LIVE UPDATES
Bota

Pse oligarkët duhen mbajtur jashtë politikës? Një model nga SHBA-ja

13 Shkurt 2020, 13:43 Nga DOSJA
Pse oligarkët duhen mbajtur jashtë politikës? Një model nga

TIRANË- Cilado qoftë kauza që ju lidh me politikën, qoftë ekonomia, dhuna, apo edhe çmimet e larta të ilaçeve, ka një arsye pse vendi yt nuk ka arritur të përparojë: është korrupsioni. Një raport i Lidershipit për Zhvillim dhe Integritet në Europën Jug-lindore (SELDI) thotë se 78 për qind e shqiptarëve nuk besojnë se qeveria mund të çrrënjosë korrupsionin duke i bërë ata, popullin më pesimistë në Ballkanin Perëndimor.

Paratë notojnë nëpër çdo pjesë të sistemit politik, duke marrë pushtetin nga duart e njerëzve të thjeshtë dhe duke ua dhënë një grupi të kufizuar personash që kohët e fundit i kemi dëgjuar shpesh të etiketohen si oligarkë. Kompanitë e mëdha dhe miliarderët shpenzojnë miliona për të blerë pushtet politik, për të miratuar ose bllokuar ligje ose për të vendosur në shumë poste kyçe që menaxhojnë buxhetin publik “njerëzit e tyre”, duke marrë tendera dhe kontrata të majme. Një raport i Bankës Botërorë për Shqipërinë thotë se shpeshtësia e korrupsionit që lidh biznesin me politikën sot është më e lartë edhe se sa në vitin 2005. Edhe treguesit e tjerë si thellësia e korrupsionit, përqindja e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave si dhe atë të bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria, janë përkeqësuar sa dyfishi i gjashtë viteve më parë.

Mirëpo në ambientet politike njerëzit e biznesit njihen thjesht si donatorë. Miliarderët në Shqipëri si në të gjithë botën, përpiqen të blejnë politikanë gjatë zgjedhjeve. Kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur shpesh kalojnë orë dhe orë në ditë me donatorë të mëdhenj, në vend që të mësojnë për politikën dhe të punojnë për qytetarët. Gjatë fushatave elektorale, politikanët udhëtojnë nëpër të gjithë vendin, duke shkuar nga një donator tek një tjetër dhe duke krijuar kështu lidhje të fuqishme. “Shpenzimet që partitë deklarojnë zyrtarisht janë deri në 10 herë më të vogla sesa shpenzimet reale elektorale,” pohon Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor i Institutit të Studimeve Politike. Ai u referohet monitorimeve në terren të organizatës që ai drejton gjatë zgjedhjeve të viteve 2015 dhe 2017 si dhe krahasimit të të dhënave me raportet financiare që vetë partitë dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për shkak se bizneset e pasura mund të kapin qeveritë e ta mbajnë vendin të varfër, mungesa e transparencës për fondet që përdoren është një problem dhe politika ende nuk ka ofruar një qasje dinjitoze. Në SHBA megjithëse transparenca ndaj fondeve që përdoren në fushata elektorale është shumë vite dritë larg me vendin tonë, ku shifrat tregojnë gati zero, sërish po shikohet nevoja për të ndryshuar. Një nga kandidatet demokrate për presidente, Elizabeth Warren ka vendosur të marrë e para hapin, për të nxjerrë biznesmenët jashtë skenës politikës. Ajo nuk do të pranojë asnjë donacion nga bizneset dhe po varet vetëm nga donacionet e qytetarëve të thjeshtë që mbështesin fushatën e saj.

“Unë nuk do të marr asnjë kontribut mbi 200 dollarë”, njoftoi Warren në fillim të primareve demokrate. Ajo nuk ka organizuar asnjë darkë luksoze për mbledhjen e fondeve dhe që nga fillimi i fushatës është takuar vetëm me qytetarë të thjeshtë. Kandidatja demokrate njoftoi se fushata e saj “do të zhvillohet në parimin e qasjes së barabartë për këdo që i bashkohet”. Warren pranoi se kjo qasje e re do të vinte me një kosto, por tha se ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”. Muajin e kaluar, Bernie Sanders mblodhi një rekord prej 6 milionë dollarësh nga donatorët e vegjël brenda 24 orëve të para të njoftimit të tij. Kjo duket se e bindi Warren se donacionet e vogla nga qytetarë të shumtë janë më efektive se sa takimet me biznesmenët e pasur. Që nga fillimi i fushatës, ajo u ka dërguar mbështetësve të saj emaile të shumta duke u kërkuar të dhurojnë shuma të ulëta për mbledhjen e fondeve për fushatën e saj.

Ish-profesoresha e drejtësisë në Harvard nuk është takuar me asnjë donator të madh siç kanë bërë deri më tani kandidatët e tjerë demokratë. “Kjo do të thotë që donatorët e pasur nuk do të jenë në gjendje të blejnë më pushtet përmes meje”, tha ajo. Warren argumentoi se forma tradicionale e mbledhjes së fondeve, e cila varet nga disa donatorë të pasur, krijon një sistem për “blerjen e politikanëve” nga një grusht njerëzish dhe përjashton gratë dhe komunitetet me ngjyrë. Warren pohoi se disa demokratë janë “të frikësuar se mos humbasin ndaj Donald Trump sa që nuk duan të rrezikojnë t’i ndryshojnë gjërat sepse sfidimi i status quo-së për mënyrën sesi mblidhen fondet, mund të dëmtojë shanset e tyre për të fituar”. Warren e ka përqendruar gjithnjë e më shumë fushatën e saj në një platformë të gjerë anti-korrupsioni, duke u zotuar të shkëpusë lidhjet mes parave dhe politikës.

Në fillim të këtij muaji Warren nuk e pranoi paratë e kompanive të naftës dhe donacionet e drejtuesve të mëdhenj farmaceutikë. “Unë nuk do të marr asnjë kontribut nga kompani të mëdha të teknologjisë, banka të mëdha, apo firma me kapital privat”, thotë ajo. “Kjo është arsyeja pse unë gjithashtu po i bëj thirrje çdo kandidati në këtë garë që të zbulojë çdo donator. Votuesit kanë të drejtë të dinë se kush po blen pushtet dhe njohje; dhe sa kushton.” Dhurimet vullnetare nga qytetarët duken se kanë deri më tani qenë mëse të mjaftueshme për kandidaten, pasi deri më tani ajo ka arritur të mbledhë 81.2 milionë dollarë dhe ka harxhuar pak më shumë se gjysmën e tyre.

“Nëse zgjidhem presidente, do të zbatoj një plan gjithëpërfshirës për të eliminuar përgjithmonë donatorët e mëdhenj nga politika dhe t’ua kthej atë njerëzve”, shprehet Warren. Megjithatë, një sërë mediash e kanë akuzuar kandidaten se ka marrë miliona dollarë nga donatorët e pasur vitin e kaluar, duke u përgatitur për fushatën aktuale, por këto akuza nuk janë vërtetuar. Tani ajo është e treta në primaret amerikane duke udhëhequr në një sërë shtetesh përballë Bernie Sanders, apo Joe Biden.

Warren lindi në Oklahoma City dhe jeton mes Kembrixhit dhe Uashingtonit. Ajo është bërë e njohur në partinë Demokratike për listën e saj të gjatë të planeve, përfshirë edhe vendosjen e një takse për miliarderët, faljen e kredisë studentore për shumicën e huamarrësve dhe kufizimin e kompanive të mëdha të teknologjisë. Ajo është fotografuar gjithnjë krah votuesve që presin për një selfie me yllin në ngritje të demokratëve.
“Ajo ka plane të mëdha, por me çfarë parash do t’i realizojë”, pyet gazeta e njohur “Nju Jork Times”.

Zonja Warren ka parashtruar burime të shumta të të ardhurave për planet e saj, por propozimi i saj kryesor është krijimi i një takse që do të zbatohej për super të pasurit. Ajo do të vendosë një taksë vjetore prej 2 përqind në vlerën neto për një familje që zotëron nga 50 milionë deri në 1 miliard dollarë të ardhura dhe një taksë 6 përqind për familjet që zotërojnë mbi 1 miliard dollarë pasuri. Zonja Warren thotë se të ardhurat nga kjo taksë do të arrijnë në 3.5 bilionë dollarë brenda një dekade dhe do të mbulonin kostot e planeve të saj për kujdesin universal të fëmijëve, arsimin falas dhe anulimin e borxhit të studentëve. “Kur qeveria punon vetëm për të pasurit, nuk kemi të bëjmë me qeverisje, por me korrupsion”, tha Warren gjatë një fjalimi në Uashington.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elizabeth warren oligarket ne politike elizabeth warren oligarket ne politike


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!