LIVE UPDATES
Aktualitet

Oligopol me testet serologjike?! Ja çfarë po ndodh me laboratorët privatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk duhet të qëndroj

31 Korrik 2020, 11:49 Nga DOSJA
Oligopol me testet serologjike?! Ja çfarë po ndodh me

SHQIPËRI- Prej disa ditësh në laboratoret private ka nisur testimi serologjik për Covid-19 për shtetasit shqiptarë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë që mban datën 19 korrik 2020. Për arsye ende të paqarta qeveria zgjodhi që këtë shërbim në vend që ta ofronte falas sikundër e parashikon ligji shqiptar (Lexo këtu), ta kalonte në këto struktura private.

Mirëpo, kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga certifikimi i këtyre laboratoreve nga Instituti i Shëndetit Publik, është vënë re edhe shkelja e parë. Nga një vëzhgim i kryer nga “Iconstyle.al” rezulton se shumë prej laboratorëve që e ofrojnë këtë shërbim kanë të njëjtin çmim, 4000 lekë të reja.

Vendosja e njëkohshme nga këto laboratore e çmimeve për kryerjen e testit serologjik, ngre dyshime për shkelje të kushteve të konkurrencës dhe marrëveshje të ndaluara në treg, siç janë të ashtuquajturat “Kartele”. Për ata që nuk e dinë, kartelet janë marrëveshje që bëjnë bashkë dy ose më shumë biznese me qëllim që të shmangin konkurrencën e lirë në treg. Ato gjithnjë formohen për qëllime të caktuara si p.sh. karteli i çmimeve ka për qëllim që anëtarët e kartelit të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin në uljen e çmimeve.

Çfarë parashikon ligji shqiptar në këto raste?

Një gjë e tillë nuk është thjesht e gabuar në planin moral dhe etik, por bie në kundërshtim të plotë me ligjin që mbron konkurrencën e lirë në Republikën e Shqipërisë. Ligji Nr.9121, datë 28.7.2003 “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS” neni 4 dhe neni 9 e ndalon qartazi diçka të tillë dhe parashikojnë penalitete të larta për shkelësit. (Lexo këtu të plotë)

Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që: a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; b) kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; c) ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; ç) në marrëdhëniet tregtare me palët e tjera, zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; d) kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

Heshtja e papranueshme e Autoritetit të Konkurrencës!

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve dhe Autoriteti i Konkurrencës, që lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, dhe që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesat publike, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të tilla me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni. (Kujto: sektorët financiarë, të sigurimeve, telekomunikacioneve, bankarë, karburanteve, etj.) Sidomos në raste të tilla, ku vihet në lojë shëndeti i shqiptarëve në një kohë pandemie, është e papranueshme që Autoriteti i Konkurrencës nuk ka ndërmarrë paraprakisht masa për të ndaluar rritjen e njëkohshme në grup të çmimeve të testeve serologjike  dhe njëkohësisht nuk ka njoftuar publikun në zbatim të detyrimeve të tij ligjore kundër marrëveshjeve të ndaluara të dyshuara të tipit “kartel” nga biznese në tregje të rregulluara.

Kështu, nëpërmjet këtij artikulli, “Iconstyle.al” i kërkon zyrtarisht Autoritetit të Konkurrencës të shohë mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon kryerja e analizave serologjike, në zbatim të përgjegjësive ligjore që Autoriteti ka.

Marrë nga Icon style

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences oligopol me testet serologjike autoriteti i konkurrences oligopol me testet serologjike


Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit