Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
OFL kërkon nga ‘të fortët’ e Vlorës deklarimin e pasurisë. Kush janë tre të shënjestruarit? (EMRAT)
13 Nëntor 2020, 11:52Nga DOSJA
TIRANË– Të dënuarit që morën formularin ditën e sotme nga OFL janë: Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerbi, Saimir Bubeqi.
Jurgen Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hekuran Gerbi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Saimir Bubeqi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Shtetasit do duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i OFL
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: J. V.(M.), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; H. G., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; S. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një tjetër mësuese me Covid. Në mesazhin e saj të ngushëllimit ministrja shkruan ...
TIRANË– Gjatë takimit që u zhvillu mes drejtorit të OBSH-së për Europën Hans Kluge, ministres Manastirliu dhe mjekëve të spitalit Infektiv ndodhi një situa...
TIRANË- Ka nisur faza e intervistimit me gojë të një pjese të kandidatëve që duan të jenë një nga 60 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndrys...
SHKODËR- Policia Kufitare ka prangosur dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi janë kapur me 1.5 kg kanabos. Efektivët e Policisë kanë qënë du...
TIRANË– Covid është futur mes efektivëve të policisë. Sipas burimeve të ‘Reporttv’ deri më tani kanë ndërruar jetë 10 policë të cilët ishin prekur nga viru...
Aktualitet13 Nëntor 2020, 10:19
GJIROKASTER- Familjarët e Klea Muxhaj, 20-vjeçarja që humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës, hedhin akuza të rënda në drejtim të stafit mjekësor. Ku...
TIRANË– Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Klajdi Dokolin, i cili shërbeu si informator i fisit Çapja në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Be...
TIRANË– Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur për në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar pasi prej disa ditësh është prekur ng...
DURRËS– Në spitalin e Durrësit 15 pacientë janë të prekur nga COVID dhe po marrin mjekimin e duhur.Nëse përkeqësohet gjendja e tyre shëndetësore ata do të ...