LIVE UPDATES
Politike

Palmer jep lajmin e mirë: Do i japim Shqipërisë fonde për teste dhe pajisje mbrojtëse për të përballuar koronavirusin

15 Prill 2020, 16:47 Nga DOSJA
Palmer jep lajmin e mirë: Do i japim Shqipërisë fonde për

SHBA- Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi kryesor jo vetëm drejtëpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare që e kanalizojnë asistencën e tyre drejt rajonit.

Gjatë intervistës, zoti Palmer e vuri theksin tek ndihma e Shteteve të Bashkuara prej miliarda dollarësh për rajonin e Ballkanit gjatë 20 viteve të fundit.

Mendoj se është e vërtetë për të gjithë rajonin dhe madje në pjesën më të madhe të botës: Nevojat më urgjente janë për aftësitë për të bërë testime, për paisjet mbrojtëse personale, dhe kapacitetet e kompanive dhe ekipeve të emergjencave për të patur mundësinë t’ua ofrojnë ndihmën atyre që e kanë të nevojshme. Më gjerësisht mendoj se po vihen në pah përpjekjet dhe energjitë që kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara… në mbarë rajonin e Ballkanit, për ndërtimin e institucioneve në mbi 20 vjet. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësinë t’i përgjigjen fuqishëm rrezikut që paraqet sfida e koronavirusit për shkak të përpjekjeve që Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bërë për të ndihmuar në zhvillimin e këtyre kapaciteteve“, tha ai.

I pyetur për ndihmat ruse dhe kineze, të cilat këto vende i shfrytëzojnë si propagandë, zoti Palmer tha se kjo nuk është një konkurrencë dhe se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesit kryesorë të organizatave ndërkombëtare që nga ana e tyre ndihmojnë vendet e ndryshme në rajon.

Ky nuk është një konkurim. Nëse ka gjëra për të cilat Rusia dhe Kina mund të ndihmojnë Serbinë, apo vende të tjera në Ballkanin Perëndimor, mendoj se kjo është fantastike. Është shumë mirë edhe që Bashkimi Evropian po kontribuon me asistencë të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është shumë mirë edhe që Shtetet e Bashkuara po i përgjigjen sfidës. Po përgjigjemi në rrugë dypalëshe, duke dhënë asistencë drejtpërsëdrejti vendeve individuale të Ballkanit Perëndimor. Po shtojmë edhe përpjekjen tonë përmes institucioneve dhe forumeve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh për aktorët relevantë ndërkombëtarë, për Kombet e Bashkuara, për Bankën Botërore, për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në këto institucione dhe ne po kanalizojmë asistencën përmes tyre drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar që të plotësojnë nevojat e tyre“, tha zoti Palmer.

Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli edhe për situatën në marrëdhënien Kosovë – Serbi gjatë kësaj periudhe pandemie botërore.

Mendoj se në të vërtetë bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës për çështjen e koronavirusit është mjaft prekës. Është një nga ato pak lajme të mira, pozitive, që kanë dalë nga e gjithë kjo (situatë). Ka rritje të tregtisë. Ka bashkëpunim për sa i përket kujdesit mjekësor. Kosova dhe Serbia, mendoj se kanë nënshkruar të dyja iniciativën e ‘Korsive të Gjelbra’. Në fakt mendoj se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor tani marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila është krijuar për të lehtësuar, përshpejtuar fluksin e ushqimeve dhe ilaçeve në këtë periudhë krize. Kështu që është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët“, tha zoti Palmer.

Më konkretisht për asistencën për Shqipërinë dhe Kosovën, zoti Palmer rikonfirmoi angazhimin amerikan edhe në këto kohëra të vështira.

Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional. Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite. Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqëndruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë“, tha zoti Palmer.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike matthew palmer shba ndihmon shqiperine matthew palmer shba ndihmon shqiperine

Sondazh

Poll
Politike 15 Prill 2020, 11:06

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka quajtur hotelierët shqiptarë “luanë”, që sipas tij nuk do të mposhten nga kriza ekonomike me t...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara