LIVE UPDATES
Aktualitet

Pashka Ortodokse, Kryepiskop Anastas Janulatos: Mos kini frikë, nuk duhet të lejojmë koronavirusin të na gjunjëzojë

15 Prill 2020, 17:15 Nga DOSJA
Pashka Ortodokse, Kryepiskop Anastas Janulatos: Mos kini frikë, nuk duhet

TIRANË– Kryepiskoti i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janulatos, ka shpërndarë një mesazh për të gjithë besimtarët ortodokë në vigjilie të festës së Pashkës. Në një mesazh, Janulatos shkruan se askush nuk duhet të ketë frikë dhe pasi është një këshilluese e njeriut. “Te njeriu frikën e shkaktojnë  shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin”, shprehet ai.

Janulatos shton se sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. “Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit”, shkruan Kryepiskopi.

DEKLARATA E PLOTË

Një nga dhuratat kryesore që na fali Zoti i Ngjallur, theksohet në himnin e periudhës paskale: “Kur ishin dyert mbyllur, Jisui iu shfaq nxënësve, u largoi  frikën dhe u dha paqen”. Me fuqinë që na jep kjo lloj mospasjeje frikë, nxënësit që më parë ishin rrëzuar prej “frikës së judenjve”, u treguan “në të gjitha kombet” apostuj të patrembur, dëshmitarë të Ngjalljes së Tij. Frika është një këshilluese e keqe e njeriut. Ajo depërton me mënyra të ndryshme në mendimin dhe në vullnetin tonë, duke na ulur rezistencën dhe kreativetin. Te njeriu frikën e shkaktojnë  shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin. Në nivelin personal frikë shkaktojnë armiqësitë, padrejtësitë, konfliktet e ndryshme individuale, por shpesh edhe dobësitë tona. Frika njerëzore kulmon veçanërisht kur njeriu ndodhet para vdekjes.

“Mos kini frikë” (Matth. 28:10) u tha Krishti i Ngjallur grave miroprurëse; “Paqe mbi ju” i përshëndeti Ai nxënësit e Tij dhe shtoi: “Merrni Shpirt të Shenjtë” (Jn. 20:22). Jeta juaj do të mbështetet në fuqinë dhe në veprimin e vazhdueshëm të Shpirtit të Shenjtë brenda qenies suaj. Që nga ajo kohë, Shpirti i Shenjtë i fuqizon të gjithë nxënësit e Tij, duke e lidhur të mospasurit frikë me paqen dhe dashurinë. Dhe për më tepër, Zoti i siguroi se do të jetë bashkë me ta, gjithë ditët “deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:20).

Ekziston një lidhje organike midis të mospasurit frikë, që na e dhuron Krishti, dhe frikës së Perëndisë, që është “fillimi i diturisë” (Fjalët e Urta 9:10) dhe që do të thotë përgjëratë, shpresëtari, ndërgjegjësim për praninë e Tij. Kjo frikë Perëndie është burimi jetësor, që fuqizon mospasjen frikë. Ai që ka frikë Perëndinë, nuk frikësohet nga askush dhe nga asgjë. Kjo mospasje frikë, së cilës i referohemi nuk ka asnjë lidhje me optimizmin abstrakt, por mbështetet te besimi në Perëndinë dhe në dashurinë e shprehur me vepra.

Ndjesia e pranisë së vazhdueshme të Perëndisë e dëbon frikën përgjatë ecurisë sonë të përditshme: “Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë të këqijat, sepse ti me mua je”(Ps. 22:3), na siguron psalmisti. Dhe një poet i brezit tonë plotëson: “Kur je krah meje dehem nga lavdia Jote. As edhe veten time nuk e kam më frikë”. Sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit.

***

Të mospasurit frikë, që na fal Krishti, kulmon para vdekjes. Kjo frymëzohet nga bindja se: “Edhe nëse rrojmë pra, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” (Rom. 14:8). “Askush le të mos e ketë frikë vdekjen” na mëson shën Joan Gojarti, “sepse prej saj na çliroi vdekja e Shpëtimtarit”. Gjithë kremtimi i Pashkës shtjellon dhe fuqizon këtë përvojë themeltare të Kishës sonë. Siguria për kapërcimin e vdekjes na ofron një perspektivë të ndryshme në jetën e përditshme: “Ne e dimë se kemi shkuar prej vdekjes në jetë, dhe këtë e dimë, sepse i duam vëllezërit” (1Jn. 3:14). Kjo është eksperienca ndër shekuj e njerëzve të panumërt, që jetojnë besimin dhe dashurinë më Krishtin. “Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1Jn. 4:18). Pashkë të mbarë, vëllezërit e mi!  Me Ngjalljen brenda nesh! Le të bëhet zemra jonë “tempull i Perëndisë së gjallë” (2Kor. 6:16). Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi e dhimbshme, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet. Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janulatos pashka ortodokse anastas janulatos pashka ortodokse

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit