Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Organizoi shfaqjen muzikore nga ballkoni, 11-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe grumbullon 1000 paund për mjekët
31 Maj 2020, 13:39Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Djaloshi 11-vjeçar Thomas Ormond, me origjinë shqiptare, ka organizuar shfaqje muzikore nga ballkoni i shtëpisë së tij në Highgate të Britanisë së Madhe, në shenjë falenderimi për të gjithë mjekët që po luftojnë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19.
Gazeta britanike “Ham and High” ka shkruar se 11-vjeçari shqiptar përmes shfaqjeve të tij me violinë, ka arritur të grumbullojë 1000 paund, fonde të cilat do t’u dhurohen mjekëve.
Ai shprehet se ndihet shumë i lumtur ndërsa thekson se do të vazhdojë nismën e tij që të mbledhë para për të gjithë personelin mjekësor gjatë periudhës së izolimit.
Për një gjest kaq human nëna e 11-vjeçarit shqiptar shprehet se ndihet krenare që djali i saj po shfrytëzon kohën dhe talentin e tij për t’u ardhur në ndihmë njerëzve gjatë kësaj krize të pandemisë Covid-19.
“Ndihem shumë krenare që ai po përdor kohën dhe aftësitë e tij për të bërë diçka në të mirë të njerëzimit.”– është shprehur Kim.
Ndërsa për Thomasin mbledhja e fondeve në mënyrën e vetme që ai ka mundësi është e bukur, sepse do të ndihmojnë vërtet shumë njerëzit dhe mjekët që të jenë të sigurt në këto ditë të vështira, prandaj ai ndihet i lumtur për këtë fakt.
“Mendova se do të ishte një gjë e bukur të mbledhësh para për NHS. Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që po e bëj këtë për NHS.”– ka thënë ai.
SHBA– Ditën e sotme presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaroi se do të shtyjë samitin e G7-ës të qershorit për në muajin shtator dhe se po planifikon të fto...
SHBA– Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë me kontratë në faqen e internetit të MSN dhe të përdorë sisteme të automatizuara për të zgjedhur histori laj...
SHBA– Kur bëhet fjalë për investimet dhe pasuritë e miliarderëve nëpër botë herë herë na duken të pabesueshme shifrat marramendëse që ato gëzojnë.Kështu është ...
RUMANI– Në mbarë botën njerëzit janë të detyruar të respektojnë rregullat kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria. Por janë parë shumë raste kur as vet qeverit...
SHBA– Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg ka shpjeguar arsyen pse kompania e tij nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në postime ku Presidenti amer...
MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një prej vendeve fqinje që është prekur rëndë nga koronavirusi. E ndërkohë që shumë shtete po lehtësojnë masat e Cov...
KROACI– Kroacia ashtu si shumë vende në botë që u prekën nga koronavirusi tashmë ka nisur me planin e lehtësimit të masave. Nga mediat e huaja është mësuar se K...
AMERIKË– Shkencëtarët pretendojnë se një virus nga fermat e pulave mund të jetë një vrasës i gjysmës së popullsisë në botë duke u shfaqur më i rrezikshëm s...