOSOVË– Gjatë dy ditëve të shkuara në Kosovë pati reagime, kundër reagime dhe debate ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, partive politike dhe vetë forcave paqeruajtëse të KFOR-it, rreth një patrullimi të xhandarmërisë serbe në vijën kufitare me Kosovën. Mediet në Kosovë publikuan pamje dhe raportuan për hyrjen e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kosovës në komunën e Kamenicës. Për këtë ngjarje dhe filmimet që u panë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se organet e shtetit janë duke hartuar një raport të detajuar për të parë së çfarë ka ndodhur. Veprimet e institucioneve “do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, u shpreh Hoti.

Reagimi i KFOR-it

Vetë misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, në një komunikatë për medie tha se “në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me forcat e armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodonoc”. Një mision rutinë, sipas paqeruajtësve. “Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të vijës kufitare administrative”, thuhej në një njoftim të KFOR-it. Sipas forcave paqeruajtëse, KFOR-i në mënyrë rutinore kryen patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet, siç thuhet në njoftim, rreth 350 kilometra. KFOR-i thotë se “kjo vijë nuk është e shenjuar dhe e përcaktuar mirë”.

“Vija kufitare administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shenjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin përgjatë vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë”, thuhej në sqarimin e KFOR-it.

Patrullimi i policisë së Kosovës

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë së Kosovës, ndonëse këta të fundit thanë se nuk kanë hasur në polic apo ushtar serb në teritorin e Kosovës. “Njësitet policore kufitare pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”, tha policia e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Kosovës: Kritika ndaj patrullimit të sinkronizuar

Megjithë shpjegimin e forcave paqeruajtëse për patrullime të sinkronizuara ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë së Serbisë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stubllai duket nuk ka qenë e kënaqur. Ajo vazhdon të besojë, se njësite të ushtrisë së Serbisë kanë shkelur në territorin e Kosovës. “Patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. Palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare, dhe në kohë të caktuar e njoftojnë njëra tjetrën për atë se çka kanë hasur në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar. Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim. Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet, se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak”, shkroi në reagimin e saj ministrja e Jashtme e Kosovës.

Shefja e diplomacisë kosovare mendon se defilimi i forcave serbe me uniformë në një fshat kufitar të Kosovës është “terrorizim i banorëve, duke ua rikujtuar atyre plagët e luftës”. “Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hap plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999”, thotë në reagimin e saj Stublla. Ajo konstaton që mekanizmat kosovarë të sigurisë “nuk do të duhej të lejojnë, e aq më pak të lehtësojnë patrullime të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, që shkaktojnë shqetësime dhe pasiguri tek qytetarët e asaj ane, trazojnë paqen, dhe provokojnë dhunë e vetëmbrojtje”, thotë Haradinaj Stublla, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare siç thotë “që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Plani i ri

Pas zhvillimeve të 7 gushtit dhe patrullimit të “sinkronizuar”, të një njësie të KFOR-it me një njësi të ushtrisë serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi, ministri i Rendit i Kosovës, Agim Veliu, ka bërë të ditur se janë dakorduar me forcat e KFOR-it, që policia e Kosovës dhe KFOR-it të rifillojnë patrullimet e përbashkëta. Sipas ministrit Veliu, pas një takimi që ai ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, gjeneral-majorin Michele Risi, ai është njoftuar se “hyrja e forcave të xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i këtyre forcave me pjesëtarët e KFOR-it”.

Misioni i KFOR-it nga ana e tij thotë se, “në përputhje me mandatin që ka, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin, si me organet e sigurisë së Kosovës dhe po ashtu edhe me forcat e armatosura serbe.

Marrëveshja e Kumanovës

Me 9 qershor të vitit 1999, NATO dhe ushtria e Serbisë, patën nënshkruar marrëveshjen e njohur si marrëveshja e Kumanovës, ku Serbia detyrohej të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Ndër të tjera në marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, dhe policia lokale.

U caktua po ashtu një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, ndërsa, në një zonë tjetër prej 5 kilometrash përtej kufirit me Kosovën, ushtria serbe nuk lejohej të vendoste armatime të rënda, përveç ushtarëve kufitarë. Marrëveshja e Kumanovës u arrit pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni trupat e kfor-it në kosovë ushtria serbe trupat e kfor-it në kosovë ushtria serbe


Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale