Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalës së tij në Kuvend, gjatë seancës së sotme plenare. Me anë të një shënimi në rrjetet e tij sociale, Meta kërkon që të shtohet numri i testimeve, edhe pse Rama pretendon se shtimi nuk ndikon në uljen e numrave të të infektuarve. Kreu i shtetit kërkon nga qeverisë që të veprojë sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera dhe të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
“Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më,”-shkruan Meta.
POSTIMI I PLOTË:
Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve. Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19. Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.
Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:
1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.
Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment. Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen. Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë. Shkenca ka folur. Koha për të vepruar nuk pret më.
Që prej fillimit të pandeminë dhe shënimit të rasteve të para në Shqipëri të koronavirusit, opozita dhe maxhoranca kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me mënyrën sesi janë ndjekur rastet. PD publikoi një plan me 5 pika për menaxhimin e situatës, duke kërkuar “testim, testim, testim”, ndërsa qeveria pretendon se testimet në masë nuk kanë efikasitet.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Seanca e sotme në Kuvend ku u votua buxheti u parapri nga kalimi në “tapetin e kuq” të deputetëve. Kjo seancë ndryshe nga të tjerat, mund të fiksohet pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka bërë testime në mënyrë masive, pasi kështu është sugjeruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve....
TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka paguar një pjesë të parave për të prenotuar vaksinën anti-COVID, dhe për ta patur atë në të njëj...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me tolerancën. Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se Shqip...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, i cili tashmë është zyrtarisht nën akuzë për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë, i ...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama akuzoi sërish opozitën se nuk ka patur një rol konstruktiv në përballjen me COVID-19. Rama tha se akuzat e opozitës për spital...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi qytetarëve të mos futen në panik për të bërë tamponin nëse kanë shenja të lehta. Kryeministri shtoi se e njëjta situatë ...
TIRANE- Kryeministri mburri ministrat e infektuar të kabinetit të tij, se e kanë përballuar COVID-19 në Shqipëri dhe në shtëpi. Gjatë fjalës në Kuvend, Rama tha...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama vazhdon të ketë problem deklaratat e mjekut Arjan Mezini, drejtues i Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ram...
TIRANE– Një pjesë të rëndësishme në fjalën e kryeministrit Edi Rama sot, zuri ajo që sipsa tij, janë toksinat që lëshohen në media dhe i bëjnë dëm qytetarit. Ra...