Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës në kuadër të operacionit ‘Aplikacioni’ ka vënë në pranga tre shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër.
Shtetasit u arrestuan pasi kanë zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Këtë veprimtari ata e zhvillonin në ambientet e një lokali. Shtetasit të cilët u arresuan janë: T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D.
Veprimtaria zhvillohej në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., që ndodhet në rrugën e Dibrës në kryeqytet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Njoftimi i policise:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Aplikacioni”.Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Aplikacioni, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, janë evidentuar dy raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestuan në flagrancë shtetasit:T. D., 25 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. D., pasi në Rrugën e Dibrës, në lokalin me pronar shtetasin T. D. dhe punonjës shtetasin E. M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular, 3 aparate dixhitale dhe një sasi valute, që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit S. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular dhe tre aparatura të cilat i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës dhe në këtë kuadër Policia e Tiranës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo pas shkarkimit nga detyra dhe zëvendësimit me regjisorin Altin Basha është kthyer në ...
TIRANË– Familja Rasha ka hapur ditën e sotme dyert e mortit pasi djali i tyre u vra nga një efektiv i policisë. Ditën e sotme i pranishëm pranë familjes pë...
TIRANË– Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Amasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh, ku nënvizohet ...
TIRANË– Një 29-vjeçare është marrë nën hetim pasi është kapur me 20 mijë paund në valixhen e saj. E reja me iniciale V. D., i kishte fshehur p...
TIRANË– Ditën e sotme pritet që të marshohet në orën 11:00 tek Minisitria e Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Të rinjt...
TIRANË- Shokët e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra dje nga Policia e Shtetit kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se kanë qënë me të deri ...
TIRANË– Ditën e sotme është marrë në pyetje për herë të dytë efektivi që vrau 25 vjeçarin Klodian Rasha.Efektivi i policisë i ka qëndruar të njëjtav...
TIRANË– Janë riahpur hetimet për dy vrasje të bujshme që kanë ndodhur vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut.I penduari Luftar Reçi k...
SKRAPAR– Ditën e sotme janë arrestuar 5 persona pasi në bashkëpunim trafikonin lëndë narkotike.Si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas:A. G., ...
TIRANË– Mes lotëve babai i Klodian Rashës ka thënë për mediat ditën e sotme se priste që djalin ta martonte dhe jo ta dërgonte me arkivol në varreza.Në një...