LIVE UPDATES
Bota

Partia Republikane në krizë, mbështetësit e saj po largohen pas trazirave të 6 janarit: Ajo nuk përfaqëson më interesat

17 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
Partia Republikane në krizë, mbështetësit e saj po largohen

SHBA- Largimi i Presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar – katër vjet pasi mori kontrollin e Partisë Republikane – e vë në udhëkryq lidershipin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë, duke patur parasysh besnikërinë e vazhdueshme të dhjetëra miliona mbështetësve të zjarrtë të Trumpit.

Sulmi ndaj Kapitolit në 6 janar i ka bërë ndarjet mes republikanëve më të thella, ndërsa protestuesit valvitën flamuj të Trumpit ndërkohë që kërkonin të largonin përmes dhunës ligjvënësit dhe, brohorisnin “Vareni Mike Pence-in” – duke iu referuar nënpresidentit i cili ka qenë një nga konservatorët më të besueshëm në Partinë Republikane.

“6 Janari ishte beteja e parë në luftën për shpirtin e partisë Republikane në epokën pas Trumpit,” tha Whit Ayers, president i firmës republikane të sondazheve North Star Opinion. Ai i tha Zërit të Amerikës se, “ekziston një fraksion populist dhe një fraksion drejtues dhe mendoj se të dyja këto grupe do të luftojnë për kontrollin e Partisë Republikane që këtej e tutje.”

Ndarja u manifestua të mërkurën kur 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë republikan, Liz Cheney, bashkuan forcat me shumicën demokrate për të filluar procedurën e shkarkimit të Presidentit Trump nën akuzën e “nxitjes së kryengritjes”.

Beteja ka të ngjarë të duket më e qartë gjatë një gjyqi në Senatin amerikan që mund të fillojë më vonë këtë muaj – hera e dytë që Trumpi do të duhet të mbrojë veten kundër akuzave të fajësimit. Ndërsa një numër i vogël senatorësh republikanë ndëshkuan me kujdes presidentin pas sulmit në Kapitol dhe disa bënë thirrje për largimin e tij të shpejtë, mbetet për t’u parë se si do të votojnë republikanët në Senat pas largimit të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë.

Ndarjet shtrihen përtej republikanëve në postet drejtuese. Shtatëdhjetë e katër milionë amerikanë votuan për zotin Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shumë prej të cilëve besojnë, megjithëse pa patur prova, se zgjedhjet u “vodhën” dhe se partia Republikane në përgjithësi dështoi të luftojë mjaftueshëm në emër të Trumpit.

“Shpresoj që partia aktuale të vdes”, thotë Jake Ballard, një votues i zotit Trump nga Karolina e Veriut. “Republikanët si senatori i Jutas (Utah) Mitt Romney duket se i përbuzin votuesit si unë po aq sa demokratët. Ata janë frikacakë dhe nuk përfaqësojnë interesat e mia”.

Romney ishte senatori i vetëm republikan që votoi në favor të dënimit të Trumpit pas ngritjes së akuzave për shkarkimin e tij vitin e kaluar dhe ka mbetur një kritik i ashpër i presidentit.

Fraksioni populist

Një fraksion i Partisë Republikane përbëhet nga votues evangjelistë të krishterë dhe konservatorë si zoti Ballard, të cilët vazhdojnë të mbështesin me pasion zotin Trump dhe politikanët që ata ndiejnë se kanë qëndruar besnikë ndaj tij.

Ballard tha se ndihej krenar kur pa mijëra “patriotë” që iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Ndërsa shpreh keqardhje për trazirat në Kapitol, ai nuk e fajëson Trumpin dhe thekson se presidenti nuk e ka pranuar dhunën politike.

“Ai mund të jetë i vetmi njeri konsekuent mes nesh”, thotë Ballard. “Ai dënoi dhunën e lëvizjes Black Lives Matter këtë verë nga të majtët, dhe tani po e dënon dhunën e shkaktuar nga e djathta.”

Sondazhet tregojnë një rënie në vlerësimet për miratimin e punës së Presidentit Trump që nga 6 janari, kur ai nxiti mbështetësit e tij të marshonin drejt Kapitolit për të protestuar për rezultatet e zgjedhjeve. Por një mesatare e sondazheve të përpiluara nga organizata Fivethirtyeight.com tregon se më pak se një në gjashtë republikanë mbështet largimin e Trumpit nga detyra, një javë pas sulmit në Kapitol që la pesë të vdekur, përfshirë një oficer policie të Kapitolit.

Në Teksas, mbështetësja e Trumpit Marie Garza i tha Zërit të Amerikës se ajo ka gjasa të votojë për presidentin nëse ai kandidon përsëri në vitin 2024. Ajo tha se ngjarjet në Kapitol “shënojnë lindjen e një Partie të re Republikane“.

Zonja Garza shtoi se, “Republikanët që qëndruan pranë Trumpit dhe luftuan për demokraci dhe liri duken qartë ashtu siç duken qartë edhe ata që e përdorën atë për përfitime dhe që tani e kanë braktisur atë. Një parti e re, moderne Republikane / Konservatore po lind dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. ”

Fraksioni drejtues

Ndërsa shumë republikanë vazhdojnë të mbështesin zotin Trump dhe e shohin atë si udhëheqësin e natyrshëm të partisë nga tani e tutje, të tjerët janë gati të ndryshojnë qëndrim dhe besojnë se dominimi i Trumpit në krye të republikanëve do të ishte katastrofike.

“U ndjeva shumë i turpëruar kur pashtë atë që ndodhi javën e kaluar. Nëse ka diçka për të protestuar, duhet protestuar, por hyrja me forcë në Kongres është e papranueshme dhe kjo e bën Amerikën objekt talljeje në mbarë botën,” tha për Zërin e Amerikës veterani dhe banori i Floridës Harvey Wasserman.

Ai thotë se votoi për zotin Trump në vitin 2016 dhe 2020 por tani shpreson që presidenti të qendrojë jashtë politikës sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

“Shpresoj që ai të mbyllet brenda në Mar-a-Lago,” tha zoti Wasserman, duke iu referuar vendpushimit të zotit Trump në Florida. “Ai e ka turpëruar Partinë Republikane. Rri aty dhe mos dil përjashta.”

Drejtimi i partisë

Historiani Allan Lichtman në Universitetin Amerikan nuk beson se presidenti do të largohet nga skena politike.

“Nëse Trumpi nuk është në burg, gjë që nuk është e pamundur në këtë pikë, atëherë nuk mund ta imagjinoj që ai të largohet nga skena,” tha zoti Lichtman.

Profesori Lichtman beson se kjo mund të sjellë telashe për Partinë Republikane siç u dëshmua nga dy garat e fundit për Senatin amerikan në shtetin Xhorxhia me prirje republikane, ku fituan demokratët.

“Kjo u pa në rolin e tij gjatë balotazheve në Xhorxhia. Ai ka një mbështetje të madhe personale, që republikanët nuk duan ta humbasin por as nuk kanë mundësi ta mbajnë sepse tërheqja e tyre i largon të pavarurit dhe republikanët e qendrës.”

Analisti politik me Universitetin e Xhorxhias Charles Bullock thotë se cilido qoftë roli i ardhshëm i zotit Trump në parti dhe diskursi i kombit, disa dëme tashmë janë bërë .

“Mendoj se zoti Trump e ka bërë shumë të vështirë që republikanët të garojnë në shtetet dhe distriktet e moderuara,” tha për Zërin e Amerikës zoti Bullock.

Nëse heqin dorë nga presidenti, tha ai, e lënë veten zbuluar në garat paraprake përballë sfiduesve që janë pro-Trumpit, që do të ishte e vështirë . Por nëse shihen si mbështetës të zotit Trump, kjo gjë mund t’u kushtojë atyre zgjedhjet e përgjithshme.

Qëndrimi i mbështetësit të fortë të zotit Trump, Jake Ballard, është shemmbull i sfidës për republikanët që përpiqen të mbajnë partinë të bashkuar.

“Nëse Partia Republikane vazhdon të drejtohet (RINO) nga njerëzit që kanë vetëm emrin republikanë si Romney, McCain dhe McConnell, atëherë do të heq dorë nga këto zgjedhje dhe thjesht do marrë pjesë vetëm në zgjedhjet lokale,” tha Ballard. RINO është një epitet që përdoret për ata që konsiderohen si shumë të afërt me demokratët.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mike pence mitt romney partia republikane whit ayers donald trump mike pence mitt romney partia republikane whit ayers

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez