LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia muaj pas muaji; Në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u dyfishuan, rekord në Europë

1 Shkurt 2021, 06:10 Nga DOSJA
Pandemia muaj pas muaji; Në nëntor dhe dhjetor vdekjet në vend u

Pandemia e Covid-19 po rezulton me pasoja të rënda lidhur me fatalitetet që ajo ka shkaktuar në vend, e përkeqësuar sidomos në dy muajt e fundit të vitit, ku ritmet e rritjes kanë qenë më të lartat në Europë.

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Monitor, sipas informacionit zyrtar nga Drejtoria e Gjendjes Civile bënë të ditur se për gjithë vitin u regjistruar gjithsej rreth 28 mijë jetë të humbura, me rritje prej rreth 28% si në krahasim me mesataren e 2015-2019 ashtu dhe me vitin 2019. Në total, shtesa e vdekjeve, pjesa dërrmuese e të cilëve vlerësohet nga mjekët se ka ardhur nga Covid-19 ishte rreth 6 mijë persona.

Nëse i shohim të dhënat muaj pas muaji, panorama ndryshon tërësisht nga periudha në periudhë.

Në janar dhe në shkurt, kur për pandeminë dihej shumë pak dhe askush nuk e merrte seriozisht, teksa ajo nuk kishte mbërritur ende në Europë, vdekjet shënuan një trend normal, madje ulje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë (-9.1% në janar dhe -5.2% në shkurt).

Në mars, muaji i parë kur zyrtarisht u regjistruan rastet e para me Covid-19 në vend dhe filloi karantina e ashpër për të parandaluar përhapjen e infeksionit, vdekjet e regjistruara ranë ndjeshëm, por kjo lidhet më shumë me mbylljen e vendit dhe pamundësinë e kryerjes së veprimeve në Gjendjen Civile. Këto fatalitete u regjistruan në prill, ku u shënua një rritje e lartë. Për këtë arsye, këto dy muaj i llogarisim së bashku, ku ndryshimi në raport me mars-prill të një viti më parë është me një rritje të lehtë prej 3%.

Në maj, kur filloi dhe hapja graduale e ekonomisë, jetët e humbura ishin pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë. Tendenca rritëse filloi që në muajin qershor, (+12.4%), teksa rihapja nxiti shtimin e infeksionit. Në korrik ritmet e rritjes së vdekjeve filluan të përshpejtohen (+15.9%). Në gusht, që përkon me kulmin e sezonit turistik, funksionimin e bareve të natës, dhe lëvizjet brenda vendit ishin të shtuara, vdekjet u rritën me një ritëm të lartë prej 47.4%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas gushtit, marrja e disa masave, si mbyllja e lokaleve të natës dhe përfundimi i pushimeve i lehtësoi pak situatën, që gjithsesi vijoi të mbetej e përkeqësuar në raport me një vit më parë. Në shtator dhe tetor, vdekjet u rritën përkatësisht me 33.6% dhe 32.9%.

Vala tjetër dhe më e rëndë e pandemisë deri tani kulmoi në muajt nëntor dhe dhjetor. Pas hapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë, që shtoi grumbullimet në ambiente të mbyllura (nga 1 tetori lokalet u lejuan të funksiononin dhe në hapësirat ebrendshme), shkalla e infeksionit u përhap gjerësisht, çka ndikoi dhe në rritjen e lartë të fataliteteve. Qeveria shqiptare u mjaftua me kufizime të lehta dhe nuk e pa si opsion mbylljen, ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës, çka çoi dhe në një tejmbushje të spitaleve.

Të dhënat zyrtare të akteve të vdekjeve, nga Gjendja Civile, tregojnë se nëntori dhe dhjetori ishin realisht muaj shumë tragjikë. Në nëntor u shënuan gjithsej rreth 3,370 jetë të humbura, me një rritje prej 111% në krahasim me të njëjtën periudhë të një muaji më parë. Mesatarisht në nëntor humbën jetën 112 persona në ditë, nga 53 persona në ditë në nëntor 2019. Vetëm shtesa e vdekjeve në nëntor ishte gati 59 persona në ditë, që potencialisht janë fatalitete të shkaktuara nga pandemia.

E njëjta situatë vijoi edhe në dhjetor, ku u shënua një rekord i ri prej rreth 4,160 jetë të humbura, me një rritje prej 98% në krahasim me dhjetorin e një viti më parë. Në muajin e fundit të vitit humbën jetën 134 persona në ditë, nga 68 persona një vit më parë. Vetëm shtesa e vdekjeve në dhjetor ishte 66 persona në ditë.

Për të gjithë periudhën nëntor-dhjetor, kur kulmoi pandemia, shtesa e fataliteteve në ditë rezulton të ketë qenë 63 persona. (nga spitalet Covid, maksimumi ditor i fataliteteve të raportuara ishte deri në 19 (në datën 24 nëntor). Në periudhën nëntor-dhjetor u regjistruan 64% e totalit të vdekjeve shtesë për gjithë 2020-n.

Krahasimi me Europën, sipas Eurostat; Asnjë shtet nuk ka pasur rritje mbi 100%

Rritja e fataliteteve është konstatuar kudo në Europë përgjatë 2020-s. Eurostat raportoi pak më herët se pandemia e Covid-19 e ka rritur vdekshmërinë në 27 vendet anëtare të BE-së me ritme dyshifrore gjatë periudhës mars -tetor 2020 ne krahasim me mesataren e se njëjtës periudhë në vitet 2016-2019. Nga të dhënat rezultoi se, rreth 297 500 vdekje të tjera ndodhën në BE gjatë periudhës maj-tetor krahasuar me të njëjtën periudhë në 2016 – 2019.

Shtesa bruto e vdekshmërisë ishte e lartë në prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019. Më pas gjatë muajve, sipas Eurostat, shtesa e vdekjeve u lehtësua disi dhe nisi përsëri në gusht – shtator, me valën tjetër të pandemisë. Vdekjet shtesë u rrit me 8% në shtator dhe me 17% në tetor mbi mesataren. Treguesi u rrit më tej në nëntor 2020 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me të dhënat në dispozicion.

Nga të dhënat e detajuara të rritjes mujore të publikuara nga Eurostat (shih link https://ec.europa.eu/eurostat/databroëser/vieë/demo_mexrt/default/table?lang=en) rezulton se asnjë shtet në valën e vet ciklike të pandemisë, përgjatë mars-nëntor, nuk ka shënuar rritje aq të lartë sa Shqipëria në nëntor (+111%). Rekordin në BE e mban Polonia, me rritje të fataliteteve prej 97% në nëntor dhe Sllovenia me 91% po në nëntor. Italia, një prej shteteve më të goditura ka pasur kulmin e pandemisë në mars dhe prill (+49% dhe +41%), për të rënë në nivele një shifrore deri në shtator dhe duke u rritur sërish me 13% në tetor.

Treguesi më real i pasojave të pandemisë dhe i krahasueshëm mes shteteve, do të jetë ai i shtesës së fataliteteve për 1 milionë banorë. Të dhënat e plota nuk janë ende të disponueshme, por për Shqipërinë ky tregues është mbi 2 mijë vdekje për 1 milionë banorë. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare te institutit statistikor italian (https://www.istat.it/it/archivio/252168), dhe në Mbretërinë e Bashkuar (https://www.standard.co.uk/news/uk/uk-covid-excess-death-rate-world-war-two-b851340.html), ky tregues nuk e kalon vlerën e 1500, shumë më i ulët se në Shqipëri!

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19 koronavirusi ne shqiperi pandemia e covid 19


Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Janar 2021, 17:08

TIRANË– Për më shumë se një vit, e gjithë vëmendja e sistemit shëndetësor është e përqëndruar tek pandemia e koronavirusit, duke lënë në ‘hije&...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin