LIVE UPDATES
Bota

“Ogur jo i mirë për çeljen e negociatave”, Fondacioni “Konrad Adenauer” dënon shembjen e Teatrit: Agjendë autokrati

21 Maj 2020, 08:03 Nga DOSJA
“Ogur jo i mirë për çeljen e negociatave”,

GJERMANI-Fondacioni gjerman Konrad-Adenauer (KAS), në raportin e fundit për Shqipërinë, botuar të martën, më 19 maj 2020, në faqen zyrtare ne internet, e akuzon qeverinë shqiptare për shfrytëzim të situatës së pandemisë. Në raportin 11 faqesh, me titull „Masa autokratike në kohën e Coronës”, jepen tre shembuj për të ilustruar këtë tezë. Shembja e Teatrit, luftimi kundër medias kritike,si për shembull vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e TV ORA, si edhe diskutimi për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas fondacionit, këto masa të qeverisë shqiptare në kohë pandemie, janë zgjedhur enkas të bëhen në një moment të tillë, kur deri në 23 qershor në vend ekziston ende gjendja e jashtëzakonshme, çka kufizon edhe lirinë e tubimit.

Shkelje juridike

Në raport përshkruhet me hollësi historiku i konfliktit tashmë dyvjeçar për teatrin për të arritur në konkluzionin se shembja e Teatrit, kishte një sërë shkeljesh juridike dhe procedurale. Vendimi i Këshillit Bashkiak, sipas KAS-it, nuk ishte i ankoruar me ligj. Si argumente KAS përmend faktin, që ndryshe nga trualli, ndërtesa nuk ishte pronë e Bashkisë. Edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i cili duhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar. Nga ana tjetër, KAS kritikon edhe faktin, se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u bë e njohur më parë, siç e parashikon ligji. Për fondacionin, shembja e teatrit është një ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.

Ngjashmëri me Vuçiçin

Shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar është raportuar edhe në median e hapësirës gjermane. Kryesisht media është mjaftuar me kronika informuese. Karakter komentues kanë titujt e tyre, si për shembull: “Një krim moral” (FAZ) ose “Lirohet vendi për një qendër tregtare” (SZ). Korrespondentja për Ballkanin Perëndimor e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Wölfl, në artikullin e saj me titull “Teatri kombëtar i Tiranës prishet në një aksion nate dhe mjegulle”, bën një paralelizëm mes stilit autokratik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa vite më parë në një aksion të ngjashëm shkatërroi brenda natës gjithashtu disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd.

Wadephul i zhgënjyer

Politikanët që merren me Ballkanin Perëndimor kanë preferuar të heshtin. Vetëm Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Demokrat e Kristian-social, simotrës së Partisë Demokratike në familjen e Partive Popullore Evropiane është shprehur i zhgënjyer në Twitter. “Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin ‘po’-në për fillimin e negociatave“, ka thënëWadephul.

Keqardhje per mungesën e dialogut

Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DW, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi: “Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve“.

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut: “Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje“, shkruan ndër të tjera ambasadori gjerman.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fondacioni konrad adenauer shembja e teatrit kombëtar fondacioni konrad adenauer shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën