LIVE UPDATES
Bota

E ardhmja e paqartë e drejtimit të CDU-së gjermane

13 Shkurt 2020, 10:00 Nga DOSJA
E ardhmja e paqartë e drejtimit të CDU-së gjermane

GJERMANI– Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila u bë udhëheqëse e Kristian-Demokratëve (CDU) një vit më parë, njoftoi të hënën se po tërhiqet nga posti. Vendimi i saj erdhi pas kritikave në rritje për mënyrën e trajtimit prej saj të një grindjeje lidhur me bashkëpunimin e ligjvënësve të CDU-së në shtetin lindor Thuringia me anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pas zgjedhjeve shtetërore me një rezultat të ngushtë.

“Kam kohë që po e mendoja këtë vendim”, tha zonja Kramp-Karrenbauer në një konferencë shtypi në Berlin. Mandati i saj i shkurtër si drejtuese e partisë u shoqërua nga një seri gafash dhe ndarjesh toksike në lidhje me drejtimin e ardhshëm të partisë, të cilat ulën autoritetin e saj. Ajo planifikon të mbetet ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, por thotë se nuk do të kërkojë nominimin e CDU-së si kandidate e partisë për kancelare në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që do të zhvillohen në vjeshtën e vitit 2021.

Largimi i pasardhëses së saj të zgjedhur nga vetë Merkeli për drejtimin e partisë, ka prishur planet e pensionit të Merkelit dhe ka shkaktuar spekulime se mund të krijohen rrethanat për zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit 2021. Merkel e vendosi me kujdes Kramp-Karrenbauer si drejtuese të CDU-së për të realizuar një tranzicion të rregullt , thonë analistët. Largimi i saj shtron tani pyetjen se kush do ta pasojë Merkelin dhe si mund të pajtohen fraksionet e ndryshme të CDU-së.

Partia ka debatuar nëse do të vazhdojë me strategjinë centriste të Merkelit apo të kthehet në rrënjët e saj konservatore më tradicionale.

Analistët thonë se kryesuesit janë Friedrich Merz, një konservator fiskal dhe kritik i Merkelit, Jens Spahn, ministri aktual i Shëndetësisë në Gjermani, dhe Armin Laschet, kryeministri i shtetit të North Rhine-Westphalia. Të gjithë ata humbën para Kramp-Karrenbauerit në garën për drejtimin e partisë në vitin 2018 falë miratimit të Merkel për gruan që ajo shpresonte se do ta pasonte atë si Kancelare të vendit.

Merz dëshiron ta çojë CDU-në në një drejtim më të djathtë. Dy rivalët e tij janë pranë vizionit të Merkelit dhe favorizojnë centrizmin. Ata besojnë se CDU-ja duhet të përgatitet për një partneritet të mundshëm koalicioni me partinë e të Gjelbërve në rritje pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.

Emily Mansfield me Economist Intelligence Unit, thotë se të gjithë pretendentët për të pasur Merkelin përballen me sfidën e shuarjes të ndasive mes politikanëve të nivelit shtetëror dhe federal të CDU-së dhe problemit “si të balancojë konkurrencën e ashpër nga AfD-ja me faktin se partneri tjetër i koalicionit të CDU-së ka shumë të ngjarë të jetë me të Gjelbërit”.

Kriza e pasueses së Merkelit vjen në një kohë të vështirë për Gjermaninë. Frika e recesionit po rritet. Prodhimi industrial gjerman ka rënë në pesë nga shtatë muajt e fundit. Parashikimet janë që ekonomia e vendit të rritet vetëm 0.4 përqind këtë vit dhe 0.9 përqind në vitin 2021, por ekonomistët paralajmërojnë se Gjermania mund të rrëshqasë lehtësisht në territorin e rritjes negative.

“Jam pesimist për parashikimin ekonomik pasi Gjermania mund të përjetojë një stuhi të vërtetë”, i tha CNN-it Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike. Ndër rreziqet që ai nxjerr në pah janë një ngadalësim i tregtisë globale, ndikimi i koronavirusit, tensionet gjeopolitike, veçanërisht mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe ngërçi i mundshëm ekonomik nga Brexit.

“CDU do të jetë e preokupuar përsëri me diskutimin e lidershipit dhe një diskutim më strategjik se si të përballet me AfD-në,” thotë Carsten Brzeski, ekonomist për firmën ING.

Brzeski thotë se “tranzicioni i rregullt i politikës gjermane në epokën e pas Merkelit duket se po dështon. Vendi do të vazhdojë të përballet me një peizazh politik më të fragmentuar, ku partitë duhet të rimendojnë vijat e kuqe të së kaluarës dhe partnerët e mundshëm të koalicionit”.

Ai thotë se koha është e papërshtatshme për Evropën në tërësi. “Për Eurozonën, mund të shohim një politikë gjermane me më shumë vëmendje nga brenda vendit se sa më parë dhe, rrjedhimisht, më pak përparim në ndonjë integrim më të madh në Eurozonë.” Bankat qendrore dhe politikëbërësit e BE-së kanë kërkuar nga qeveria gjermane të jetë më pak konservative në politikat fiskale dhe të rrisë shpenzimet e qeverisë, duke besuar se kjo do të ndihmojë në rritjen e rritjes ekonomike në Eurozonë.

Analistë të tjerë evropianë thonë se preokupimi i Berlinit me politikën e brendshme do ta detyrojë atë për të qënë e papërgatitur për një betejë të ardhshme tregtare me Uashingtonin. Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai po jep mendimet e tij për ribalancimin e marrëdhënieve tregtare më shumë se 1 trilion dollarëshe me BE-në, duke ngritur perspektivën e një lufte tregtare transatlantike.

Ai u tha guvernatorëve amerikanë: “Evropa na trajton shumë keq. Gjatë 10, 12 viteve të fundit, ka pasur një deficit të jashtëzakonshëm me Evropën. Ata kanë barriera të jashtëzakonshme … Kështu që ne do të përgjigjemi. Ata e dinë këtë”. Zyrtarët evropianë thonë se do të hakmerren, nëse Presidenti Trump bën një kërcënim për të vendosur tarifa për makinat evropiane dhe produktet e tjera. Uashingtoni dhe evropianët janë në konflikt në lidhje me subvencionet e linjës ajrore, barrierat e tregtisë bujqësore dhe planet e BE-së për të filluar taksimin e kompanive digjitale amerikane.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota annegret kramp-karrenbauer cdu donald trump gjermani kancelarja gjemane angela merkel annegret kramp-karrenbauer cdu donald trump gjermani kancelarja gjemane angela merkel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet