LIVE UPDATES
Bota

Identifikohen dy sulmuesit e aktivistëve në UP, janë anëtarë të PD-së në Shqipëri

13 Shkurt 2020, 12:57 Nga DOSJA
Identifikohen dy sulmuesit e aktivistëve në UP, janë

KOSOVË- Dy anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shqipëri: Oleg Hanku dhe Valter Meshi, janë përfshirë në sulmin fizik që ndodhi pasditen e së mërkurës në Universitetin e Prishtinës. Hanku dhe Meshi, dy anëtarë të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, së bashku me persona të tjerë sulmuan dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë. Një video të cilën e ka publikuar Insajderi, shfaq grupin e personave që dyshohet se vijnë nga Shqipëria, duke sulmuar aktivistët e shoqërisë civile dhe lëvizjeve studentore të Kosovës në ambientet e Fakultetit Filozofik të UP-së. Aktivistët e lëvizjeve studentore kosovare po planifikonin të mbanin një diskutim mbi gjendjen e tmerrshme të sindikatave të punëtorëve në Shqipëri, në veçanti të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Minierës së Bulqizës – të cilët ankohen se janë të shtypur nga oligarku Saimir Mane.

Të ftuar në këtë diskutim ishin Arlind Qorri, udhëheqës i Organizatës Politike në Tiranë dhe një sindikalist nga Bulqiza. Pikërisht prania e Arlind Qorrit, udhëheqësit të një organizate politike me bindje të majta, dyshohet të ketë qenë arsyeja e revoltimit të anëtarëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Insajderi ka biseduar me Oleg Hankun, njërin prej personave të përfshirë në sulmin fizik. Ai ka thënë se arsyeja e ballafaqimit fizik ndërmjet dy grupeve në UP ka qenë pjesëmarrja e Arlind Qorrit në këtë diskutim. “Unë jam student në Prizren dhe sot ndodhesha në Kosovë për çështje të mia të shkollës. Të them të drejtën duke patur parasysh agresionin e ushtruar nga neokomunistet e Organizatës Politike në Tiranë, para dy javësh dhe në vijim të kërcënimeve të tyre dhe duke qenë se ata po tentojnë të rikthejnë komunizmin ne Shqipëri, kisha dëshire sot të ballafaqohesha me drejtuesit e OP në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Hanku.

Ai ka thënë se “pasi u njoha përmes rrjeteve sociale për një aktivitet që ata organizonin sot në Prishtinë, shkova drejt Universitetit për tu takuar dhe ballafaquar me ta nga afër dhe për t’i pyetur se përse po fusin dhe bëjnë politikë nëpër fakultete si në Tiranë dhe Prishtinë dhe u agresova sërish.” Hanku ka mohuar të ketë lidhje me biznesmenin multi-milioner shqiptar, Saimir Mane. Ka thënë se edhe ai mbështet sindikatat e punëtorëve të Minierës së Bulqizës. Oleg Hanku, në shtatorin e vitit 2018 ishte arrestuar nga Policia e Shqipërisë pas një padie të ngritur ndaj tij nga Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës. Hanku, në një aksion simbolik, e kishte gjuajtur me vezë Veliajn. Ndërkaq, Durim Jasharaj, aktivisti i shoqërisë civile, i cili ishte njëri nga viktimat e këtij sulmi, ka thënë se sulmuesit dyshohen të jenë njerëz të kontrolluar nga Saimir Mane, oligarku nga Shqipëria.

Në një bisedë me Insajderin të mërkurën në mbrëmje, Jasharaj është shprehur se grupi i sulmuesve përbehej nga rreth dhjetë persona. Ai ka thënë se para se të kryenin sulmin, ky grup ka vendosur posterë kundër mbajtjes së një prezantimi lidhur me sindikalizmin në Shqipëri, të organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile e të lëvizjeve studentore. “Ne e kemi organizuar një takim për sindikalizmin në Shqipëri. Diku kanë qenë rreth dhjetë persona, të panjohur. Këta kanë ardhur dhe kanë vendosur postera me shenjën ‘X’, kundrejt mysafirëve që i kemi pasur ne. Kanë filluar të na kërcënojnë, të na shajnë dhe dikur më vonë na kanë sulmuar edhe fizikisht”, ka rrëfyer Durim Jasharaj për Insajderin.

(Marrë nga Insajderi.com)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arlind qorri oleg hanku organizata politike sherri me studentet e kosoves valter meshi arlind qorri oleg hanku organizata politike sherri me studentet e kosoves valter meshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet