"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Opozita në Kosovë fajësojnë qeverinë për krizën energjetike: Nuk i ka kryer detyrat
24 Dhjetor 2021, 10:25Nga DOSJA
KOSOVË- Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kanë fajësuar qeverinë për krizë energjetike me të cilën po përballet Kosova.
Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha në seancën e Kuvendit të Kosovës se kriza energjetike do të krijojë humbje qindra milionëshe për Kosovën.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar sa i përket reduktimeve pasi, siç tha ai, në pjesën veriore të Mitrovicës, komunë me shumicë serbe, nuk ka as reduktime e as ndalje të rrymës.
“Jemi dëshmitarë që tashmë kemi hyrë në një fazë të thellë energjetike. Pasojat do të jenë shumë të mëdha. Nuk kemi asnjë të dhënë se kur dhe si do të dalim nga kjo krizë. Si do ta përballojnë qytetarët këtë situatë në periudhën më të vështirë të dimrit. Përgjegjësi kryesor është Qeveria e Kosovës, pasi nuk i ka kryer detyrat për parandalimin e kësaj krize”, –tha Shala.
Ai ka ftuar kryeministrin, Albin Kurtin, që ta shpallë gjendjen emergjente energjetike.
Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të bëjë politika pro-aktive për t’i parandaluar krizat.
“Kemi parë tash e 10 muaj një qeveri që reagon në probleme dhe nuk ka një situatë ku ndërton politika pro-aktive ndaj probleme që dihen. E kemi ditur që gjashtë muaj që do të kemi krizë në energji dhe tash ka një reagim për këtë dhe nuk ka strategji për ta parandaluar këtë krizë”, tha deputeti Tahiri.
Që nga e mërkura e 22 dhjetorit, qytetarët në Kosovë po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut – KOSTT, për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik. Qeveria ka kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që ta kursejnë rrymën.
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga seanca e Kuvendit e ka kritikuar qeverinë për mos investim në energji. Mediat vendase raportojnë se Haradi...
GREQI – Një tjetër tragjedi është shënuar në brigjet greke, ku tre anije me emigrantë janë mbytur brenda 24 orëve. Sipas mediave greke, e para që u fundos...
MRETËRIA E BASHKUAR- Një studim i ri ka treguar se njerëzit që infektohen me omicron kanë 50% deri në 70% më pak gjasa të kenë nevojë për kujdes spitalor. ...
KOSOVË- Pas alarmit për bombë në stacionin e autobusave në Prishtinë, është zbuluar personi që ka bërë thirrjen anonime. Klan Kosova ka zbuluar se pronari ...
PRISHTINË – Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar, i cili ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina për në Frankfurt, me pasaportë të falsifikuar. M...
NJU JORK/SHBA – Prestigjiozja amerikane ‘Bloomberg’ i ka kushtuar një artikull të zgjeruar krizës energjitike me të cilën po përballet Kosova ditët e fundit. Si...
SHBA- Rreshjet e dendura gjatë natës në Kaliforninë Veriore lanë dy persona të vdekur në një makinë të zhytur në ujë. Mediat e huaja raportojnë se dy persona të...
JANINË – Një tërmet 4.4 ballë i shkallës rihter ka goditur sërish Greqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas Institutit grek të Meteorologji...