Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Olsi Rama dhe klubi i Laçit e pësojnë nga Komisioni i Disiplinës, ja vendimi që është dhënë
19 Maj 2021, 17:18Nga DOSJA
TIRANË-Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të bërë të ditur paralajmërimet në lidhje me klubet por edhe individët. Në shënjestër ishin Laçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
Dënimet më të rënda janë dhënë te moshat dhe femrat, teksa ka ndeshje të vendosura në tavolinë. Bie në sy edhe përjashtimi i Orikut U19 dhe falja e trajnerit Bledar Sinella, të Tomorit në Kategorinë e Parë.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINES DHE ETIKËS
KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Lushnja Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Apolonia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
JA Tirana U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër Durrësi 04 U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Oriku U-19, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër FC Lushnja U-19, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.
FK Tomori U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Egnatia U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MILANO-Në horizont është ndeshja e fundit e Serie A, sfida vendimtare për kualifikimin në Champions League në fushën e Atalanta-s.Mund të jetë gjithashtu e fund...
SKOCI – Mediat britanike raportojnë se persona të paidentifikuar me një makinë në lëvizje kishin hedhur moloyov në makinat e shefit ekzekutiv të Celci, Pe...
FRANCE – Trajneri i skuadrës kampione të botës, Didier Deschamps vendosi që të shkruajë në listën provizore të skuadrës për Euro 2020, edhe emrin e sulmue...
ANGLI-Një bastexhi me fat po shpreson të pasurohet me mbylljen e sezonit futbollistik. Një shitës i lodrave seksi, i quajtur Carl Edwards nuk u besoi syve kur n...
Sport19 Maj 2021, 10:31
GJERMANI-Pasi humbi Botërorin e Brazil 2014, Euro 2016 dhe Botërorin e Rusisë, Marco Reus ka deklaruar se nuk do të jetë as në Euro 2020. Një vendim i tillë ësh...
ANGLI-Një sfidë pa interes sportiv ishte ajo mes Manchester United dhe Fulham, me të parët që kanë siguruar një vend në zonën Champions dhe miqtë që sezonin e a...
Sport19 Maj 2021, 09:41
JAPONI-“IOC është plotësisht e angazhuar për të organizuar lojërat në një mënyrë të sigurt për të gjithë dhe për të siguruar që populli japonez të jetë i sigurt...
FRANCE – Rrefehet Kylian Mbappe. Në të njëjtën ditë që Didier Deschamps publikoi listën prej 26 emrash që do të përfaqësojnë Francën në Euro 2020, sulmues...
ANGLI – Në dy ndeshjet e fundit të sezonit, Premier League hap dyert për tifozët, jo plotësisht, por këto shihen si provat gjenerale përpara se të startoj...
ITALI – “Për një kohë të gjatë kemi qenë në bisedime, që në fund të sezonit, pas ndeshjes kundër Sassuolo, do të ulemi së bashku për ta mbyllur këtë çësh...