"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
Olsi Rama: Me kryeministrin kam bërë pakt, kur flasim për futbollin, flasim për Juventusin, një vit më parë diskutova dhu
27 Shtator 2020, 20:51Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama është shprehur se me të vëllanë që është njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë një pakt që të mos flasë për futbollin dhe për problematikat e tij. I ftuar në “Sport News”, ai tha se me Edi Ramën flet për Juventusin.
Olsi Rama kujtoi se për herë të fundit me kryeministrin ka folur para një viti për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale.
“Kam patur një komunik që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës,”- deklaroi ai.
Ndërkohë bojkoti vijon. Liga e Futbollit kërkon që qeveria të miratojë një ligj për sponsorizimet sipas propozimit të klubeve, përfshirjen e çdo aktiviteti ekonomik të futbollit me TVSH-në e reduktuar në masën 6 për qind, anulimin e gjobave e kamatëvonesave për detyrimet fiskale të prapambetura, dhe përjashtimin nga tatimi të të ardhurave të futbollistëve me 10 vjet, jo me 2 vjet sipas vendimit të qeverisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Napoli u shfaq si uragan në përballjen me Genoan në “San Paolo”, aty ku Elseid Hysaj u konfirmua alternativë e besueshme në krah të djathtë të mbrojtjes, ...
ITALI-Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serisë A, që të dyja me rezultat 2-0. Milani e nisi në mënyrën e duhur sezonin dhe u jep një sinjal domethënës pretende...
ANGLI– Manchester City drejtuar nga Pep Guardiola turpërohet nga Leicester City. Për javën e tretë të kampionatit anglez pikërisht në “Etihad Stadium” qyt...
TIRANË- Skuadrat e Ligës Superiore kanë zbritur sot në orën 16:00 në fushë për të protestuar. Në videon e postuar në faqen zyrtare të Instagram-it, lojtarë...
SPANJË– Vetëm 25 minuta i është dashur Luis Suarez për të shpërthyer me Atletico Madrid. Lotët për largimin nga Barcelona duket një kujtim i largët p...
GJERMANI- Thyhet më në fund Bayerni i Mynihut! Hoffenheim i shkakton humbjen e parë në Bundesligë pas kaq muajsh duke fituar me shifrat 4-1.Disfata e fundit për...
NAPOLI-Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, për të kaluar në kampionatin rus, aty ku e kërkon skuadra e Spartakut të Moskës.Sipas raportimeve të fundit, kl...
FRANCË-E përditshmja franceze “L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, sipas të cilës trajneri gjerman Thomas Tuchel ka qenë kundër blerjes ...
RUSI-Piloti finlandez i skuadrës gjermane Mercedes, Valteri Bottas konfirmohet si specialist i garave të Sochit, pasi ia doli të triumfojë edhe pasditen e sotme...
SPANJË-Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka bërë që në rrjetet sociale shumë lojtarë të njohur të lëshojnë kritikat kundrejt klubit për mënyrën sesi e la...