LIVE UPDATES
Aktualitet

“Paguhen 350-400 euro për punë krahu”/ Flet drejtuesi i agjensisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: Ndih

25 Shtator 2021, 14:01 Nga DOSJA
“Paguhen 350-400 euro për punë krahu”/ Flet drejtuesi i

TIRANË– Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. “Fax news” ka siguruar intervistë me një nga drejtuesit e agjencive të punësimit që sjellin punonjës nga vendet e botës së tretë në vendin tonë, Jason Masini, i cili ka sqaruar se si hyjnë në vendin tonë. Gjatë intervistës së tij, ai ka sqaruar procedurat sesi vijnë të huajt për të punuar në Shqipëri, duke siguruar një rrogë 350-400 euro mesatarja.

Po ashtu, ai ka shtuar se deri më tani me procedura të rregullta në vendin tonë kanë mbërritur mbi 100 persona që vijnë dhe qëndrojnë në Shqipëri. Por ndërkohë që në vend, pak kohë më parë “ABC” raportoi se gjatë dy muajve të fundit, Policia kishte ushtruar kontrolle në ato biznese ku pretendohej se për ta kishte kontratë punë, por nuk gjeti asnjë. Dyshohet se rreth 50 shtetas nga Bangladeshi ishin larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së, duke përdorur kontratën e punës në Shqipëri si “leje kalimi”. Ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

PJESË NGA INTERVISTA:

Masini: Vendet kryesore qytetarët e të cilëve duan të vijnë në Shqipëri janë nga vendet e treta. Kryesisht janë nga India, Bangladeshi dhe Nepali. Ata janë të interesuar për disa punë, jo për çdo lloj pune. Përshembull , për inxhiierë duhet ta mendojnë 2 herë. Por punonjës pa kualifikime ose me aftësi mesatare, janë të interesuar. Krahasojnë rrogat dhe më pas vendosin që të vijnë. Kanë vullnet të vijnë dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Tili: Cilat janë pozicionet e punës ku ka vende të lira pune në Shqipëri dhe ku ata janë të interesuar? A përshtaten interesat e tyre me ato të kompanive shqiptare që duan të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali?

Masini: Për sa i përket punës, ajo që bëjmë ne. Ne shohim tregun, takojmë punë punëmarrësit, vizitojmë fabrika, fasoneritë që prodhojnë, psh këpuce. dhe pastaj shkojmë mbrapsht në këto vende, ku agjentët shohin se cilët janë punonjësit që kanë vullnet të udhëtojnë, kanë vullnet të pranojnë kushtet. Shohim nëse iu përshtaten kushtet e tyre. Për shkak se janë nga vendet e largëta duan të dine se në çfarë kushtesh duhet të qëndrojnë, cilat janë kushtet që ofrojnë kompanitë. Ka kompani që nuk janë në qytete. Këto kompani, ofrojnë edhe akomodimin dhe vaktet. Kjo është plus dhe ata e dinë që nuk do të shpenzojnë dhe siç e dimë akomodimi nuk është i lirë, psh në tiranë, qeratë në Tiranë janë shumë të shtrenjta. Edhe pse kompanitë janë të vendosura në qytet dhe kompanitë nuk mbulojnë akomodomin ata e mendojnë dy herë. Ata i bëjnë llogaritë e tyre. Ne studiojmë tregun dhe duhet të kuptojmë që ata vijnë nga një popullsi jo si Shqipëria. Ata janë me miliona dhe forcat punëtore janë me shumicë, kështuqë janë të gatshëm të udhëtojnë.

Tili: Cilat janë pritshmëritë për nivelin e pagave që të huajt janë të interesuar dhe që mendojnë se ja vlen të vish në Shqipëri. Madje dhe mund të mendojnë se kanë një pagë të mirë, sepse në vendin tonë mungojnë forcat e punës, mungojnë burimet njerzore ndaj dhe lind nevoja për të marrë punonjës nga jashtë. Cilat janë pritshmëritë për punën dhe për pagën?

Masini: Para se të udhëtojnë drejt Shqipërisë ata janë të informuar për atë që i pret këtu, kanë kontratat e punës. Përfundimisht pagat e tyre nuk janë vetëm në nivelin e pagës minimale në Shqipëri, sepse ata vijnë me disa aftësi, ata e dinë se si të operojnë me tregun. Ata e janë të informuar për rrogat e tyre, nuk janë në minimalen e pagës në Shqipëri, por gjithsesi afër saj. Puntorët janë të përgatitur dhe mendojnë që rroga që do të marrin do të dergohet në vendin e tyre. Paratë e tyre i dërgojnë pas, tek familjet e tyre.

Tili: Sa është rroga që ata kërkojnë këtu?

Masinii: Varet nga kompania ku ata punojnë. Por varet mes 350 -400 euro mesatarja.

Tili: Spo them ankesat por shqetësimet që kanë kompanitë vendase, janë se këta punonjës, vijnë punonjës për 10 ditë a dy jave dhe më pas ikin sepse kërkojnë të shkojnë ne Europën perëndimore. Pse ndodh kjo? A vijnë në Shqipëri vetëm sa të kalojnë?

Tili: Kur shprehen se duan të vijnë këtu, a e kanë të lehtë procedurën e lehtë për tu pajisur me leje qendrimi? Zyra e emigranicionit a i pajis ata me shpejte me dokumentacion?

Masini: Marrja e lejes në Shqipëri është njësoj si në vendet e tjera. Ka një procedurë, pagesë, marrëveshje me kompanitë, edhe kompanitë duhet të ketë një marrëdhënie, që edhe kur vijnë këtu ata monitorohen. Iu japim informacioni dhe i orientojmë, ata e dinë dhe i monitorojnë edhe tek kompanitë nëse po ecin mirë.

Tili: Kjo ndodh nëse ata vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, po kur vijnë në rrugë private, pra të pashoqëruar nga një agjenci, ose nëse thjesht dëgjojnë nga të afërm dhe nisen e vijnë. A detyrohen edhe ata që të kenë një kontratë pune apo kontrate qeraje?

Masini: Nëse vijnë vetë do ta kenë shumë të vështirë. Madje dhe ne nuk i bëjmë të gjitha gjërat vetë. Kemi financierët dhe avokatët. Kontratat duhet të jenë të përkthyera, kanë nevojë për ndihmë për udhëtimin dhe të tjera, m vende të tjera edhe mundet ta bëjnë sepse aplikojnë online. Por me Shqipërinë nuk ndodh, nuk munden të vijnë lehtësisht vetë. Sidomos nga vende të botës se tretë e kanë shumë të vështirë që të vijnë vetë.

Tili: Deri më tani sa veta kanë mbërritur në Shqipëri në këtë mënyrë, më saktë, që i keni sjellë ju në këtë mënyrë?

Masini: Deri tani kanë mbërritur mbi 100. janë shumë kompani që duan të punësojnë shumë më shumë për sa kohë që ka kërkesa të shtuara për fuqi punëtore. Për sa kohë që gjërat ecin mirë, jemi këtu për të sjellë njerëz që ti bashkohen fuqisë punëtore.

Tili: Bazuar edhe tek mbresat që kanë dhënë, kush është më i kënaqur, kompanitë që punësojnë të huaj apo ata që vijnë e punojnë për kompanitë shqiptare?

Masini: Si fillim, shumica e tyre ndihen si në shtëpi. Nuk është edhe aq e rendësishme por shumica e tyre janë religjiozë, janë praktikantë muslimane dhe e ndiejnë veten si në shtepi që mund të gjejnë xhamia afër vendqëndrimit të tyre. Përgjithësisht në Shqipëri mund të jetosh mirë për sa kohë ke një vend ku të qëndrosh dhe një rrogë.

Tili: Bazuar edhe tek eksperienca, fakti që fuqia punëtore qarkullon, vijnë nga një vend tjetër në Shqipëri, psh deri para 10 vjetesh Shqipëria nuk mund ta mendonte që do të vinin punonjës të huaj. Ne ende ikim nga Shqipëria për të gjetur një vend më të mirë mirë punë, rrogë më të lartë dhe kushte me të mira. A po ndodh kjo për shkak se është qarkullim në nivel botëror, apo kushtet ekonomike po e diktojnë këtë qarkullim.

Masini: Po, e vërteta është se kur shohin situatën dhe duan të bëjnë krahasimet, e zgjedhin Shqipërinë. Për sa i përket pagës në Shqipëri është shumë pak më mirë, por ka edhe raste që ka kompani që kërkojnë të punojnë jashtë orarit të punës, dhe për shkak se punojnë jashtë vendit të tyre janë më të gatshëm për të punuar jashtë orarit për të marrë më shumë para, dhe siç e thashë edhe më herët për ti dërguar në shtëpi. Për sa i përket qëndrimit, ky person hyn lehtësisht në sistem. Pika kryesore është që edhe pse vendasit ikin për të kërkuar kushte më të mira dhe e gjejnë, dhe ajo që po e lëviz tregun janë pagat. Disa kompani janë të gatshme të japin më shumë se sa minimumi. Idealisht, kompanitë, qytetarët dhe populli do të mund të gjejnë kushtet më të mira dhe të qëndrojnë këtu. Por si gjithmonë historia përsërit vetveten. Disa lloj punësh, vendasit nuk i bëjnë më sepse mendojnë se ato lloj punësh nuk janë për ta, dhe kjo ndodh në shumë vende, për ekonominë që të zgjerohet gjithmonë do të ketë vende pune të kësaj natyre.

Thirrjen për të marrë punëtorë nga Bangladeshi e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një vizite në Shkodër, Kreu i Qeverisë tha se kompanive si fasoneritë apo edhe të tjera, u leverdis më shumë të marrin një punëtor nga Bangladeshi dhe ta strehojnë atë e madje edhe t’i heqin shpenzimet për ushqimin, se sa të punësojnë shqiptarë. Ndërkohë që për këta të fundit rroga minimale është vetëm 30 mijë lekë të reja, për të punonjësit nga Bangladeshi flitet vetëm me euro. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bangladeshasit në shqipëri jason masini bangladeshasit në shqipëri jason masini

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Shtator 2021, 12:51

Luante në pyll, 4-vjeçarja pickohet nga gjarpri

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshj...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit