LIVE UPDATES
Ekonomi

“Nuk mund të kesh një rritje të qëndrueshme ekonomike pa qasje në energji të pastër”/ Kompania amerikane Excelerate E

20 Korrik 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Nuk mund të kesh një rritje të qëndrueshme ekonomike

Një kompani amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për të studiuar mundësinë e një gazjellësi në vend. Excelerate Energy me bazë në Teksas do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për të eksploruar këtë mundësi. Presidenti dhe shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane, Steven Kobos i tha Zërit të Amerikës tha se ky është në vazhdën e studimit të fizibilitetit për terminalin lundrues dhe termocentralin e Vlorës. Ai i tha koleges Keida Kostreci se objektivi është hyrja në treg dhe integrimi i Gazit Natyror të Lëngshëm si burim energjie në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti Kobos, Excelerate nënshkroi një memorandum tjetër mirëkuptimi me Shqipërinë, me kompanitë Snam dhe Albgaz, kësaj here për të studiuar mundësinë e një gazjellësi në Shqipëri që do të fillonte nga Vlora dhe do të ndihmonte me burimet e energjisë në vend. Çfarë planifikon Excelerate të arrijë me këtë projekt?

Steven Kobos: Jemi të entusiazmuar për memorandumin që nënshkruam javën e kaluar, me kompaninë Snam, një partner i rëndësishëm evropian me qendër në Itali si edhe me Albgaz. Kjo në fakt është vazhdim i punës ekzistuese të fizibilitetit që po bën Excelerate në bashkëpunim me kompaninë Exxon Mobil lidhur me mundësinë e një terminali për importin e Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL) në Vlorë. Ne do të krijojmë një komision me Snam dhe Albgaz dhe do të shikojmë se çfarë mundësish të mëtejshme mund të krijohen për zhvillimin e infrastrukturës për gazin në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Fakti që ju thoni se kjo është një shtesë në studimin e fizibilitetit që filluat para disa muajsh, të lë të kuptosh që tani keni një ide më të qartë për atë studim. Mund të na thoni më në detaje se si plotësojnë këto projekte njëri-tjetrin?

Steven Kobos: Ne kemi pasur një ekip inxhinierësh dhe një ekip tregëtar në Shqipëri, inxhinierët tanë në SHBA me partnerin tonë ekzistues Exxon Mobil po punojnë për studimin e terminalit. Synimi është që studimi i fizibilitetit të përfundojë brenda tremujorit të tretë të këtij viti. Ajo përpjekje që është e përqendruar tek termocentrali i Vorës dhe zgjerimi i tij vazhdon, por njëkohësishte ne po fillojmë të shikojmë se cilat janë aspektet e tjera përmes së cilave mund ta përmirësojm atë projekt përmes investimeve të mëtejshme në infrastrukturë. Ky është një proces normal kur shqyrton mundësinë e hapjes së një tregu për GNL, që të studiosh se si ta integrosh sa më mirë në gjithë tregun dhe në rajon më gjerë.

Zëri i Amerikës: Dhe ç’vend do të zinte ky projekt në kontekstin e projekteve të tjera energjitike në vend, përfshirë TAP-in?

Steven Kobos: Snam ka 20 përqind aksione në TAP së bashku me entitete të tjera. Ne do t’i shohim të gjitha alternativat. Po shohim mundësinë e magazinimit nëntokësor, pika të ndryshme ndërlidhjeje. Pra po shohim se si mund ta zgjeronim përdorimin e terminalit të importit me idenë për ta shfrytëzuar maksimalisht infrastrukturën që duam të sjellim në vend.

Zëri i Amerikës: Pra, do të bëhej fjalë për një furnizues plotësues energjie për Shqipërinë? Si do të funksiononte?

Steven Kobos: Po. Kështu evoluon shumica e tregjeve tona nëpër botë. Së pari gjendet një projekt bazë, përcaktohet fizibiliteti, që të justifikojë investimin në infrastrukturë për vetë terminalin e importit të GNL-së. Më pas studiohet se si mund ta integrosh atë brenda vendit, si mund të siguroni përfitime më të mira dhe të shtosh elementë të tjerë, të cilët veç e veç mund të të mos jenë të justifikueshme, por së bashku e bëjnë projektin më të rëndësishëm për sinqerisht për Shqipërinë si pikë grumbullimi e GNL-së dhe si kondumatore e këtij gazi. Prandaj mendoj se është i rëndësishëm për rolin që Shqipëria mund të luajë në rajon.

Zëri i Amerikës: Çfarë forme do të kishte ky rol i Shqipërisë në rajon si ndërlidhëse energjie përmes këtyre projekteve nëse ato realizohen?

Steven Kobos: Përmirësimi i ndërlidhjes padyshim është një përfitim, por ne duhet të ulemi me partnerët tanë të Snam dhe Albgaz sepse të gjithë kemi përvojë për ndërtimin e infrastrukturës dhe gazsjellësve dhe të shohim çdo mundësi sepse duam të gjejmë tregun më të gjerë të mundshëm për Gazin Natyral të Lëngshëm.

Zëri i Amerikës: Keni ndonjë shifër konkrete ndër mend përsa i takon investimit?

Steven Kobos: Ende jo, sepse nuk e kemi përfunduar studimin e fizibilitetit, por mendoj se duke pasur parasysh staturën e palëve që kanë nënshkruar dy memorandumet e bashkëpunimit, është e qartë se ka interes për investim në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Dhe çfarë pritet për sa i përket afatit kohor, kur do të përfundojë ky studim dhe kur mund të fillojë ky projekt i ri?

Steven Kobos: Synimi im është që siç thamë të përfundojmë studimin e fizibilitetit të Vlorës siç thamë brenda tremujorit të tretë të këtij viti dhe mendoj se mund të kemi një vendim përfundimtar për investimin në harkun kohor të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, bazuar në informacionin që nxjerr në pah studimi i fizibilitetit. Dhe nëse këto afate zbatohen , atëherë projekti mund të jetë gati për të filluar në vitin 2023. Kjo për memorandumin që nënshkruam në mars. Për infrastrukturën shtesë, do të doja të diskutonim më tej me Snam dhe Albgaz, para se të parashikoja një afat kohor. Por ne do të fillojmë menjëherë. Në fakt ne tashmë kemi filluar.

Zëri i Amerikës: Energjia nuk është vetëm një çështje ekonomike për rajonin dhe gjithë botën por edhe çështje gjeopolitike. Pra, kur energjia sigurohet nga projekte si i juaji për Shqipërinë dhe për rajonin, do të thotë që kjo energji nuk po merret nga aktorë të tjerë. Si e shihni rolin tuaj në këtë kontekst?

Steven Kobos: Të gjithë e dimë që siguria energjitike e çdo vendi është e një interesi parësor. Nuk mund të kesh një rritje të qëndrueshme ekonomike pa qasje në energji të pastër, të përballueshme dhe të bollshme. Është kritike. Kjo nuk është asgjë e re. Ajo që kemi parë me Excelerate është se disa klientë janë të përqendruar tek një sasi maksimale e GNL-së që mund të fusin në një treg etur për gaz. Por shumë nga klientët tanë janë të përqendruar tek siguria e furnizimit dhe që asnjë ndërprerje, qoftë për arsye teknike, gjeopolitike ose të një ndonjë natyre tjetër, të mos ketë një ndikim negativ në ekonominë e tyre. Pra, nuk është një konsideratë e re dhe ne mendojmë se është një nga aspektet e vlefshme të GNL-së. Kostoja e infrastrukturës është më e ulët, veçanërisht nëse zgjedh alternativën e termialit lundrues. E megjithatë mund të arrijë me shpejtësi një kapacitet furnizues nga zero, deri në një miliard metra kub në ditë në disa tregje. Pra, ne jemi krenarë për rolin që ne ofrojmë në sigurimin e furnizimit në shumë prej tregjeve tona. Dhe unë mendoj se ky është një aspekt i vlefshëm i asaj që Shqipëria do të merrte nga një projekt GNL, siguria e shtuar e furnizimit.

Zëri i Amerikës: Fakti që ju keni ndërmarrë këtë studim për këtë projekt të ri do të thotë diçka për klimën e investimeve në Shqipëri, përfshirë investimet amerikane. Por ende mbeten shumë shqetësime përsa i takon stabilitetit dhe sa i përshtatshëm është mjedisi veçanërisht për investimet të këtyre përmasave. Cili është mendimi juaj për këtë lloj mjedisi dhe a keni shqetësime në këtë drejtim?

Steven Kobos: Do të thoja që Shqipëria gëzon një reputacion shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara dhe padyshim nëse nuk do të mendonim se mund të kishim një klimë të favorshme investimi, nuk do të shpenzonim gjithë ato fonde për aspektin inxhinierik që po shpenzojmë aktualisht sepse nuk do të donim të hidhnim para kot. Ka shumë vende ku ne nuk ndërmarrim përpjekjet inxhinierike dhe të fizibilitetit sepse mund të kemi dyshime nëse mund të arrijmë një rezultat të favorshëm. Ne besojmë se mund të arrijmë një rezultat të favorshëm investimi në Shqipëri nëse puna jonë inxhinierike dhe vlerësimet themelore të fizibilitetit dhe ekonomisë funksionojnë. Kështu që unë kam një nivel të lartë besimi se do të arrijmë një klimë ku mund të bëhen investime të përshtatshme nëse garantohen meritat themelore të projektit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi excelerate energy gazi i lëngshëm natyror excelerate energy gazi i lëngshëm natyror

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez