LIVE UPDATES
Aktualitet

“Oh…më vránë”/ Votat në ’97 sollën ékzékutimin e dy komisionerëve, kush është ‘Kaçi i Ersekës’ që u vu

5 Janar 2020, 17:46 Nga DOSJA
“Oh…më vránë”/ Votat në ’97

TIRANË– Kastriot Fejzo, i njohur ndryshe si ‘Kaçi i Ersekës’, i cili ra sot në pránga nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Dosja.al ka zbárdhur të shkuarën e érrët të Fejzos dhe vrásjén e dyfishtë për të cilën ai akúzohet.

49-vjeçari u hyri telásheve në vitin 1997, në muajin qershor të 23 viteve më parë teksa vráu dy komisionerë dhe plágosi 5 të tjerë. Për këtë krím, Fejzo ishte shpállur në kérkim ndérkombëtar dhe tre bashkëpunëtorët e tij janë dénuar në mungesë. Spartak Sageri, Roland Hasani, Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli, janë në kérkim nga policiá, pasi kanë marrë dénimin me nga 20 vjet búrg secili. Ndërsa Adriatik Sejati po vúan dénimin e tij me 18 vite búrg.

Ngjarja e frí,kshme ndodhi fill pas zhvillimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare të datës 29.06.1997, në zonën e Leskovikut. Të nesërmen, rreth orës 07: 00, në qendër të këtij qyteti, janë grumbulluar komisionerët që përfaqësonin bashkimin “Aleanca për Shtetin” ( PS) dhe ata të grupimit “Bashkimi për Demokraci”( PD), për të transportuar materialet e kësaj zone në Komisionin Zonal të qytetit të Ersekës.

Gazeta Shqiptare shkruan në atë kohë se, pasi nuk kanë rënë dakord të udhëtonin me të njëjtin mjet, komisionerët e “Bashkimit për Demokraci” kanë udhëtuar më vete, ndërsa dokumentacioni i votimit dhe komisionerët e grupimit “Aleanca për Shtetin”, të dëmtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe viktimá Ilirjan Arapi, të ármatosur, kanë udhëtuar në një automjet, shoqëruar ky dhe nga furgoni i policisë. Rreth orës 09: 30, këta të fundit kanë mbërritur në Ersekë dhe pasi kanë parkuar makinat para shkallëve të Bashkisë, të dëmtuarit Fredi Shehu, Arben Arapi, Shaban Koxhaj dhe viktima Ilirjan Arapi, të armatosur, kanë shkuar të dorëzojnë kutitë e votimit në Komisionin Zonal, në godinën e Këshillit të Rrethit që ndodhej aty pranë, te shkallët e së cilës kanë parë Shefin e Komisariatit dhe Hysni Dervishin e Roland Hasanin. Meqenëse situata ka qenë tepër e rënduar dhe kandidati për deputet i së majtës i ka këshilluar për t’u larguar menjëherë, Komisionerët e Leskovikut kanë dalë dhe janë kthyer te mjeti i tyre për t’u larguar. Ndërkohë, në sheshin e Bashkisë ishin parkuar midis të tjerave dhe tre automjete, një autoveture “Opel” e drejtuar nga Spartak Sageri, ku ndodheshin dhe persona të tjerë të armatosur, makina “Toyota” e drejtuar nga Kastriot Fejzo, si dhe një furgon i bardhë me targa TR, i Shkëlzen e Sulejman Sulejmanit.

Në momentin që komisionerët e Leskovikut kanë zënë vendet në furgonin e tyre për t’u nisur, u është bllokuar rruga nga mjeti “Toyota”, i drejtuar nga Kastriot Fejzo, në të cilën ndodheshin dhe dy persona të paidentifikuar. Pasi ka dëgjuar Kastriotin të urdhëronte shoqëruesit “Hidhu një difensive”, i dëmtuari Fredi ka reaguar duke rimbushur armën që kishte mes gjunjëve, tërhequr siguresën dhe drejtuar atë personave të ndodhur në mjetin “Toyota”. Kjo ka mjaftuar për t’i trembur dhe mjeti “Toyota” ka lëvizur prej aty. Meqenëse automjeti me të cilin udhëtonin komisionerët e Leskovikut ka qenë në pamundësi lëvizjeje prej aty, për shkak të bllokimit nga automjetet e tjera, të dëmtuarit dhe viktima kanë zbritur, duke e lënë me shoferin të takohen te Spitali Civil dhe kanë lëvizur në këmbë për t’u larguar. Në momentin që ishin duke ecur në afërsi të Bashkisë, atyre i janë afruar tre persona me gishtat e dorës përpjetë, pa armë në dorë, por me xhepa të fryrë, dy prej të cilëve ishin vëllezërit Sulejmani, ndërsa i treti i pa identifikuar.

PËRPLASJA

Pasi këta të fundit kanë pyetur të dëmtuarin Fredi “Ti je Fredi Shehu?” dhe ky i është përgjigjur “Une jam, por mos bëni asnjë lëvizje, asnjë tentative se armën e kam të mbushur dhe po më ngacmuat apo vepruat do ju qëlloj”, ndërkohë ata janë larguar. Pas kësaj Komisionerët e Leskovikut kanë vazhduar lëvizjen, për t’u larguar kur kanë dëgjuar klithmën e viktimës Ilirjan “Oh … më vranë”. Të dëmtuarit kanë kthyer kokën dhe kanë parë viktimën të rrëzohej në afërsi të shkallëve hyrëse të Bashkisë. Në këtë moment është plagosur me armë zjarri dhe Fredi Shehu dhe duke parë intensifikimin e të shtënave me armë, të dëmtuarit janë futur për t’u mbrojtur në Bashki, duke mundësuar dhe tërheqjen e viktimës Ilirjan, që në atë moment ka qenë gjallë, i plagosur në këmbë. Pasi e kanë lënë Ilirjanin në katin e parë, pranë derës së Bashkisë, të dëmtuarit janë ngjitur në katin e dytë, ku kanë filluar të kundërveprojnë me armë, pra midis palëve ka pasur shkëmbime zjarri. Nga jashtë qëllohej në tre drejtime: cepi i lulishtes, hotel “Borova” dhe cepi i Muzeut. Në këtë moment të dëmtuarit Taqo Skupra, Kastriot Zejnollari dhe viktima Nako Skupra, të ndodhur rastësisht aty, kanë shkuar dhe hipur te automjeti i viktimës Nako Skupra, i parkuar para Bashkisë, me pjesën e parme nga ajo dhe pjesën e prapme nga hotel “Borova”. Në përpjekje për të lëvizur makinën, si rezultat i kryqëzimit të breshërive të plumbave ka mbetur i vdekur viktima Nako Skupra, ndërsa dy të tjerët kanë dalë prej saj dhe me zvarritje janë larguar në drejtim të hotel “Borovës” duke shpëtuar.

SHPËRTHIMET

Pasi ka vazhduar kjo gjendje për disa orë, Hysni Dervishi u ka bërë thirrje të dëmtuarve të dorëzoheshin dhe kur në dritaren e katit të dytë ka dalë i dëmtuari Arben, i maskuar për t’u përgjigjur, ndaj tij është qëlluar me breshëri. Ndërkohë te dera e Bashkisë janë hedhur 5 granata të të njëjtit tip, njëra prej të cilave ka mbetur e páplasur. Nga plasja e granatave ka mbetur i vdekur dhe Ilirjan Arapi. Gjendja është qetësuar më 11: 30 me ndërmjetësinë e shefit të rendit, kandidatit për deputet të së majtës, të afërmve të viktimës. Pavarësisht se në ngjarje kanë marrë pjesë disa persona, në lidhje me sa u tha më sipër janë akuzuar të pandehurit Hysni Dervishi, Spartak Sageri, Adriatik Sejati, Roland Hasani dhe Kastriot Fejzo dy herë për veprën penale të “Vrásjes me paramendim” dhe pesë herë për “Vrásje të kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë.

Ka rezultuar se 10 ditë para ngjarjes, në qytetin e Leskovikut kishte ndodhur një incident bánal. S. Pasho, në gjendje të dehur dhe i ármatosur me pistoletë ka kërcënuar dhe më pas ka bërë që të hiqeshin zvarrë, dy drejtues të PD- së Leskovik, gjest ky i interpretuar si i organizuar nga dëshmitari Alfred Shehu. Të indinjuar nga ky veprim poshtërues publik ndaj kunatit të tyre, të cilit i kanë dhënë dhe ngjyrim politik, Shkëlzen dhe Sulejman Sulejmani kanë provokuar një incident me shkrehje armësh në qendër të Ersekës. Ndërkohë, për të zgjidhur këtë problem, në qytetin e Leskovikut ka shkuar ishShefi i Komisariatit të Policisë Ersekë, i shoqëruar nga Hysni Dervishi dhe Roland Hasani. Këta kanë replikuar áshpër dhe me Fredi Shehun, për problemin e një pasaporte për jashtë shtetit, të djalit të këtij të fundit. Ngjárjet e mësipërme, si dhe humbja e forcës politike, militantë të së cilës ishin të pandehurit dhe mënyra provokuese e árdhjes së deputetëve të Leskovikut, si “triumfues” e të ármatosur në qytetin e Ersekës, ka çuar në konfliktin e ármatosur të datës 30.06.1997.

Kastriot Fejzo u arratis në shtetin grek në vitin 2008, duke lënë në qytetin e Ersekës bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, më të voglin katër vjeç, të cilin nuk e ka parë asnjëherë pas largimit nga vendi.  Ai u arrestuan në Greqi në vitin 2012, por sërish arriti t’i shpëtonte burgut. Në atë kohë familjarët e Fejzos deklaronin se ai ishte i pafajshëm. Në një prononcim për Report TV, familjarët e të arrestuarit deklaronin se në kohën që ka ndodhur krimi, Fejzo nuk ndodhej në Shqipëri.

Kastriot Fejzo, 49 vjeç ra sot në prangat e “Shqiponjave”. Në momentin e ndalimit, ai ka tentuar që të shpëtojë duke u prezantuar me emrin e kushëririt, por pas verifikimeve është futur në furgonin e policisë. Gjithashtu mësohet se Fejzon iu gjetën me vete 20 mijë dollar amerikanë dhe 2 milionë lekë të vjetra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kastriot fejzo kastriot fejzo vrasja e dy komisionereve ne 1997 arrestohet kastriot fejzo kastriot fejzo vrasja e dy komisionereve ne 1997

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Janar 2020, 16:58

Nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

LLOGARA– Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e fúrishme...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje