LIVE UPDATES
Bota

Panajot Barka ‘sulmon’ Marin Memën: Mund të shpallesh hero por mos cëno identitetin e grekëve të Dropullit, ke

18 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
Panajot Barka ‘sulmon’ Marin Memën: Mund të shpallesh hero

TIRANË- Panajot Barka ka sulmuar gazetarin Marin Mema, pas dokumentarit me titull “Kur Gjini u bë GREK…. Dropulli, grek apo shqiptar? E vërteta-Gjurmë Shqiptare“. Në një shkrim në rrjetet sociale, Barka thotë se nuk ka asgjë personale me Memën, pasi prindërit e tij i ka miq të mirë, por thekson se emisioni i gazetarit ka cënuar kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet. Për të, Marin Mema mund të shpallet hero, por nuk mund të cënojë integritetin e grekëve në Dropull apo kudo në Shqipëri.

PËRGJIGJIA E PLOTË E PANAJOT BARKËS:

Të shtunën me 16.01.2021, emisioni televiziv “Gjurmë shqiptare” me autor M. Mema në kanalin “Top Channel”, iu referua etnogjenezës dhe historisë së banorëve të Dropullit në rrethin e Gjirokastrës. Nuk kam asgjë personalisht me autorin. Aq më tëpër që prinderit e tij i kam miq shumë të mirë. Dhe jemi miq të mirë se ata reflektojnë një kulturë kulturë perendimore, tolerance, respekti, bashkejetese e bashkëpunuese, pavarësisht dallimeve cilatdo qofsin. Një karakteristikë që e dalloi dhe e dallon këtë pjesë të jugut të sotëm të Shqipërisë shekuj me radhë dhe para të cilit jemi të detyruar të përulemi me respekt të thellë. Emisioni cenon kontratën historike të bashkëjetesës, të barazisë, të të drejtës së identitet. Autori Mema, mund të shpallet “hero” në mbrojtje të ideve të veta kombëtare. Nuk përbën asnjë problem. Përkundrazi! Eshtë në të drejtën e tij!

Por është e patolerueshme që ai të abuzojë në emër të këtij misioni dhe të trazojë në menyrë të njëanshme të vërteta shekullore, të cenojë integritetin e historisë dhe të identitetit të banorëve grekë në zonën e Dropullit dhe të grekëve në përgjithësi në Shqipëri. Në planin e përgjithshëm. Mema edhe një herë manifeston frikën e shumicës nga pakica dhe angazhimin e madh për të gjetur “armiq” nga kundërvenia me të cilët të mund të evidentojë vetën dhe ata që përfaqëson.

Në planin etik dhe profesional. Për një temë të tillë të rendësishëm, autori është i detruar t’i referohet edhe palës tjetër. Aq më tëpër kur ajo përbën pakicë dhe detyrimi për të promovuar mendimin e saj, përbën normë të civilizimit perendimor. Pra, autori duhet të ballafoqonte idetë e tij me ato të përfaqësuesve të vërtetë të historisë dhe kulturës së Minoritetit Komëbtar në Dropull.

Dhe të tillë Dropulli ka më shumë se çdo krahinë tjetër e Shqipërisë. (Nëse me 1927 Gjirokastra kishte më shumë të diplomuar me universitet se e gjithë Shqipëria së bashku, rezulton se në masën 70% ata i përkisnin identitetit grek. Ndërsa në kohën e diktaturës nga krahina e Dropullit kontribonin në pjesët e ndryshme të vendit mbi 1830 kuadro me shkollë të lartë.)

Pra, në një zonë me një kulturë kaq të lartë dhe të njohur brenda dhe jasht vendit, autori nuk kërkon mendimin e tyre të kualifikuar, por në menyrë fyese, denigruese dhe të ulët, shkon nëpër fshatra malore me një kamerë të fshehtë dhe tinëzisht regjistron duke provokuar disa pleq e plaka, pa u prezantuar dhe pa treguar qellimin!!! Në vijim shkeput gjysëm deklarimet e tyre dhe i përdorë në menyrë abuzive si argumente shkencore e historike në favor të idesë së tij. (!!)

Së dyti. Abuzimi me faktet historike. Shtrembërimi i realiteteve historike e shoqërore dhe përdorimi i “titujve akademikë” për të qenë bindes, nuk përbën thjesht propagandë denigruese, por edhe shkelje të të drejtave identare dhe akt i denueshëm ligjerisht (!)

P.sh. Argumentin e vetëm që përdorë autori i emisionit për të vërtetuar se grekët janë të ardhur në Dropull shumë vonë, (pas shekullit XVIII) e servir nëpërmjet Pëllumb Xhufit. Ky, duke abuzuar me titullin e vet, shtrembëron në mënyrë absurde dokumentin e Kronikës së Dropullit. Sipas referencës së Xhufit, kronika thotë se Dropullitet erdhën në trojet e veta aty nga shek XVIII-XIX.

E vërteta e historisë që fsheh kronika e Dropullit

Në fakt, kronika, është shkruar nga dropullitet në fillim të shek. XVIII. Qëllimi ishte, që në kuadrin e ideologjisë neo-ilumniniste helene, të shkruanin e të përcaktonin historinë e gjenezës së tyre dhe ngjarjet historike që pasuan, deri në pushtimin otoman. Kronika e vlerësuar nga Pouqeuville si dokument me shumë saktësi, tregon se

Dropullitet janë pasardhës të dy fiseve të mëdha athiniote. Këto dy fise me nga dy mijë anëtarë se cila, u dëbuan nga Athina pas Luftës së Trojsë, me akuzën se ndihmuan Thisean për rrembimin e parë të Helenës së bukur. U vendosen në luginën e këtueshëm të pabanuar të cilës i dhanë emrin Dhriinopolis, për shkak të pyjeve të shumtë me vallanidhja.

Dhe lumin që e përshkonte, Dhrinos. Kryeqendrat e parë të tyre, përcakton kronika, ishin aty ku bashkohet edhe sot Vjosa me Drinon, mbi i Leklin e sotëm. Aty ku në shkeullin IV m.Kr. u themelua peshkopata e parë e perandorisë romake lindore të krishterimit, më vonë bizantit. Më vonë u shtrinë drejt Jugut duke arritur deri në liqenin e sotëm të Zharavinës dhe Pogonin.

Me vperimtarinë zhvilluese të tyre që me themelimin e në vijim lidhen shumë toponime që arrijnë deri në ditët tona si Zoillos-Zhulati i sotëm, Homili-Humelitsa, Gardhion – (G)Kardhiqi, Sohakos – Suha, Ariskon – Αrinista. Litavonion-si ndërtoi qytetin me të njëjtin emër, diku pranë Labovës së sotme dhe Saronas ndërtoi për nder të të atit të vet Gorani qytetin Goranopolis Vrahogoranxinë e sotme. Tre pasardhes nga fisi Litavonion, Argjyri, Hrysodhallo dhe Kolloris, ndërtuann në shek VI m.Kr tri qëndrat –qytete të tyre: Argjyrokastron Hrysodolin dhe Kolloritsinë që egzistojnë ende me të njejtin emër.

Në Luginën e Dropullit, sidomos në qendrën e saj ivestuan mbreter e perandorë. Pirrua në Jerma dhe themeloi Antgoneian, Jul Çezari që ndërtoi në trekendeshin Sofratikë, Antigoneia, Melani, Adriani mbi qytetin e lashtë helen të Sofratikës që pas viteve 1980, kur qyteti u zbulua rastesisht, mori emrin Hadrianopolis, Justiniani që investoi po në të njëjtin trekendesh. Tiverios Konstantinos, (574-582), Kostandinos Pogonatos (641-668), që pagëzoi me emrin e tij Pogonin e sotëm, Andronikos, Aleksios Komninos (1081-1118), Andronikos B’, (1282-1328) etj.

Në luginë e Dropullit gjenden ende të pazbuluara rreth 15 qytete antike helene, ashtu si edhe toponimi SELEIO, emri i fshatit sot, i cili rruan me fanatizëm dhe me ortografi emrin nga e ka prajardhjen emri i Elladhes-Greqisë!

Mashtrimi i dytë i madh i Xhufit lidhet me referencën (në mendjen e tij) të një letre që gjoja aty nga mesi i shekullit të XIX banorët e Pogonit i kërkonin Patriarkanës të dërgonte aty një prift shqiptar pasi nuk e donin priftin grek që u kishte dërguar !!!

Pak seriozitet profesor edhe kur mashtron! Së pari priftërinjtë shuguroheshin nga Peshkopata (e Dhrrinopolit për Pogonin) dhe ishte çeshtje e enorisë dhe jo e episkopatës aq me keq e Patriarkanës. Së dyti, dihet se ne këtë kohë që flet profesori, Kurt pasha që ndiqte Ali Pashën, varri tetë proftërinj grekë të Pogonit se fshehën Ali Pashën dhe ai, kur u bë pasha u fali si shpërblim toka dhe kishën e famshme të Sopikut. Së treti, Mesha e parë në gjuhën shqipe shenohet në vitet 20 të shek XX dhe nuk ka asnjë lidhje me Dropullin e Pogonin e as me Zagorinë.

Problemi i “origjines” arbnore të mbiemrave dhe emrave në Dropull.

Autori Mema therret për këtë në nmdihmë profesorin e nderuar dhe studiuesin e njohur të P. Otomane Ferit Dukën. Por edhe profesori, mëgjithë respektin e madh që kam personalisht dhe bashkëpunimin e ngushtë, kur është dashur, bën disa lapsuse. Së pari. Me 1431 që u bë regjstrimi i parë otoman, i cili përcakton sipas autorit të emisionit aktin përfundimtar të pushtimit, Dropulli vazhdonte rezistencën që zgjati deri me 1456 dhe sipas disa burimeve të tjera deri dhe pas vdekjës së Skendërbeut.

Së dyti. Regjistruesit turq, bënin regjistrimin duke i përshtatur emrat menyrës së vet të shqiptimit, që presupozon së paku heqjen e s-së fundore. (Këtë kanë bërë dhe në të gjithë Greqinë, apo dhe në Bullgari, Vllahi etj. Çfarë ndodhi në Shqipëri?! U ruajtën deri sot trajtat e P. Otomane në onomatologji dhe ato u konsideruan në vijim si identitet shqiptar. Për analogji. Personalisht në gjendjen civile emri im i regjistruar sipas kësaj tradite është “Panajot” dhe jo “Panajotis”. Kjo nuk do të thotë se unë i përkas kombësisë “arbërore” madje edhe pse flas e shkruaj shumë mirë shqip.

Së treti. Dihet përgjatë pushtimit Otoman kishte lëvizje të shumta njerëzish, grupesh komunitetesh nga njëri cep te tjetri. Kjo ishte e theksuar sidomos në zonën e Epirit. Dihet gjithashtu se pas vdekjes së Skendërbeut dhe me inspirimit e Venedikut me mijra të krishterë katolikë erdhen në bregdet dhe në Dropull për t’i bërë rezistencë pushtimit otoman. Më vonë Ali Pashë Tepelena mburej se ushtria e tij përbëhej kryesisht nga ushtarë të ardhur nga veriu. Nga këta, të gjithë ata që mbeten këtu, u asimiluan fillimisht nga pikëpamja fetare dhe pastaj, kur erdhi momenti i ngjizjes etnike, edhe etnikisht, në grekë, ashtu siç ndodhi edhe e kundërta. Paraardhësit tanë ishin më të civilizuar se ne sot.

Pra, paraardhsit tanë, që në atë kohë ishin me botkuptim civil me të zhvilluar dhe më të paparagjykuar se ata që kërkojnë t’u bëjnë historinë sot. Po ashtu, nuk duhet abuzuar me raste emrash me prejardhje sidomos fetare, të cilat paraqesin të njejtin formë në të dy komunitetet, të konsiderohen ato apriori me logjikjën e shumicës. Ose të shtrembërohet realiteti si në rastin e Martinit, Nikës etj. Këto zotërinj bashkëpjesëmarrës në prodhimin e një dokumentari denigrues për pakicën etnikisht greke, janë fakte dhe realitete të cilat kërkojnë thjeshtë integritet shkencor, moral, etik dhe kulturor brenda logjikës së bashkëjetesës harmonike në këto rajone, se vetëm kështu ndihmojmë përparimin tonë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora marin mema panajot barka marin mema panajot barka

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari