LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Kodi ‘Rakia’, zbërthehet grupi i kanabisit me në krye Leklin, 43-vjeçari i dënuar që futi ‘në rrjetë’ 22 e

8 Janar 2021, 09:49 Nga DOSJA
EMRAT/ Kodi ‘Rakia’, zbërthehet grupi i kanabisit me në

SKRAPAR– 23 urdhër arreste për efektivë policie dhe zyrtarë të tjerë, janë lëshuar sot nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një operacioni anti-kanabisi të koduar  “Gjergjova” që u zhvillua pas 7 muajsh hetime. 16 prej urdhër-arresteve u ekzekutua, ndërsa për shtatë të tjerët është lënë në fuqi masa “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest shtëpie”.

Dosja.al ka zbardhur emrat e 23 personave të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal që kishin mbjellë kanabis në Skrapar dhe Berat. Mësohet se grupi kryesohej nga Arben Lekli, një i dënuar si trafikant droge në Itali. 43-vjeçari Lekli ishte zhvendosur në verën e vitit që lamë pas nga Durrësi drejt vendlindjes për të gjetur banorë e efektivë të zonës dhe për t’i implikuar ata në mbjelljen e kanabisitt, në atë zonë.

Dosja.al ka mësuar nga burime të prokurorisë se bashkë me Leklin, nga Durrësi udhëtuan edhe një ish-police e bashkisë së Durrësit së bashku me të villain. 20 personat e tjerë, tre të cilët udhëtuan nga Durrësi, i gjetën në Skrapar dhe Berat. Gjatë shtatë muajve hetime, të gjithë të përfshirët janë ndjekur hap pas hapi bashkë me komunikimet që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin, pas dyshimeve se ishin përfshirë në një rrjet trafikimi.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike, vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore rezulton se në territorin e rrethit te Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit “cannabis sativa”, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Konkretisht janë dokumentuar dhe veprimet e disa punonjësve të policisë, Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro, kreu i Njësisë Administrative Tërpan Fatos Lamaj si dhe kryeplaku i fshatit Çorrogjaf. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Dosja.al se në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantët të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e policisë për kontroll. Kjo telefonatë ka dekonspiruar dhe operacionin. Në pranga është vënë edhe Edmond Zotkaj, ish-kandidat i LSI-së për kryetar komune në vitin 2011.

Fillimisht ai u dyshua se ishte një i afërm i kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, por ky i fundit në një prononcim për ‘Report Tv’ tha se kjo nuk është e vërtetë. Përsa u përket kodeve që përdorte grupi, policët dhe zyrtarët përdornin kodin “rakia” për kanabisin. “Na sill një raki,”- është shprehja që është dëgjuar më shumë në përgjime. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë grup, kishin përqindjet e fitimit të tyre.

Të përfshirit në rrjet dhe akuzat e ngritura:

1- Arben Lekli – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”

2- Sefedin Dokaj – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

3- Alban Bendo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të  ”Grupi i strukturuar kriminal”

4- Fatjon Beshiri – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

5- Anxhela Beshiri – arrest shtëpie, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

6- Selfo Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

7- Esmeraldi Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

8- Zylyftar Zhurda – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

9- Ilia Ballo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

10- Olgert Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

11- Elson Dusho  – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

12- Teki Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

13- Fuat Dusho – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

14- Enver Mucaj – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim

15- Altin Sula – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

16- Redian Shimi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

17- Ilir Shimi – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

18- Klement Zeqo – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

19- Bardhyl Çela – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

20- Astrit Duro – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

21- Neritan Naska – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

22- Edmond Zotkaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Shpërdorimi i detyrës”

23- Fatos Lamaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni antidroge ne skrapar operacioni antidroge ne skrapar

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Janar 2021, 20:13

VLORË- Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka zbritur mbrëmjen e sotme në terren në Novoselë së bashku me administratorin e zonës, Prefektin dhe Kryetarin ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit