LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Open Balkan’ falimentoi kompaninë shqiptare, ministria: Jemi në kontakt me serbët

30 Janar 2022, 07:11 Nga DOSJA

TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se është në kontakt me homologët serbë, për bllokimin e kompanisë eksportuese të prodhimeve të freskëta të fushës “Rinaldi shpk”, së cilës iu bllokua kamioni nga Serbia. Pas 3 ditësh, Ministria reagoi për këtë problem, i cili u bë publik në disa media, përfshirë dhe Dosja.al.

Ministria shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me homologët serbe për t’u informuar mbi arsyet e këtij vendimi, mirë po nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë se ç’po ndodh e ç’do bëhet më tej për këtë vështirësi që pohaset kompania shqiptare.

REAGIMI i MINISTRISË SË BUJQËSISË:

Nisur nga kronika me titull “Serbia bllokon produktet shqiptare/ Eksportuesi nga Shqipëria pengohet. Specat do groposen”, e transmetuar në Top Channel më 29 janar 2022, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se që nga data 27 janar 2022, kur është njohur me këtë çështje ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me homologët serbe për t’u informuar mbi arsyet e këtij vendimi.Shqipëria dhe vendet e tjera pjesë e marrëveshjes “Open Balkan” kanë marrë përsipër të lehtësojnë e shkurtojnë në kohë procedurat standarde për shkëmbimet tregtare, prodhimet blegtorale e bujqësore. Kështu, janë shkëmbyer, përgatitur dhe njohur në mënyrë reciproke planet e kontrolleve me bazë risku, listat e laboratorëve të akredituar e miratuar, plani kombëtar i mbetjeve, plani i survejances së kafshëve, certifikatat veterinare të lëvizjes së kafshëve, etj.. Këto garanci të marrëveshjes kanë ngritur në nivel reciprociteti dhe besueshmërie të dhënat që shkëmbehen mes autoriteteve homologe kompetente rajonale. Këto autoritete janë në komunikim të vazhdueshëm dhe ndjekin nga afër cdo shkëmbim tregtar a prodhim që prek ato tregje. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vazhdon të monitorojë eksportet shqiptare në rajon për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e rregullt të tyre.

Ç’KA NDODHUR ME KËTË KOMPANI?

Kompania eksportuese e prodhimeve të freskëta të fushës “Rinaldi shpk” po haset me probleme për shkak të një konflikti për rezultatet e analizave me qeverinë Serbe. Kamioni i ngarkuar me speca u nis për në Serbi javën e kaluar, i shoqëruar me analizat përkatëse që u bënë nga laboratori “Noval”. Por autoritetet serbe në territorin e tyre bënë analiza të tjera, të cilat nxorën rezultate të larta të pesticideve në prodhimet shqiptare. Menjëherë kamioni iu bllokua dhe kompania “Rinaldi SHPK” u detyrua të paguajë të gjitha shpenzimet për groposjen e ngarkesës në afërsi të Novisadit. Kamioni kishte një ngarkesë prej 10 mijë eurosh, teksa kompania shiste rreth 3 kamionë në javë në Serbi. Tani puna është pezulluar dhe kompania po rrezikon aktivitetin. Eksportuesi beson tek analizat shqiptare dhe e konsideron tendencë sjelljen e autoriteteve serbe. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia synojnë të njehsojnë certifikatat fitosanitare, në kuadër të projektit të “Open Balkan”, por siç duket vendi ynë bën përjashtim në këtë projekt. Në sektorin bujqësor, Shqipëria eksporton në Serbi kryesisht prodhime të freskëta të fushës, ndërsa Serbia eksporton në Shqipëri produktet të bulmetit dhe grurë.

Ç’PO NDODH ME ‘OPEN BALKAN?

Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka “zbërthyer” edhe një tjetër rast që vërteton se “Open Ballkan” duket se është i hapur vetëm për Serbinë. Shqipëria dhe ministria e Bujqësisë kanë marrëveshje me Beogradin dhe Shkupin zyrtar, por duket se Serbia ka nisur që nisur që të ‘ndihmojë’ edhe vende të tjera. Për shembull, Bregu bënte me dije pak ditë më parë se së fundmi në vendin tonë kanë hyrë qingja nga Rumania, që fillimisht janë dërguar në Serbi për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë, e më pas janë sjellë në Shqipëri. E gjitha në kuadër të “Open Ballkan”. Dhe kur futen në Shqipëri, nuk u kërkohen analiza ekstra, ndryshe nga ç’ndodh me produktet tona. Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 21 dhjetor në Tiranë, gjatë vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duhet të ndodhte krejtësisht e kundërta. Çertifikatat shqiptare supozohet se do të ishin të mjaftueshme për produktet që eksportohen drejt Serbisë pikërisht për të eliminuar orët e pritjes në kufi, por kjo pikë e marrëveshjes duket se ka dështuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ministria e bujqesise open balkan rinaldi shpk ministria e bujqesise open balkan rinaldi shpk


Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën