LIVE UPDATES
Politike

Partia Republikane dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ekspertëve: Nuk krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërd

3 Dhjetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Partia Republikane dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e

TIRANË– Partia Republikane ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që është bërë nga Komisioni Teknik për të ndaluar tubimet dhe mbledhjet e më shumë se 10 personave.

Nëpërmjet një deklarate për mediat partia kërkon që njerëzit të mos kufizohen dhe tu garantohen të drejtat e liritë që kanë. Ata shprehen se kjo nuk i lejon qytetarët që të kenë kontakt me botën e politikës. Madje PR shton se parlamenti dhe politikanët duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët disa të tjera.

Deklarata e plotë e PR:

Partia Republilane falenderon me respektin më të madh të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, që po përballen me covid-in. Pandemia është një po cënon jetët e qytetarëve shqiptarë, është një problem jashëzakonisht i madh, me të cilin duhet të ndeshemi të gjithë si shoqëri, si individ, si institucione shtetërore dhe si politikë.Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.Kushtetuta është shkruar për të kufizuar autoritetin dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, liritë e tyre personale, liritë politike dhe liritë fetare. Kushtetuta duhet t`i garantojë ato dhe në momentin e cënimit, në rastet emergjente, duhet të ketë një ndërhyrje në mënyrë proporcionale dhe ajo duhet të garantojë përsëri barazinë përballë ligjit. Ne shohim, standart krejt tjetër konkretisht me qeverinë, me Parlamentin, me institucionet e lidhura me qeverinë, duket qartësisht një pabarazi në aktivitetin politik të qeverisë, të instrumentave që ka qeveria, të institucioneve që ka qeveria, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të Parlamentit, në raport me opozitën dhe aktivitetin e saj politik. Në prag të fushatës elektorale, siç është vepruar në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kodit, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare sot, pamundësia për të zhvilluar aktivitet politik. Rasti me letrën e kryetarit të Kuvendit dhe kthimi i përgjigjes nga zv/ministrja është rasti më flagrant, ku i thotë partive politike që nuk mund të bëni aktivitet politik, dhe nga ana tjetër i thotë kryetarit të Kuvendit, ju mund të zhvilloni sa herë të doni seancë, mjafton që të respektoni disa rregulla. Pyetja është; Pse Parlamenti dhe kryetari i Parlamentit, apo deputetët, duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë disa rregulla të tjera? si kryetari i Parlamentit, si deputetët, si partitë politike, qytetarët përballë ligjit dhe përballë Kushtetutës janë të barabartë. Pra cënimi duhet të jetë i tillë që duhet të efektojë në mënyrë të barabartë gjithësecilin. Mbas kësaj fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta, për të ndërtuar një raport shprese dhe besimi, dhe për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti, që është i papranueshëm, si nga BE dhe nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.Prandaj mendoj që kjo është shumë e rëndësishme që ne t`a çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia republikane partia republikane

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve