LIVE UPDATES
Politike

OSBE skeptike për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Procesi duhet të niste më herët, të paktën 1 vit para zgjedhjeve

7 Korrik 2020, 13:25 Nga DOSJA
OSBE skeptike për ndryshimin e sistemit zgjedhor: Procesi duhet të

TIRANË- Prezenca e OSBE në Tiranë ka komentuar sot kërkesën e opozitës së re, e cila do që të ndryshohet sistemi zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme. Në një deklaratë, këshilltari për Reformën Zgjedhore, Florian Hobdari, ka thënë sot se diskutimet për ndryshimet duhet të bëheshin kohë më parë.

Ai ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, Hobdari dha se OSBE mbështet të gjitha vendet për ndryshimin e sistemit, por shtoi se ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

DEKLARATA E PLOTË

Së pari, më lejoni t’ju falënderoj, në emër të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për ftesën në këtë tryezë diskutimi. Shqyrtimi i nismave ligjore në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës përbën padyshim moment shumë të rëndësishëm, veçanërisht kur, siç është edhe rasti i sotëm, me anë të nismës kërkohet ndryshimi i disa elementëve të sistemit zgjedhor që parashikohen në ligjin themelor të vendit. Duke e vlerësuar fazën e konsultimit publik të kësaj nisme si shumë të rëndësishme, Prezenca e OSBE-së i mirëpret këto seanca dëgjimore që po organizohen në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim grumbullimin e mendimeve të sa më shumë aktorëve të shoqërisë dhe, gjithashtu, e nxit këtë proces këshillimor, si një prej elementëve thelbësorë të transparencës parlamentare. Së bashku me ftesën në këtë mbledhje, ne u njohëm edhe me projektligjin e depozituar zyrtarisht në Kuvend.   Për arsye të rëndësisë të veçantë që ka çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ne po i ndjekim me shumë vëmendje diskutimet në lidhje me të. Gjithashtu, po ndjekim  nga afër edhe procesin në Kuvend, proces i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës, të bëhet në kohën e duhur dhe të bazohet mbi një analizë që shpjegon përse nevojitet ndryshimi.

Kur diskutohet tema e sistemit zgjedhor, është e shumë e rëndësishme të theksojmë, si gjithmonë, se OSBE-ja nuk ka qëndrim apo preferencë mbi përzgjedhjen e sistemit nga ana e një shteti pjesëmarrës. Kjo është arsyeja që ODIHR-i nuk nxjerr rekomandime në lidhje me ndryshimin apo modifikimin e sistemit. Përzgjedhja e sistemit zgjedhor përbën vendim sovran të çdo shteti, me kusht që sistemi të jetë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe me standardet e tjera ndërkombëtare – duke garantuar, veçanërisht, respektimin e parimeve themelore të OSBE-së, si: vota universale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.  Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se në shtator të viti të shkuar, Prezenca organizoi një konferencë të gjerë, të nivelit të lartë, posaçërisht për këtë temë: për sistemin zgjedhor.  Nëse ju do ta gjykoni me dobi për diskutimin tuaj, jemi të gatshëm t’ju vendosim në dispozicion të gjitha materialet e asaj konference – prezantimet nga ana e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe të gjitha diskutimet e zbardhura.

Gjithashtu, mund të ndajmë me ju disa botime të OSBE-së, kryesisht të ODIHR-it, të cilat mund të konsultohen lidhur me aspekte të ndryshme të sistemeve zgjedhore dhe praktikave mbi procesin e ndryshimit të ligjeve zgjedhore. Në këtë kuadër, ne mund të ofrojmë variantet në gjuhën shqipe të manualeve të ODIHR-it për “Angazhimet ekzistuese për zgjedhjet demokratike në Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së” dhe “Udhëzimet për rishikimin e kuadrit ligjor në lidhje me zgjedhjet”. Dokumentet përmbajnë, gjithashtu, informacione për disa elementë të caktuar të sistemeve, si për shembull për pragjet zgjedhorë. Po kështu, ne mund të ofrojmë informacione rreth shteteve brenda hapësirës së OSBE-së që përdorin disa kombinime të caktuara, për shembull kombinimin e “listave të hapura” me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore. Nga pikëpamja e rishikimit ligjor, Kuvendi është më se i mirëpritur t’i dërgojë ODIHR-it një kërkesë zyrtare me shkrim për dhënien e komenteve rreth projektligjit – kuptohet, duke marrë parasysh kohën që do t’i duhej ODIHR-it për të dhënë mendimin (kjo mund të luhatet nga pak ditë deri në një javë nga marrja e kërkesës).  Më lejoni ta mbyll fjalën duke theksuar se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e ODIHR-it në Varshavë, vijon të jetë e gatshme të ofrojë ekspertizë teknike për të gjitha temat që lidhen me zgjedhjet, si dhe për të ndihmuar autoritetet vendase me zbatimin e vendimeve që zgjedhin të marrin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimi i sistemit zgjedhor osbe ne shqiperi reforma zgjedhore ndryshimi i sistemit zgjedhor osbe ne shqiperi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll
Politike 7 Korrik 2020, 12:35

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me të cilën ka diskutuar lidhur me ...

Politike 7 Korrik 2020, 11:37

TIRANË- Deputetët dhe ministrat tanë janë tejet të ngarkuar. Punë, halle, probleme kanë ngelur në dorën e tyre, dhe ne fatlumët rrimë e presim. Shfaqje nga...

Politike 7 Korrik 2020, 10:01

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për “Kombinart-in”, ka rikujtuar edhe njëherë banorët e mbetur pa shtëpi për shkak të tërmeti...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim