LIVE UPDATES
Bota

Opinion: 100 ditë Olaf Scholz – Kancelari i ri në një realitet të ri

18 Mars 2022, 10:13 Nga DOSJA
Opinion: 100 ditë Olaf Scholz – Kancelari i ri në një

Saktësisht tri ditë iu deshën Olaf Scholzit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës për të rrëzuar piketat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Angela Merkelit. Në ditën e 79-të të epokës pas Merkelit Vladimir Putini shkatërroi rendin e paqes së Evropës. Në ditën e 81-të Scholz i garantoi Ukrainës armët gjermane përmes një postimi në twitter, përkundër të gjitha deklaratave të mëparshme. Më pak se 24 orë më vonë Scholz njoftoi madje kthesën e madhe,duke skicuar konkretisht një politikë të re gjermane, të rimilitarizuar.Vetëm disa ditë më parë kjo gjë do t’i kishte ngrënë politikisht kokën në partinë e tij Socialdemokrate, SPD.

100 miliardë euro shtesë për Bundeswehr-in, përveç kësaj që tani të paktën (!) dy për qind i prodhimit të brendshëm bruto shkon për mbrojtjen – më lart se objektivi i NATO-s! Jo vetëm gazetarët, por në radhë të parë deputetët fërkuan sytë dhe disa vunë duart në kokë nga fjalët e kancelarit të tyre të sapozgjedhur. Për Scholzin që nga ajo ditë nuk ka më as ndalesë dhe as linja të kuqe.

Një fillim i kujdesshëm dhe i rezervuar

Në fillim të shkurtit përdoruesit e twitter-it ishin akoma në kërkim të kancelarit me hashtag #WoIstScholz. Rreth ditës së 50-të të qeverisë së re, CDU-ja konservatore ia kaloi përsëri SPD-së në sondazhe. Për një kohë të gjatë Scholz u shpreh shumë pak publikisht lidhur me përhapjen e shpejtë të virusit omikron, debatin për vaksinimin e detyrueshëm, apo edhe për çdo gjë tjetër. Aq timid, aq i rezervuar – ai nuk dukej si një kancelar i ri me impuls kreativ.

Në fillim Scholz u tregua i kujdesshëm edhe përsa i përket Rusisë. Para marshimit të trupave ruse, ishte ai që i qëndroi besnik diplomacisë deri në fund. Edhe kur shërbimet e fshehta amerikane paralajmëronin një sulm të afërt. Edhe para reflektorëve të dritave në Shtëpine e Bardhë, ai ia la ende të hapur derën e diplomacisë Putinit. Shtrëngoi gjuhën pa e përmendur Nord Stream 2, tubacionin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani. Kjo la vend për dyshime për kredibilitetin e Gjermanisë si aleate. Po ngrihej pyetja, nëse presidenti francez Emmanuel Macron do të bëhej figura e re drejtuese e Evropës – në vend të pasardhësit të Angela Merkel.

Scholz veproi edhe më vendosmërisht, kur u bë e qartë se të gjitha përpjekjet diplomatike qenë të kota. Se Putini e kishte planifikuar sulmin prej muajsh. Së bashku me Ministren e tij të Jashtme nga partia e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, kancelari po tregon se Gjermania do të mbështesë politikën e bazuar në vlera. Ai ia lë asaj kërkesat maksimale, që ta çojë Putinin mundësisht para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ai vetë flet për një “luftë agresore gjakftohtë”. Por kërkon ende zgjidhje edhe me Putinin

“Dividendi i paqes” është ezauruar

Për shkak të presionit të ngjarjeve, në radhë të parë nga vetë Putini, Olaf Scholz ka ardhur në një realitet të ri politik. Si kancelar nga një parti e njohur për “të kuptuarit e Rusisë”, kjo është një arritje më vete. Megjithatë për partnerët e BE-së që kanë kufij me Rusinë, si Polonia dhe shtetet Baltike, ky konstatim i ri gjerman është ende shumë subtil.

Megjithatë ndalimi i plotë i importeve të energjisë nga Rusia vazhdon të mbetet për Scholzin linjë e kuqe. Kjo do të ishte shumë e dhimbshme për shumicën e 83 milionë gjermanëve, që ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë po bën Putini. Shumica e mbështet kursin e vendosur të kancelarit. Por rritja e çmimeve të energjisë është vetëm paralajmërimi se “dividendi i paqes” në Evropë është ezauruar.

Tani bëhet edhe më e qartë se lufta në Ukrainë do të kërkojë një çmim për lirinë dhe demokracinë, të cilin çdo qytetar, çdo votues në Gjermani duhet ta paguajë personalisht. Edhe nëse në fund do të kishte një marrëveshje të suportueshme me Putinin.

Realiteti që nuk fal gabime

Kështu dita e 82-të pas zgjedhjes së tij në Bundestag ishte në fakt dita e parë e punës së kancelarit të ri. Pandemia e koronës megjithë rritjen e sërishme të numrit të infeksioneve duket vetëm si një muaj stazhi përballë sfidës historike të paraqitur nga Rusia.

Olaf Scholz çuditërisht ka marrë shumë punonjës të Angela Merkelit në kancelarinë e tij. Shumë tregojnë se Scholz fal shumë më tepër gabime se Merkel. Ky realitet i ri nuk fal gabimet. Scholz nuk ka ndërmend të bëjë të tilla.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani lufta ukraine-rusi olaf scholzit gjermani lufta ukraine-rusi olaf scholzit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj