LIVE UPDATES
Aktualitet

Paketa anti-shpifje, Zëri i Amerikës: Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

10 Dhjetor 2019, 18:13 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Zëri i Amerikës: Gazetarët, OSBE dhe BE

TIRANË– Paketa anti-shpfije e qeverisë e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. E riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, ajo sërish i ka lënë të pakënaqura grupet e interesit të cilat shohin me shqetësim fuqinë që marrin dy institucione administrative si AMA dhe AKEP në dëm të lirisë së medias online.

Të hënën kjo paketë u kritikua sërish nga OSBE dhe 7 organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes. Qeveria socialiste, tashmë në mandatin e saj të dytë, vazhdimisht, ka patur marrëdhënie të tensionuara me shtypin, gjë që u rishfaq edhe në ditët e fundit pas rëniesd të tërmetit.

“Media është skandaloze dhe kjo s’ka diskutim. Dhe s’ka lidhje fare kjo me futjen e të gjithëve në një thes. Flas për produktin, se sigurisht s’janë të gjithë njësoj”, tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të komitetit të rindërtimit.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja.

“Është një dredhi politike e kryeminstrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, ku zemrat njerëzore janë dhe me të hapura, janë më të ndjeshme ndaj “abuzimit”. Kryeministri me mjeshtëri politike, po e përdor këtë mjet për qëllimet e veta, të cilat do t’i shohim nesër, siç edhe i kemi parë në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta trysnuar median”, shprehet Alfred Lela, drejtor ekzekutiv i “Politiko.al”.

Qeveria ka hartuar një paketë të quajtur antishpifje të cilën e ka ndryshuar disa herë pas kundërshtive të vazhdueshme të gazetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Në verë qeveria u tërhoq pas kritikave të forta të OSBE-së dhe BE-së. Në thelb të kritikave janë kompetencat e gjera që u jepen dy institucioneve administrative, Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) dhe atij të Komunikimeve Elektronike (AKEP).

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën, se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave. Këto pika janë kundërshtuar edhe prej komunitetit tëgazetarëve në Shqipëri.

“Gjobat janë nga 800 mijë në 2 milion lekë. AMA mbikqyr televizionet, të cilat kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për gjobat e AMA-s para së t’i paguajnë. Në rastin konkret media on line do të paguajë gjobën para se të ankohet në gjykatë. Kjo është në shkelje të parimeve të Konventës së të Drejtave të Njeriut e cila thotë se një dozë e tillë arbitrariteti është vetëm fusha e taksave. Qeveria përdor teknika dizinformimi dhe publikon lajme sikur kjo fushatë është kundër lajmeve false, në fakt kjo është kundër fjalës së lirë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Gjatë konsultimit të paketës antishpifje në komisionin e ligjeve, përfaqësues të komunitetit të gazetarëve dhe të OSBE e BE i kërkuan deputetëve të shumicës të tërhiqen nga ky variant.

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakenews, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë Mark Marku pedagog i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit. Drafti “antishpifje” për median online, sipas tyre e përjashton politikën nga shpifja.

“Me pak fjalë nëse kryeministri denigron gazetarin dhe i thotë kazan, gazetari nuk ka të drejtë të ankohet tek këshilli i ankesave, ndërsa e kundërta, nëse një qytetar i thotë kryeministrit kazan, ai ka të drejtë të ankohet. Qeveria është bërë prodhuesi më i madh i lajmave të pavërteta në vend, përmes ERTV, një kopje e formatit të lajmit, por është propagandë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Shtatë organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes lëshuan një deklaratë të hënën, përmes së cilës i kërkojnë parlamentit shqiptar për të dytën herë, që prej korrikut të këtij viti, të mos e miratojë paketën antishpifje, duke e cilësuar atë si një kthesë të keqe në klimën e përgjithshme të lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ato shprehën zhgënjim që parlamenti ka vijuar me këto projektligje, pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendas dhe institucionet ndërkombëtare. Më herët 15 organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan projektligjet e qeverisë dhunim të lirisë së shprehjes në Shqipëri, dhe i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet. Ndërkohë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtzakonshme. Zëri i Amerikës ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liria e medias online mimoza picari paketa antishpifje zeri i amerikes liria e medias online mimoza picari paketa antishpifje zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë