LIVE UPDATES
Ekonomi

Operatorët turistikë: Situata dramatike, nordikët, gjermanët dhe grupet po anulojnë rezervimet

14 Maj 2019, 06:22 Nga DOSJA

Teksa Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen fort në stepjen e të huajve për të ardhur në vendin e shqiponjave.

“Situata është dramatike”, pohon për ‘Monitor’, Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turstik Shqiptar dhe drejtor menaxhues tek ‘Happy Tours Albania’, që bashkëpunon me agjenci të shumta si ato të vendeve nordike, polake, çeke etj.  “Partnerët tanë janë shumë të shqetësuar nga anulimet që po bëjnë klientët e tyre”, pohon ai. Ndonëse nuk mund të thotë ende numra, Kasa shton se agjencitë partnere kanë marrë shumë kërkesa për anulimin e rezervimeve.

Anulimet janë kryesisht nga vendet nordike dhe nga Gjermania.

Nordikët ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes që vitin e kaluar. Rezervimet e tyre nisin nga maji dhe mbyllen deri nga java e parë e tetorit. Fillimisht do të nisë me një charter në javë dhe në kulmin e sezonit planifikohen pesë chartera në javë.

“Partnerët tanë po mundohen që t’i qetësojnë dhe janë në pritje të zhvillimit të ngjarjeve”, pohon Kasa.

Të njëjtën tendencë negative e konfirmon dhe Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit. “Ka shumë anulime grupesh”, pohon ai. “Ka dhe anulime në konferenca e trajnime”. Topuzi shton se po vazhdoi kjo situatë, nuk mund të presim asgjë të mirë.

Vitet e fundit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të interesit të turistëve të huaj, teksa mediat e huaja filluan të shkruajnë pa fund për bukuritë e vendit dhe pas krizës së para pak viteve në Turqi, operatorët turistikë ishin në kërkim të destinacioneve të reja. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej  5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.

Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit, mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes””.

Por, ky shans i madh i Shqipërisë me turizmin duket se do të zbehet, teksa politika po vijon në mënyrë të papërgjegjshme që të mos arrijë në një konsensus për të mirën e vendit.

Edhe pa frikën që kanë krijuar protestat, turizmi në vend po përballej me probleme të tjera të brendshme, si infrastruktura e dobët, apo dhe konkurrenca nga shtetet e tjera.

Kasa thotë se dy ditë më parë erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për ti dërguar nëpër hotelet e rezervuara, u jepte përshtypjen se po shkonin në ndonjë Kandahar, jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.

Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Nowa Itaka, Rimbow, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 netë qëndrim,që përfitojnë Operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turisteve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charter me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drej aeroprteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale protestat e opozites stepen turistët turistët anulojnë prenotimet në shqipëri protestat e opozites stepen turistët turistët anulojnë prenotimet në shqipëri

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë