6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHQIPËRI- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar “pusullën” 3 të dënuarve për drogë dhe vjedhje. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Artur Guri, Elton Andreica (Muça) dhe Dylber Adema. Këta të fundit duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.
Njoftimi i Policisë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. G., banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;
E. A. (M.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
D. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për lokalet që zhvillojnë dasma në kohë pandemie dhe ka ndëshkuar disa prej tyre. Në një njoftim për ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kakavijë. Në një postim në mediat sociale, Lleshaj shprehet se bërja e ...
TIRANË-Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka renditur 8 shanset e humbura të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbrojtur njerëzimin nga koronavirusi...
TIRANË- Komisioneri për Mbrojtjen dhe Diskriminimin, Robert Gajda, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kakavijë. Ai shprehet se po e ndjek me shqetësim s...
KORÇË- Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Në këtë pikë doganore qytetarët janë duke pritur me orë të tëra në radhë për të kalu...
POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Berberin. Ky i fundit njihet ndryshe si “Liri i Rrushkës” dhe është organizat...
KAKAVIJË- Situata e krijuar në Kakavijë, ka sjellë revoltën dhe tek emigrantët që janë në Greqi. Një qytetarët gjatë një interviste në Report TV, u shpreh ...
TIRANË– Dalin pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, aty ku po kurohen dhjetëra të infektuar me COVID-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Man...
KAKAVIJË- Emigrantët që kanë 3 ditë që presin në radhë për të kaluar në Greqi kanë nisur revoltën. Sipas informacioneve mësohet se ata kanë nisur të blloko...
GJIROKASTËER- Dy të moshuar, të cilët ishin duke pritur në radhë në pikën doganore të Kakavijës janë nisur me urgjencë drejt spitalit.Mësohet se të moshuar...