LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia futi hundët dhe tek tatuazhet, shqiptarët vizatojnë Covid-19 në trup

7 Gusht 2020, 20:00 Nga DOSJA
Pandemia futi hundët dhe tek tatuazhet, shqiptarët vizatojnë

SHQIPËRI– Nuk janë të paktë njerëzit që vendosin të kenë me vete gjithë jetën një apo më shumë tatuazhe që kanë një domethënie ose jo, që i kujtojnë diçka apo dikë. Kjo mënyrë arti daton para shumë kohësh dhe vazhdon edhe sot të jetë e preferuar edhe pse pandemia globale ka zënë vend edhe në studiot e tatuazheve.

Fatjon Doda nga studio “Durazzo Ink” thotë se padyshim pandemia i ka ndikuar negativisht në punën e tij. Studio e tij ndodhet në Durrës dhe gjatë viteve të tjera shumë klientë kanë qenë turistë të huaj, gjë që sot është një mungesë shumë e madhe.

Padyshim pandemia ka pasur impakt negativ në gjithë botën edhe nuk kishte si mos të prekte dhe artin që unë bëj. Këtë vit ka pasur klientë që kanë anulluar takimet ndoshta nga frika apo nuk e di por kjo gjë ka ndodhur në fillim, pastaj kur u hapën rrugët dhe u hoq orari, si duket u harrua pandemia dhe klientët filluan të vijnë si zakonisht. Më shumë është ndjerë mungesa e turistëve dhe klientëve të rinj. Ka shumë pak turistë dhe klientë të rinj që vijnë në studion time” thotë Fatjoni.

Përvec kësaj, pandemia i’u ka dhënë dhe ide të reja personave që i duan tatuazhet.
“Dosku tattoo” ndodhet në rrugën e Elbasanit ku kërkesat e veçanta nuk kanë munguar në këtë periudhë. Endri, artisti i studios i ka treguar Gazetës “Si” se pandemia ka ndikuar muajt e parë kur çdo gjë ishte e mbyllur por pastaj është çuditur nga ajo që ka vënë re.
Asnjë nga klientët e mi nuk ka anulluar takimet, normal janë shtyrë por anullime nuk ka pasur.” thotë Endri.

Ai tregon se jo vetëm që nuk janë anulluar takimet por edhe ka pasur klientë me kërkesa të veçanta, ato kanë kërkuar tatuazhe në lidhje me Covid-19. “Një ndër to janë portrete të stilit chicano, me maskë në fytyrë. Gjithashtu ka pasur edhe nga ata që kanë shkruajtur “coronatime”, shumë të bindur në atë që po bënin” tha Endri.

Një problem është dhe protokolli. Duhet të ketë vetëm një person në studio, të tjerët duhet të presin në rradhë me një largësi prej një metri, të gjithë duhet të pajisen me maska dhe duhet ti matet temperatura çdo klienti para se të hyje në studio.
A bezdisen  klientët nga gjithë këto kur e vetmja gjë që duan është të bëjnë tatuazhin dhe të largohen?

Marvi tattoo thotë se “Ne si studio gjithmonë kemi punuar me maska dhe doreza duke ruajtur higjienën dhe sterilitetin ndaj çdo patogjeni të infeksionit duke qenë se bëjmë shpime në kontakt me gjakun (shpime trupore, Piercing-tattoo)” por problemi është me klientët të cilët nuk janë mësuar me maska dhe e shohin të panevojshme dhe bezdisëse vendosjen e maskës nga ana e tyre e nuk duan të presin në rradhë.  Ky është një tjetër moment ku studio humb klientë.

“Marvi Tattoo” i  tha Gazetës “Si” se puna ka rënë me 70% për shkak të pandemisë dhe protokollit që duhet të ndjekin. Në këtë periudhë studio është detyruar të punojë vetëm me orare të rezervuara për të shmangur grumbullimn e njerëzve , gjë që ul numrin e klientëve si dhe mungesa e turistëve dhe emigrantëve ka ulur shumë ndjeshëm punën dhe këto kohë më shumë po punon me klientët besnikë që tashmë kanë besim të plotë në punën e tij dhe nuk e kanë problem të ndjekin çdo rregull, mjafton të bëjnë tatuazhin, një dëshirë që shumë herë dhe mund ta kalojë frikën. Kështu ka ndodhur dhe me klientët në studion “Flori tatto-piersing” në Tiranë.

Artisti Florian Dosku i ka thënë Gazetës “Si” se shumë klientë kanë menduar ta shtyjnë për një periudhë tjetër bërjen e tatuazheve por janë penduar pasi “kanë aq shumë dëshirë për të parë tatuazhin në trupin e tyre sa e lënë mënjanë frikën nga virusi” madje ndoshta dhe për të treguar se janë më të fortë apo për të pasur një kujtim nga gjithë kjo situatë, shumë klientë kanë vendosur të bëjnë tatuazh fjalën ‘Covid-19’.

Si duket, nuk paska gjë që i ndal dashamirësit e tatuazheve!

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi dhe tatuazhet koronavirusi dhe tatuazhet

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale